Aksident/ Makina përplas këmbësorin te “Brryli”!

Amelda Amelda

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Brryli në kryeqytet.

Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 55-vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *