Nga Jetmir Aliçka
Botuar në DITA
30 vjet tranzicion. Tejet i vështirë. Në veçanti për edukimin. Çfarë do të mbjellësh atë do të korrësh, thonë të urtët. Në arsim, atë që mbjell, e korr, minimalisht, pas 20-30 vitesh.
E nëse të korrat nuk janë cilësore , nuk ke çfarë të bësh, vetëm t’i pranosh, pasi nuk i ndryshon dot më. Për t’i ndryshuar e përmirësuar do të duhen minimalisht 20-30 vite të tjera. Çka do të thotë, që jo pak breza, do të duhet të përjetojnë në mos disfatën, mediokritetin.
Gjatë këtyre 30 viteve, janë hartuar 6-7 reforma e plot minireforma, strategjira, të hedhura në letër, të zbatuara plotësisht apo të lëna përgjysmë, të dyshimta apo të suksesshme, me misione, finalitete, e synime, jo rrallë, larg pritmërive. Të gjitha të orientuara apo të huazuara nga perëndimi.
Ku jemi sot? Një perceptim, pse jo një opinion mbizotërues, që cilësia e arsimit, megjithë përmirësimet nuk është ajo që do të duhej të ishte. Ende renditemi shumë poshtë tek standardi Pisa. Rezultate jo për t’u përshëndetur në provimet e lirimit, ato të Maturës Shtetërore, në shkollat e larta etj.
Fiktiviteti, megjithë përmirësimet, mbetet prezent. Besimi ndaj edukimit, në rastin më të mire, nuk ka rritje. Përqindja e nxënësve dhe studentëve që duan të studiojnë jashtë, rritet. Edukimi qytetar, ndoshta në nivelet më të ulëta.
Çfarë ka ndodhur me shkollën? Po punohet me kurrikula të standardeve europiane; Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm, në veçanti këto vitet e fundit; përgatitja, formimi i mësuesve, sipas një sistemi nga më të përparuarit për profesionet e rregulluara (bachelor, master, praktike pedagogjike, provim license); Vlerësimi i nxënësve i ndërtuar mbi bazën e disa filtrave: 3 teste në vit në çdo klasë , testi shtetëror në klasën e peste, testi i Lirimit të klasës nëntë, testi i maturës shtetërore; sistemi i kualifikimit të mësuesve, bazuar deri diku në nevojat e tyre; institucione drejtuese cilësore si QSHA, ASCP në koherence me bashkëkohoren.
Atëherë, pse cilësia e arsimit nuk është ajo që pritej? Çfarë është kjo kontradiktë? Shteti, institucionet e arsimit po ofrojnë mundësi për një hop cilësor, por pse nuk është arritur kjo cilësi? Pra, Ku kemi gabuar?
Më është ngulitur në kujtesë një përgjigje e kryeministrit japonez, kur e pyetën, se ku ishte sekreti i arritjeve madhështore të vendit të tij. Ai u përgjigj: “Mësuesi. Mësuesit i dhamë rrogën e ministrit, imunitetin e diplomatit dhe autoritetin e perandorit”.
Pra, mësuesi. Çfarë do të mbjellësh , atë do të korrësh. Jemi të ndërgjegjshëm, besoj të gjithë, që në 15 vitet e para të tranzicionit, cilësia e përgatitjes se mësuesve në shkollat e larta ishte mjaft e ulët. Niveli i kandidatëve për të ndjekur degët e mësuesisë ishte për të qarë hallin.
Në këto degë, në veçanti në matematikë e fizikë, kryesisht shkonin ata kandidatë që mesataren e notes në shkollën e mesme e kishin mjaft të ulët dhe për rrjedhojë nuk kishin mundur të fitonin asnjë nga degët e tyre të preferuara. Numri i studentëve në këto degë po binte ndjeshëm.
Në biseda me këta studentë, mësohej se arsyet për këtë gjendje të mjerueshme ishin rroga e pamjaftueshme për të përballuar nevojat më elementare të jetës dhe disiplina e dobët në shkolla, që po vështirësonte punën e mësuesit.
Po ashtu, steka për të marrë vlerësimin minimal notën 5, për të kaluar klasën në këto degë ishte ulur deri aty sa nuk mbante më. E kushtëzuar kjo, edhe nga numri i pakët i studentëve; ngelja e tyre në klasë rrezikonte mbylljen e këtyre degëve. Pa përjashtuar faktin, që jo rrallë pedagogët ishin nën presion dhe të kërcënuar nga studentët, që nuk kishin frekuentuar, apo që nuk arrinin të merrnin vlerësimin më minimal për të kaluar. E njëjta gjendje ishte pak a shumë edhe në shkollat e larta që përgatisnin mësues të ciklit fillor.
Ajo që ishte edhe është më shqetësuese me këta mësues të diplomuar në ato vite, sigurisht jo të gjithë, është fakti, që ata kanë probleme edhe me përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë ndaj profesionit të mësuesit. Atyre ju mungon shpirti, fryma, grinta që duhet t’i karakterizojë në çdo qasje në përballje me nxënësin, prindin dhe shoqërinë në përgjithësi.
Përgjegjësia në këtë profesion është tejet e madhe, e pakrahasueshme me asgjë tjetër.
Por, le ti referohemi përsëri ish kryeministrit japonez. Mësuesit i kemi dhënë rrogën e ministrit. Padyshim, në kushtet e Shqipërisë, nuk ka qenë e mundur dhe nuk mundet të jetë as aktualisht e mundur kjo rrogë. Është e vërtetë, që këto vitet e fundit rrogat janë rritur dhe është premtuar se do të rriten edhe më tej, por duhet të kuptojmë, se kjo rritje nuk mjafton.
Mësuesi ka mbetur më i varfri. Ai vazhdon të rreket për të mbyllur muajin pa borxhe. Ai, shumë herë më pak se të tjerët, ka filluar të shkelë mbi emrin e tij, mbi dinjitetin e tij, mbi misionin e tij, ka filluar të tolerojë në kërkesat e tij.
Imunitet mësuesit, – thotë politikani japonez. Ne ndodhemi në një situate kur figura e mësuesit është cenuar rëndë dhe po vazhdon të cenohet. Cenohet nga nxënësit. E kam theksuar edhe në një shkrim të mëparshëm. Në shkollë në këto vite tranzicioni, por edhe aktualisht, nxënësit kanë keqkuptuar të drejtat dhe liritë në raport me detyrat dhe përgjegjësitë.
Këto kohë po ekzagjerojmë “arrogancën” e mësuesit kur ai kërkon disiplinë dhe rregull, edhe kur vlerëson objektivisht dhe rigorozisht, edhe kur kërkon nga nxënësi realizimin e detyrës kryesore të tij, nxënien në klasë dhe në shtëpi. Fatkeqësisht çdo ndërhyrje e mësuesit po konsiderohet cënim i të drejtave dhe lirive të nxënësve, po konsiderohet bullizëm, ndërsa e anasjellta, jo! Mësuesi, fatkeqësisht, nuk po e ka imunitetin e diplomatit. Këtë imunitet po e gëzon nxënësi.
Cenohet imuniteti i mësuesit nga qëndrimet e prindërve. Ndjeshmëria, përkëdhelitë e tepruara të prindërve, në këto vite, ndaj fëmijëve të tyre, po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet mësues nxënës. Po ndodh, që shkaqet apo gabimet për marrëdhëniet jo rrallë të tensionuara midis mësuesit dhe nxënësit, prindërit t’ja adresojnë kryesisht mësuesit, duke mos e konsideruar mësuesin si një partner të fuqishëm në mirë-rritjen dhe mire edukimin e fëmijës së tij, por si palë kundërshtare.
Cënohet gjithashtu mësuesi, nga arroganca e drejtuesve të shkollave, që nuk e kuptojnë ende, që një nga synimet kryesore të punës së tij është lehtësimi i punës së mësuesit.
Autoriteti i mësuesit, – thotë sërish kryeministri japonez. Autoriteti fitohet nga vetë mësuesi, po ashtu autoriteti motivohet fort edhe nga shoqëria dhe mjedisi që e rrethon. Ai fitohet, nëpërmjet ushtrimit të profesionit me nivel të lartë akademik e profesional të vetë mësuesit.
Aktualisht në shkollat tona ushtrojnë profesionin e mësuesisë 3 kategori mësuesish: mësues të diplomuar para viteve ’90 në Universitetin Shtetëror të Tiranës (sot UT), të cilët mund t’i konsiderojmë si kolonën më të fuqishme në shkollë. Me një përvojë për t’u krenuar, me një formim shkencor e professional te admirueshëm, me një vështirësi objektive për t’u përshtatur me tekologjinë e informacionit, por me vullnet po ja dalin. Fatkeqësisht ky numër po zvogëlohet për shkak të moshës.
Kategoria e dytë janë mësuesit që janë diplomuar në 15 vitet e para të tranzicionit, që siç argumentuam më sipër, pa dashur të përgjithësojmë, kanë fituar një përvojë modeste, por me mungesa në formimin e tyre shkencor e profesional.
Kategoria e tretë janë mësuesit e diplomuar pas viteve 2007 – 2008 me një formim shkencor të pëlqyeshëm , më një përvojë të mjaftueshme, me aftësi për t’ju përshtatur teknologjisë së informacionit, por me dobësi në aspektin profesional. Autoriteti i mësuesit në kategorinë e dytë dhe të tretë është cenuar, ndërmjet të tjerash, nga vetë ai.
Është cenuar autoriteti profesional i mësuesit me imponimet ndaj tij: skema dhe elementë normativë të pa argumentuar; ndërhyrje deri tek metodat e mënyrën e organizimit të orës së mësimit, që konsiderohen elementët bazë të lirisë e autonomisë së tij. Është gabuar me ngarkesën e tepruar administrative, burokratike, mal me shkresa çdo ditë etj.
Ajo çka është akoma më shqetësuese për shkollën, është rënia drastike e autoritetit të mësuesit në rrafshin social. Është një frymë tejet e rrezikshme që po shkatërron figurën e mësuesit. Shoqëria po gabon me qasjen e saj ndaj mësuesit.
Reputacioni i tij, si asnjëherë tjetër ka rënë. Në të gjitha kohërat ai ka qenë simboli i dijes, moralit, etikës, ndershmërisë. Një figure e respektuar , e vlerësuar, e motivuar. Çfarë po ndodh? Vlerësimi i mësuesit është në kuotat më të ulëta. Motivimi i punës së tij po ashtu. Ndjehem keq, shumë keq kur dëgjon dekorime gjithfarësh, nga të gjitha llojet e profesioneve, të pranuara apo të kontestuara dhe, për mësuesin, njeriun e mirë të të gjitha kohërave, harrojmë.
Nuk mjaftojnë vetëm përpjekjet e kryeministrit me përgëzimet, që ju adreson disa mësuesve me rezultate të larta. Mediatizohet kaq shumë ndonjë sjellje, veprim i dënueshëm i mësuesit, sa të krijohet përshtypja se të gjithë mësuesit janë mëkatarë. Nëpër studiot e televizioneve rrallë here shohim mësues për të diskutuar e debatuar rreth problemeve të qenësishme që shqetësojnë arsimin, pasi vendin e tyre e zënë ekspertë, që janë me vite dritë larg shkollës.
Po flasim pra për cilësinë e arsimit dhe mësuesin. Aktualisht ajo që ka ndodhur ka ndodhur. Mësuesit nuk mund t’i japim rrogën e ministrit, por as gjysmën e rrogës së tij. Mësuesit nuk i japim dot menjëherë imunitetin e diplomatit, mësuesit nuk i japim dot autoritetin e presidentit edhe pse një pjesë të këtij autoriteti duhet ta fitojë vetë me profesionalizmin e tij.
Por mësuesi ka qenë, është dhe do të jetë kolona vertebrale e edukimit. Atëherë çfarë mund të bëjmë? Mendoj se duhet të hartohet një strategji ku të përfshijmë gjithçka të mundur për të mos lënë këtë monument të thërrmohet, pasi pasojat po i ndjejmë , por do të jenë akoma më të rënda në të ardhmen, nëse nuk ndërhyjmë.
Në këtë strategji, mund të mos i japim mësuesit, rrogën e ministrit, por mund të gjenden alternative të tjera, për t’i motivuar materialisht duke decentralizuar aspektin financiar të arsimit. Mund të gjejmë mekanizmat për të motivuar moralisht por edhe materialisht kandidatët për studentë të cilët do të ndjekin degët e mësuesisë.
Mund të gjejmë mekanizmat e duhura për të motivuar moralisht dhe materialisht sistemin e meritokracisë si në rekrutimin ashtu edhe në performancën e përditshme të mësuesit. Mund të hartohen programe e projekte të fuqishme për trajnimin e kualifikimin e mësuesve që janë në shërbim, në teknologjinë e informacionit dhe në veçanti në aspektin profesional.
Mund të rishohim rregulloret e shkollave, duke u fokusuar tek disiplina pasi shkolla nuk mund të jetë strehë apo peng i arrogancës së kujtdoqoftë. Është momenti kur shoqëria civile mund të ndërhyjë për një qasje më pozitive dhe miqësore të prindërve ndaj mësuesit e shkollës në përgjithësi dhe anasjelltas. Mund të përfshihen projekte bashkëpunimi me mediat e shkruara, audiovizive etj, për të promovuar modelet pozitive, arritjet pozitive në fushën e arsimit etj.
Duke përfunduar, do të doja t’ju kërkoja diçka të vogël, fare të vogël qeveritarëve, politikanëve të të gjitha ngjyrave dhe shoqërisë shqiptare: Po afron 7 marsi, kjo festë e bukur e mësuesit. Lejojeni mësuesin një ditë , këtë ditë, vetëm një ditë, të jetë Ai njeriu i presidiumeve, i foltoreve, i buqetave me lule, njeriu i vlerësuar e dekoruar. Ju mos flisni , mos shpalosni e premtoni pa fund.
Pra, një ditë vetëm një ditë. Nuk ju kushton asgjë. Ju keni të drejtën e pakufishme për t’i ngarkuar psikologjikisht 364 ditë të tjera.

Ku kemi gabuar? Nga gjithe ky shkrim, qe analizon deri ne detaj ecurine e arsimit shqiptar dhe shkolles ne vecanti gjate ketyre 30 viteve, te ben te mendohesh pyetja e Profesor Alickes, “Pra, ku kemi gabuar?” Dhe qartesisht te godet pergjigja: MESUESi! Nuk eshte trajtuar, vleresuar dhe respektuar sa duhet dhe sa e meriton! I anatemuar dhe paragjykuar thuajse nga te gjithe! Kjo te lendon shume, per me teper se gjithkush dhe, pavaresisht profesionit qe zgjedh te beje ne jete, e ka te pamundur te shkepuse lidhjet me mesuesin e pare dhe ata dhjetra mesues qe e kane drejtuar per 12 vite! Ky shkrim, argumenton dhe, ta mbush mendjen se Mesuesi edhe ne Shqiperi, eshte i krahasueshem pse jo, me ministrin, diplomatin dhe me teper! Profesori e ben te qarte se, nuk eshte kurre vone te kthejme syte per cfare kemi gabuar dhe, te reflektojme para se te jete teper vone! Besoj, se cdo mesues qe e lexon kete analize, ndjehet mire dhe shpreson se, nese i shohim gabimet dhe perpiqemi fort ti korigjojme ato, gjerat mund te ndryshojne! Te shpresojme se kjo analize nuk do te bjere ne vesh te shurdher.
Miredita!
Mendoj ta zeme qe nga rrenjet:
-Ne shkollat e larta qe merren me dege te ndryshme te arsimit kane rene kriteret e zgjedhjes se studenteve. Le te jemi te ndergjegjeshem me veten. Duke perjashtuar nje nr shume te vogel studentesh me prirje dhe deshire per t’iu perkushtuar arsimit, pjesa tjeter zgjedhin keto universitete sepse nuk kane kredite te mjaftueshme per diku tjeter. Rjedhimisht, kapaciteti profesianal i tyre, ne perfundim te studimeve, nuk eshte ai i deshiruar. (Te me falni per vulgaritetin por, ne nje gote qe nxe 200 ml uje nuk mund te hedhesh 250 ml).
-Autoriteti i arsimtarit vihet pjeserisht nga ligji dhe pjeserisht nga karakteri i vete atij. Eshte deshira e mire arma me e forte qe ka ne dore njeriu per te arritur ne pikesynimin e tij.
-Edhe shperblimi ndaj punes mund te luaj njefare roli por, kurrsesi vendimtar. Sipas gjykimit tim, do te ishte nje nxitje e nxenesve me nivel me te larte njohurish ne perzgjedhjen e degeve te arsimit.
Dhe, qe te mos zgjatem, edukimi i femijeve, familja, shkolla, shoqeria duhet te na shqetesojne me shume sesa disa nota pak me te mira. Nje NJERI I MIRE mund te behet nje profesionist i mire por, nje njeri i keq eshte me mire te mos punoje askund, e jo me te behet shkencetar, sepse rrezikon t’i vere flaken botes.
Z.profesor,shqetesimi juaj shume i drejte por,ka rene e bie ne vesh te shurdher.Problemet per funksionimin normal te sistemit arsimor nuk jane te pa njohura.Ne mendimin tim vendin e tij mesuesi e arrin me punen e tij.Kur mesuesi eshte i paafte te kryej oren e mesimit, cfare te presim nga nxenesi?Kur mesuesi mendon se marr rroge te vogel,pse ta kryej oren e mesimit?Sot nuk te mba me pahir ne pune askush dhe kur nuk te pelqejne kushtet,gjeje veten diku tjeter.Sa per sjellien e nxenesit,ku ne shume raste jane te pa pranueshme,nuk duhet te fajsojme te tjeret.Mendoj se sjellia e mesuesit ka lene shteg per veprime jo te hishme.Qendrimi rigoroz ne pune,pergatitja e larte shkencore dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit jane baza e ecurise ne punen e edukimit e mesimit.Perse duhet te mbahet ne shkolle,ne klase nje nxenes qe pasqyron virtytet me te keqia te shoqerise (sidomos ne shkolle te mesme)?
Nje arsye madhore qe e ka prure arsimin ketu, eshte KORRUPSIONI edhe ne arsim.Kurse per tu marre leke nxenesve,ryshvete e deri ne forma te tjera interesi jane nje armik i madh i dijes.Ne edhe sot dergojme ne universitete nxenesa qe nuk dine te lexojne,qe nuk dine tabelen e shumzimit,qe nuk dine me cilat vende kufizohemi,qe nuk dine se cila eshte vepra e Ismail Vlores,Sulejman Delvines e te tjere.Mjaft qe nxenesi te bej politike,te perkrahe modelin e te korruptuarit ku me pa dije e allishverishe behesh politikan e pushtetar.
Arsimi i sotem krahas reformave do zbatim te saj e te ligjeve.Si e gjithe jeta ne Shqiperi.
Zoti Aliçkaj shkrimi juaj është një analizë shkencore e shumë problemeve që ka shkolla e jonë por edhe e ardhmja e vendit pasi nga shkolla do të vijnë udhëheqësit dhe pushtetarët e ardhëshëm. Si mësues edhe unë nuk u pagova si ministër, por si dhe tërë brezi im punuam me idealin që ti sherbejmë vendit dhe popullit, me idealet e Rilindësave që Shqipërinë ta bëjmë vend të lulëzuar.
Nje skaner per arsimin. Bravo profesor
Shkrimi prek çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e vendit: pa edukim, nuk ka përparim dhe pa mësuesin profesionist, nuk ka rezultate premtuese, që do të thotë se të korrat do të jenë aspak të kënaqëshme…
Mësuesi, ikona e mësimit dhe edukimit të brezave, është lënë pas dore, me gjithë përpjekjet e qeverisë së viteve të fundit për ta parë e vlerësuar më mirë…
Përpara presionit të pashtershëm mediatik për çedukimin e fëmijëve, të rinisë dhe të krejt shoqërisë shqiptare përmes programeve perverse, puna e mësuesit dhe ndikimi i tij janë minimale…
Nëse qeveria nuk ndalon me ligj programet e shthurjes morale të mediave publike, puna e mësuesit mbetet e pamjaftueshme, gjysmake dhe e pakënaqëshme…
Falënderime për analizën, profesor i nderuar, Jetmir Aliçka!
Faleminderit, Gazeta DITA, Gazetë Atdhetare!
Ha-ha-ha-, nje peme e mbjelle ne kete shkretetire te thare! Ah more Jetmir, kesaj radhe jam dakort me 80% te shkrimit tuaj, por c’e do! Kujton ti se ne antishqiptaret kemi lene vend dhe kohe per te rregulluar nje nga shtyllat kryesore te shoqerise shqiptare, ate te arsimit?!.. Por jo more presor Jetmiri, kurre! Se ti nuk di nga ta fillosh me pare kete pune! Nuk e shikon qysh ne shkrimet e gazetarve shqiptare, se me sa gabime shkruajne?!? Nuk e shikon ndarjen e madhe klasore dhe kastore ne shoqeri?!.. Nuk e shikon se nuk do t’ia dije me njeri per arsimin, kulturen, shkencen, sportin, etj!?! Mor po nuk do t’ia dije me njwri per tjetrin! Nuk e shikon qe padija dhe injoranca mbreteron gjithkund dhe mundesh ti mbledhesh njerezit vetem per ndonje manifestim politik!?! Nuk e shikon qe cdo levizje e perpjekje behet vetem per te fituar nje vend pune te rehatshem, nje post cfardo, nje vend karriere, nje pozicion dukjeje dhe, me tu siguruar kwto, nis vegjetimi?!? Nuk e shikon se njerezit e shkences i kane emulsuar dhe harruar!?! Nuk e shikon se kudo qeveris leku?!? Nuk e shikon se amplituda e servilizmit dhe frikes ndaj autoritetit po shenon rekorde te reja nga viti ne vit!?! Po c’te te numeroj me pare, o presor Alicka!?! Nuk ka me vend per idealizmin, aq sa dhe ju vete ngaterroheni me problemet financiare ne shkrim! Po nejse! Nwse vertet jini idealist, ja po ua themi ne antishqiptaret realitetin, merrni nje gur e lidheni ne qafe, dhe shkoni e mbytuni diku, sepse kete vend tani nuk ka me c’ta shpetoje, as edhe vete nje diktature e re!
Disa dekada me pare, mesuesi ka qene simbol i dijes dhe respektohej po aq sa dhe prindi, ne mos me shume. Jo vetem Shqiperia, por gjithe bota sot po shkon drej antivlerave. Cdo gje blihet dhe shitet; duke filluar nga mallrat, opinionent, gazetaret e deri tek nderi, dinjiteti dhe integriteti njerzor. Mitet po bien nje nga nje. Antivlerat dhe promovimi i tyre po merr boten peng. Te rinjte e sotem, te etur nga deshira per pasuri te lehte dhe te shpejte, e shohin te ardhmen e tyre vetem ne politike, ne boten e krimit dhe trafiqeve. Ata kerkojne maksimumin e perfitimit me nje minimum investimi. Dinjiteti nuk ka me vlere…
Figura e mesuesit shkon paralel me figuren e cdo profesioni tjeter. Pse nuk po ndodh e njejta gje me figuren e mjekut, me ate te ushtarakut, te gjykatesit, prokurorit, etj, ?
Cfare edukimi mund t’i jape brezit te ri mesuesi, kur ai vete e ka blere edhe diplomen me para ?, kur ai e blen vendin e punes me para ? kur ai eshte i detyruar te shkoje ne mitingun e partise, se perndryshe rrezikon ta heqin nga puna ?, kur pronari i shkolles eshte as me shume e as me pak, por nje idiot 24 karat qe nuk di te shkuraje emirn e tij ?
Cdo gje po shkon drejt nje degradimi te shpejte dhe pa kthim mbrapa.
RIP mesuesja ime e pare. Respekte !!!
KU KEMI GABUAR?-pyet zoti Alicka.
Kjo pyetje ka nevoje per nje pergjigje qe duhet bere “QILIZEM TE THELLE” dhe jo perciptas sikur behet fjale per te blere ndonje frut!
Ne se do donim t’i jepnim ndonje pergjigje shteruese kesaj pyetjeje,une do te thoja se “Duhet t’i behet GJYQI I HISTORISE” ketyre 31 viteve te fundit ne Shqiperi!
Ne gjykimin tim ,te gjithe ata,qe uzurpuan pushtetin ketu, i kane sherbyer interesave te armiqeve te popullit shqiptar ne te gjitha drejtimet!
Ne cdo fushe te jetes eshte perdorur antishqiptarizmi me i eger sa qe populli shqiptar u mashtrua me egersi dhe djallezi njelloj sic vepruan kolonizatoret europiane kunder indianeve te Amerikes duke u dhuruar copa pasqyrash ne kembim te grabitjes se florinjve dhe lirise se tyre!
Asnje PUSHTUES,qe nga kohet me te lashta,qe zaptuan tokat ilire,kurre nuk eshte sjelle nga pasurive tona kombetare dhe vete popullit shqiptar kaq egersisht sa jane sjelle keta pushtuesit shqipfoles qe nga Sali Berisha e deri tek Edi Rama!
Sot ne Shqiperi nuk ekziston demokracia dhe shteti ligjor sepse i ka luftuar me kulac dhe kerbac nje REGJIM SHTYPES dhe SHFRYEZUESISH si ne asnje vend tjeter te Europes lindore!
E shpopulluan Shqiperine nga 50% te shqiptareve dhe kete menxyre e quan Edi Rama si nje arritje te lirise dhe te drejtave te njeriut!
Doemos kur e quan sapunin per djathe,keshtu do mendosh!
Mburret Rama sot se NUK KEMI SINDIKATA,se ketu edhe reformat me ANTIPOPULLORE KONSIDEROHEN SI POPULLORE etj!
Si mund te kete demokraci ketu,kur TE GJITHA PUSHTETET I KA NE DORE VETEM NJE NJERI I VETEM?
Ne se doni te shihni modelin e perkryer te ARSIMIT KOMBETAR,le te provojne te studiojne nga afer se si FUNKSIONON ARSIMI NE Michigan(SHBA) dhe do t’i ndryshojne faqen atij!
Sot ne Shqiperi,para se te flitet per ARSIM,duhet te flitet per EDUKIM,se eduykimi i njeriut nuk eshte prone private e vetem prinderve,por e nje SHOQERIE TE TERE!
Se pasojat e nje edukimi te KEQ apo te MIRE te nje njeriu NDIKON DIREKT tek te gjithe shoqeria per rreth,se njeriu vepron ne sjhoqeri dhe jo i vetmuar!
Ne Michigan edukimi i femijve fillon qe ne CERDHE e kopesht ,gje qe ben te mundur nje edukim te shendoshe me themele shkencore ne sherbim te te gjitheve!
Mjafton t’u kujtoj se mbesa ime pa mbushur 2 vjece,ne cerdhe shteterore ne Michigan,kur erdhi veren e kaluar ketu,i kerkoi gjyshes uje dhe pasi e mori goten me dy duart e saj te vogla e falenderon gjyshen ne anglisht “Thank you”!
Por gjyshja nuk dinte si t’i pergjigjej,ndaj nderhyri djali im duke i kujtuar nenes se vet se “Edhe ti mama duhet t’a falenderosh ate me fjalet “You are wellcome”!
Ndersa ne Shqiperi nuk te falenderon as kryeministri,por hakerrohet “T’i hani ate qe nuk thuhet gruas time”!
Element i vogel duket kjo,por duhet t’u kujtoj edhe nje te tille po kaq te vogel,por me vlere te madhe!
Abetarja atje mesohet ne kopesht,ne vitin e fundit para se te shkojne ne klasen e pare duke perdorur TABLETIN e dhene nga shteti!
Ne klasen e pare nuk perdoren librat,por programi mesimor eshte vendosur ne TABLET,ndersa ne klasen e dyte dhe te trete mesimin e zhvillojne me LAP TOP,qe ua jep shteti!
Pra cantat e nxenesve atje nuk peshojne 20 kg,sa t’u thuhet kurrizi si ketu,por vetem 1-2 kg!
Atje shkollat ndertohen vetem me nje KAT qe ne rast zjarri,termeti etj nxenesit te dalin shpejt e pa rrezik nga ndertesa etj,etj!
Ka edhe plot te tjera,qe i kam pare me syte e mij atje,por NUK TE DEGJON NJERI KETU,AS KRYEMINISTRI!
MESUESI SHQIPTAR KA RENE NGA PIEDESTALI I NDERIT. ME DESHIREN PER LIRINE DHE TE DREJTAT E NXENESVE, SE U PRITET INISIATIVA,NE VEND QË TË RRITET E FORCOHET LIDHJA PRINDER-MESUES PER ECURINE E FEMIJEVE,,ESHTE TRANSFERUAR NE LIDHJEN PRINDER-FEMIJE-DREJTORI, PER TI DETYRUAR MESUESIT TË PLOTESOJNË TEKAT E FEMIJVE DHE PRINDERVE TE TYRE PER VLERESIM FIKTIV NË INTERESIN E TYRE DUKE STIMULUAR DEMBELIZMIN,DHE MENDJEMADHESINE,E NXENESVE DHE DUKE ÇUAR NË INJORIMIN DHE TALLJEN E MESUESVE.DHE RRENIMIN E AUTORITETIT TE TYRE.
UNE NUK JAM MESUES POR E KAM STUDJUAR KETE ASPEKT PERSONALISHT DHE KAM VENE RE SHKURAJIMIN E MESUESVE DHE HUMBJEN E POZITES DHE PERSONALITETIT TE TYRE NGA PRESIONI I FORCES DHE PARASË.
NESE NUK SHKATERROHET KEJO FORMULE ME URGJENCE MESUESIT NUK JANE DHE AKOMA ME KEQ NUK DO JENE MË FYTYRA E PARE E PERSONALITETIT DINJITOZ NE SHKOLLÊ, DHE NËPËRKËMBJA DO ÇOJË NË PERMBYSJEN TOTALE TE REZULTATEVE DHE ZYRTARIZIMIMI I IDIOTËVE NË TREGUN SHQIPTAR TË PUNËS DHE HUMBJEN E INTELIGJENCES SHQIPTARE NË PËRGJITHËSI.
Sic eshte shoqeria ashtu do te jete dhe cilesia e profesioneve qe prodhon ajo:
E pra,se pari i njohim ne tre dekada dhe po i vuajme ndyre,timonieret ´´politikanet´´dhe me rradhe shtetaret,´´juristet´´,apo kriminelet e kualifikuar,media,apo pronare te ndryshem,shumica katundare injorant dhe te pa shpirt,sporti etj,etj,
Z.Alicka,nje shkrimtar shume i mire,tani ne nje pozicion te lakmueshem pune,,ben nje thirrje,per ta respektuar,vetem nje dite,ne menyre simbolike,mesuesin,mbasandaj ky i mjere ka per ta perjetuar dhe keq mizerjen e vet.
Me ne fund shkove tek Gjyshi perkushtuar Atdheut. z.Alicka.Coje ne fund idene e mendimeve per rigjenerim jo vetem te arresimit. me pelqyen dhe 10 komentuesit,qe per here te pare mbeshtesin autorin ne shkrime..
Opozitare po VELLEZER te jete diviza Juaj,per c’ pretendoni.
Bejen 14 shurtin *diten e Pranveres dhe 7-8 Marsin e Mesuesve dhe NENAVE* si enderuan nismetaret e tyre,sa realizuar, fitimtaret e Luftes N. Cl.
Bashkeudhetari me Ju, ne Vitet *gjurme lenes*se pari ne fushen e *ARRESIMIT e kultures* pas clirimit. Mbeshtes komentuesit i me siperm, si ralle deri sot-UNIKE ne mendimet e tyre per ceshtjen shtruar.
Pafshim c’duhet pas kesaj PANVERE,qe po e quaj;
*Te MBRODHESISE!
Dhimbia e madhe POPULL!
Po jua neneshkruaj;
DHIMBIA e MADHE POPULL
Nje shkrim “ Perle” nga Prof. Alicka. Nje analize e ndertuar kaq bukur. Bravo!!
Nje nga shkrimet me te bukura! Nje analize e goditur per figuren e mesuesit. Shpresoj qe ky shkrim te lexohet, te mbivleresohet per temem qe prek dhe pse jo te zbatohet. Dhe ne se rroga s mesuesit nuk mund te arrije ate qe meriton, atehere, te perpiqemi se paku te japim vleresimin e duhur per figuren e mesuesit dhe rrolin e tij ne formimin e brezit te ri.
Te lumte Z.Alicka! Ne se do te doja te shprehja te njejtin mendim, nuk do te mundesha ta analizoja me bukur. Nuk ka pyll pa derra sic thote popullli dhe si e tille, cdo profesion ka njerez te ndershem qe punojne, dhe nga ata te paafte por kjo nuk do te thote tti pergjithesojme te gjithe. Qe ky vend te eci perpara, duhet dhene rendesi gjerave thelbesore, dhe per kete rendesine e duhur profesionit te mesuesit, rolit te tij ne shkolle. Nese duam qe feminet tane te rriten qytetare te denje te ketij vendi, le ti mesojme femijet tane te ushtrojne respektin e duhur per kete profesion.
Nje analizë që duhet të lexohet nga të gjithe, por që fatkeqësisht pak e lexojnë. Nuk kam asgjë çfarë të shtoj, dhe të gjithën e pranoj me shumë keqardhje.