Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, po nxit turmat në mitingjet e tij dhe ka mbledhur fonde të konsiderueshme. Ai ende nuk i ka zyrtarizuar synimet e tij, por ekspertët thonë se nëse ai kandidon sërish, ai mund të fitojë, sipas Deutsche Welle.
Në një miting të fundit në Teksas, Trump foli për Hillary Clinton-in dhe se si iu vodhën atij zgjedhjet e 2020 nga mashtrimi i votuesve.
Nëse kjo retorikë tingëllon e njohur, kjo është për shkak se mesazhi i mitingjeve të Trumpit përbëhet nga pjesë që ai ka përdorur që nga kandidimi i tij i parë për president (si urrejtja kundër Hillary Clintonit) dhe komploti i mashtrimit të votuesve, në të cilin ai është fokusuar që nga humbja e tij në 2020, sipas DW.
Fundjavën e kaluar, në manifestimin e tij në Conroe, Donald foli në mbështetje të kryengritësve që sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington më 6 janar 2021.
“Nëse kandidoj dhe nëse fitoj,” tha ai, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të 2024, “ne do t’i trajtojmë me drejtësi këta njerëz të 6 janarit. Do t’i trajtojmë me drejtësi. Dhe nëse duhen falur, do t’i falim sepse trajtohen kaq padrejtësisht”.
“Kur Trumpi thotë gjëra të tilla provokuese, ai më së shumti kërkon vëmendje”, tha për DW Michael Cornfield, profesor i asociuar i menaxhimit politik në Universitetin George Ëashington.
Afërsia me mbështetësit e tij do të jetë vendimtare nëse Trump vendos të kandidojë për president në 2024.
“Natyrisht që çdo gjë mund të ndodhë, por ashtu si janë gjërat tani, ai patjetër DWshiron të rikandidojë dhe po përgatit terrenin”, tha Brandon Conradis, redaktor i fushatës në faqen e lajmeve politike The Hill dhe ish-bashkëpunëtor i DW. “Ai nuk dëshiron që njerëzit ta harrojnë. Atij i pëlqen qendra e vëmendjes, ai është një njeri i spektaklit dhe dëshiron vëmendje mediatike.”
Në një sondazh të publikuar për herë të parë nga The Hill në fund të janarit, Trumpi mori 57% të votave në zgjedhje hipotetike me tetë kandidatë republikanë në zgjedhjet paraprake në vitin 2024, duke e vënë atë në avantazh të qetë. Në vendin e dytë me 12% është Guvernatori i Floridës Ron DeSantis.
Donald Trumpi ka krijuar gjithashtu rezerva financiare. Ai mblodhi 51 milionë dollarë vetëm në gjysmën e dytë të 2021, duke i çuar fondet totale në 122 milionë dollarë, sipas dosjeve federale. Shumë prej atyre dollarëve vijnë nga donatorë të vegjël, “amerikanë normalë”, siç thotë Conradis. “Kjo në vetvete tregon se sa shumë mbështetje ka ai ende.”
Cornfieldi thekson se Trumpi ka shpenzuar vetëm një pjesë të këtyre parave për të mbështetur kandidatët lokalë dhe shtetërorë në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm. Normalisht, shpjegon profesori i politikës, dikush që kërkon të kandidojë për president duhet të shpenzojë shumë më tepër në këtë mënyrë. Por ai mendon se Trumpi po i mban paratë për diçka tjetër.
“Ai është zhytur në padi dhe puna mund të përkeqësohet,” tha Cornfield. Dhe një mbrojtje e mirë ligjore është e shtrenjtë.
a.m/dita
