Dyzet e katra,
ende pa dalë,
gjermanët ikën,
me bisht në shalë.
Edhe ballistët,
shumë keq bitisën,
tok me gjermanët,
u arratisën.
U arratisën,
gjithë ata trima,
ata që mbetën,
u funë në vrima.
Ashtu në vrima,
u humbi vula,
se s’kishin më,
byrek e pula.
Në bythë të hasmit,
Balli u ysht,
ndaj historia,
e la në bisht!
Ashtu siç qenë,
tufë me zagarë,
dhe bashkëpuntorë,
dhe tradhëtarë.
Që me Mit’hatin,
ballist’ i parë,
ishin dhe mbetën,
turp kombëtar.
Po që ta themi,
hapur këtu,
ata-të parët,
ishin me tru…
Ata të parët,
ishin me tru,
jo si i sotmi,
që është një hu.
Që është një hu,
det injorance,
jo si Abazi,
me shkollë France.
Det injorance,
dhe gjytyrim,
që hakërrohet,
si kryetrim!
Mbaje më butë,
i them budallit,
se trimërinë,
ja dimë Ballit!
Vetë historia,
i merr ca haqe,
mut u shkoi lufta,
më mut në paqe!
Krye hajvan,
i gjithë hajvanëve,
t’u mohosh luftën,
sot partizanëve.
Kreu i Ballit,
e sheh dhe vetë,
se bijtë e tyre,
janë në pushtet.
Gjak partizan,
rrjedh nëpër breza,
të bardhën tonë,
s’e nxin e zeza!
As deklaratat,
e sherr-idiotit,
qé ka marrë shpatën,
e Don Kishotit.
Sot ka pa fund,
lumë historish,
Balli është rrahur,
qysh se kulish!
Ç’i bëri Ballit,
shoku Enver,
në jetë të jetëve,
veten s’e merr.
Dot s’e mohojnë,
as nihilistët,
ku jemi ne,
ku janë ballistët!
Balli u bë,
gaz i miletit,
me Epopenë,
e xha Shefqetit.
Mbi shtatëdhjetë vite,
që është shkruar,
ende dhe sot,
nuk ka mbaruar!
1 Gusht 2016

Ti je i gjallè Poet, sa mè shumè koha ikèn aq mè shpejt Ti je kètu Arben! Ka herè Ballistèt ikèn e morrèn vrapèn, Ti Shqipèrisè i le Uratèn. I le Uratèn ja fale Shpirtin, fjalèt e mija janè si flaka e qiririt…..
✊✊✊✊ lavdi partizaneve,deshmoreve e luftes ncl..i paharruarr poeti madheshtor arben