Një qese me hashash u gjet gjatë kontrollit të befasishëm të policisë në Paraburgimin e Durrësit dy ditë më parë. Nisën hetimet për akuzën “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, ndërsa u konstatua e hedhur brenda territorit të Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, dy qese me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë 80 gramë. Mbetet i panjohur personi që i ka hedhur dhe i arrestuari që e priste këtë sasi droge në qeli, ndaj hetimet i ndjek prokuroria.
