Dimëroj si Zogu i Detit…(Baladë)

J L

E ç’të shkruajmë-e ç’të themi,

tani në muzgun e jetës,

pa dyshim në doré s’e kemi,

formulën e së vërtetës.

 

Se neve jemi poetë,

zili Zoti do na kish,

s’pyetëm né të vërtetë,

në u derdh – a në u prish.

 

Se neve jemi poetë,

muzat me nektar i shkundëm,

s’pyetëm në këtë jetë,

sa fituam dhe sa humbëm!.

 

Dridhet syri ndënë vetull,

dridhet si ky muzg i murmë,

do kuptohet për një shekull,

nëse lamë ndonjë gjurmë.

 

Në mëngjes sa shkrepi drita,

trëndafilja lulëzojë,

kush na desh-i’u shtoftë dita,

kush s’na desh s’ka pse të mos rrojë!

 

Dimëroj si Zog’ i Detit,

pres e pres të vijë pranvera,

se në zemrën e poetit,

s’mbijnë kurrë gjëmba dhe ferra.

 

Dimëroj si Zog’ i Detit,

pres e pres për lulëzimin,

s’mban dot zemra e poetit,

as urrejtjen-as mallkimin.

 

Rëntë bore e më mbuloftë,

nata me qefin të artë,

dashtë Zoti më kuptoftë,

Zoti i Tokës atje lart.

 

Shkrova vargje të magjishme,

se magji kisha në kokë,

dhe në jetën e stuhishme,

vetëm veten pata shok.

 

Vetëm veten pata shok,

shoqe vesën edhe lulen,

dhe kur të jem ndënë tokë,

do ngrihem që t’u përulem.

 

Troku i jetës kurrë s’ndal,

trokon mbi shkëmbinj e gurë:

“Dashuria që ti fal,

dihet qé s’të kthehet kurrë!.”

 

Në stacionet ku u ndala,

dhimbjet-ferr-por s’ulërita,

dashuria që ju fala,

të më kthehej kurrë s’prita.

 

Dhimbjet ferr edhe pelin,

po nuk thashë: “Bo-bo ç’më gjeti!.”,

këto dhimbje pa dyshim,

i duron vetëm poeti.

 

I duron vetëm poeti,

ky vullkan krejt i pashuar,

se poetin zgjodhi Zoti,

në dhimbje për ta provuar.

 

Gjëmojnë në breg të detit,

dhe s’pushojnë kurrë valët,

po ndryshe fati i poetit,

një ditë i mbarojnë fjalët!

 

Një ditë s’do ketë më zgjim,

tek kjo Botë e flamosur,

se edhe mademi im,

është gati në të sosur.

 

Dhjetor 2007-Gusht 2016

 

Botuar në Dita, 9 Gusht 2016

Share This Article
3 Comments
  • SHQIPETAR JU RENTE FLAMA
    JU MASHTROI EDI RAMA
    SI FEMIJ JU DHUNOI
    ULNI KOKAT JU URDHEROI

    DO VIJ DITA TE THEJ QAFEN
    DIKUJT TJETER TJA FAL VATHEN
    TURP NGA VETJA DO TJU VIJ
    JU TRAJTOJ SI CILIMIJ

  • SHQIPETAR JU RENTE FLAMA
    JU MASHTROI EDI RAMA
    SI FEMIJ JU DHUNOI
    ULNI KOKAT JU URDHEROI

    DO VIJ DITA TE THEJ QAFEN
    DIKUJT TJETER TJA FAL VATHEN
    TURP NGA VETJA DO TJU VIJ
    JU TRAJTOJ SI CILIMIJ

    ASNJE DITE ME SHUM S DUROHET
    KY PUSHTET URGJENT TE NDERROHET
    TE DREJTOJE SHQIPTARIA
    POSHTE KRIMI TRADHETIA

  • *DIMEROJ* me ;VARGJE- POETI-
    Formuloj kete FRAZE-sa lexoj
    Te Madhin e ralle nga jeta sa ndare;
    Titulluar Poezite:*Dimeroj si zogu i detit*LENE!
    * Penen e Arbeb Dukes,ne *BALLADE;*
    Gazeta Dita* ne lexuesve sjelle…
    Faleminderit dhe dy komentuesve para,
    Referrendum kerkojne-*pushteti te nderrohet*
    **Me *REFERENDUMIN* jam sa VOTES lire…
    Po kjo nuk eshte fjalw goje…
    * Mirenjohie sa borxhllinj,-veten ndiejme,
    Mathimat e ketij NAIMJANI po marrim…
    Niste kjo PRANVERE me MBRODHESI…
    Enderrimet POETIKE -u realizafshin !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *