Vritet bosi i mafies turke në Qipron e Veriut

redaktor

 

Është vrarë në një atentat të mirëorganizuar bosi i mafias turke në Qipron e Veriut.

Mediat turke raportojnë se Halik Falyali, i njohur për lidhjet e tij të forta me nëntokën e pushtetit në këtë vend, u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar teksa po lëvizte me autokolonën e tij nga hoteli për në shtëpi.

Mediat kanë publikuar edhe disa pamje të vrasësve të dyshuar, të kapura nga kamerat.

Foto e vrasësve të dyshuar

Bashkë me të ishte edhe bashkëshortja, e cila ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa shoferi ndërroi jetë në vend.

Halil Falyali drejtonte thuajse gjithë tregun e lojërave të fatit, linjat e trafikut të drogës si dhe të pastrimit të parave, sipas mediave turke.

n.s. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *