Sigurimi i Shtetit në vitet 89-92, rrëfimi i Bujar Hoxhës: “Pluralizmi ishte i orkestruar nga jashtë dhe brenda!”

J L

Botuar në DITA

Pjesa e dytë me faqe nga historia e Sigurimit të Shtetit në vitet 1989-1992, rrëfyer nga Bujar Sh. Hoxha një nga krerët e këtij shërbimi në Kukës, Vlorë dhe Tiranë.

Pse Lëvizja Studentore u la e lirë me një fillim e një fund meqë shihej si përpjekje e qëndrueshme për të garantuar ndryshimin e kërkuar, duke favorizuar edhe ngritjen e Sali Berishës në përpjekjet e tij për t’i bashkuar copëzat e grupeve shoqërore që për situatën, thuajse ishin shpërbërë. Detajet për rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës i raportoi “Skifteri”. Plani ishte i detajuar me emra dhe mbiemra. Njëri nga personazhet kryesorë në këtë çështje pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, do të emërohej kryetar i SHIK-ut në një rreth të rëndësishëm, gjyshi i të cilit ishte provuar si agjent jugosllav.

Portretizime të aktorëve më të lartë politikë, që nga Ramiz Alia, Sali Berisha e Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Ali Spahia e Pjetër Arbnori, Bashkim Gazidede dhe Gramoz Pashko e deri tek Edi Rama.

 

 (Vijon nga numri i kaluar)

 

 

“ERA E DEMOKRACISË”. Që nga ajo kohë kanë kaluar mbi tridhjetë vjet, – shkruan Bujar. Sh. Hoxha, por askush nuk ngriti akuza për shërbimin e kundërzbulimit shqiptar se ka persekutuar këta njerëz apo ka shkelur të drejtat e njeriut. Veçanërisht për një sy jomiqësor, SSH-it edhe mund të ishte akuzuar, por kjo nuk ndodhi. Një kapitull në të cilin paraqitet një histori që ende përsëritet.

“Dosja Kaos-i” regjistronte gjithçka, veçanërisht pas “dy korrikut”, nisën revoltat e planifkuara nga agjentura klandestine, e cila bazat ku mbështetej i orientonte. Në fakt, numri i spiunëve të huaj në vendin tonë, që ne mund t’i kontrollonim, e kalonte cakun e mundësive që kishim. Kështu, agjenti potent “Skifteri”, sqaronte kundërzbulimin për kontaktet e krijuara me një asistent pedagog E.B. me origjinë nga Kosova, ardhur para disa vitesh në Shqipëri, që ndiqej aktivisht nga Dega e të Huajve. Ndërkohë, që u fiksua një lidhje e tij e afërt që erdhi nga Kosova. Është pak të thuash e gabuar, sikurse trumbetohet akoma, se proçeset demokratike te ne, e kishin gjetur motorrin shtytës tek një grusht studentësh e pedagogësh, sepse gjërat kanë shkuar pak më ndryshe shkruan Bujar. Sh. Hoxha.

Mjafton vetëm një shqyrtim i thjeshtë, ata pak studentë të nxitur e provokuar në fshehtësi, ishin të identifikuar lehtësisht të kontrollueshëm, që një frymë e lehtë hetimi i paralizonte nga veprimet anarkiste. Grupi i vogël studentor u la të zbavitej në tavolinat e lokaleve të njohura, ndërhyrje nuk pati. Lëvizja studentore u la e lirë me një fillim e një fund meqë shihej si përpjekje e qëndrueshme për të garantuar ndryshimin e kërkuar, duke favorizuar edhe ngritjen e Sali Berishës në përpjekjet e tij për t’i bashkuar copëzat e grupeve shoqërore që për situatën, thuajse ishin shpërbërë. Si qytetar i këtij vendi theksoj se lufta e fituar paqësisht erdhi edhe nga kontributi që dha SSH-it, i cili në mënyrë të vullnetshme dhe patriotike, nuk lejoi zbatimin e skenarëve ogurzi.

Edhe detajet për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës na i raportoi “Skifteri”. Plani ishte i detajuar me emra dhe mbiemra. Njëri nga personazhet kryesorë në këtë çështje pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, do të emërohej kryetar i SHIK-ut në një rreth të rëndësishëm, gjyshi i të cilit ishte provuar si agjent jugosllav. Më datë 19 shkurt ’91, në orët e vona Skifteri i kudondodhur, me shqetësim shpjegoi paralajmërin apokaliptik, se pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, rrugët e Tiranës do të mbushen me gjak. Askush në atë kohë nuk i kushtoi vëmendje këtij informacioni të Skifterit. Dikush i tejbushur me emocionet e çastit përcolli një urdhër në korridoret e kundërzbulimit për mbrojtjen e bustit me njerëz të armatosur. Problemi u vu nën kontroll në mënyra të ndryshme. Ndërkohë që busti tërhiqej zvarrë nga turma e eksituar, një devijim nisi të dukej nga rruga e Elbasanit për të shkuar tek “Varrezat e Kombit”. Plani ish ndërtuar për të shkatërruar varrin e Enver Hoxhës dhe rrëzimin e përmendores “Nënë Shqipëri”.Disa nga organizatorët ndiqeshin si spiunë jugosllavë. Një bashkëpunëtor i ynë i besuar, i besuar edhe në rradhët e organizatorëve, arriti të “vjedhë”një radio që mbahej nga një oficer i “pakujdesshëm”, duke çuar komunikimet tek protestuesit. Askush prej mitingashëve nuk dyshoi se po binte pre e manipulimeve të agjentit tonë të fshehtë. Ndërkohë agjentë dhe informatorë të bërë njësh me turmën ishin orientuar për të bërë truke mashtruese. Me turmat që do të digjnin Bllokun morëm një nismë paraprake, njoftuam Sali Berrishën të ndikonte në tërheqjen e manifestuesve, duke i kërkuar për këtë qëllim politikanin Neritan Ceka.

Me kalimin e minutave, agjentët e kundërzbulimit lëshuan me xhiro maksimale makinën e disinformuese, që e mbytën turmën me një lumë informacionesh të gënjeshtërta, gjysëm të vërteta duke krijuar pasiguri që turma të sprapsej. Një rol të spikatur luajti komandanti i Gardës, Dane Binaj një ushtarak dinjitoz, i cili luajti kartën deçizive të vendosmërisë. Inteligjenca e kundërzbulimit dhe fuksioni i palëkundur i gardistëve, bëri që të shmangej një tragjedi. “KAPSOLLA E VALIASIT”, një tjetër kapitull fitimtarë i SSH-it. Në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e mianatorëve në minierën e qymyrgurit, në Valias. Kundërzbulimi në Tiranë ndiqte me shqetësim situatën dhe informoi udhëheqjen e lartë për përshkallëzim aksionesh të organizuara nga individë, që do të sulmonin magazinat e minierës, ku mbaheshin lëndët plasëse. Ishte pikërisht “Skifteri” që vuri në dijeni kundërzbulimin se nga magazinat e minierës ishin zhdukur disa arka me dinamit. Kundërzbulimi garantonte qeverinë për një ndërhyrje pa pasoja, se protesta e minatorëve në fillim nuk paraqitej kërcënuese. Rreth tridhjetë minatorë ishin futur në grevë urie në një nga galeritë.

Kundërzbulimi e shihte të keqen tek Presidenti që këshillohej me një fuksionar të vjetër partiak, i lidhur me fijet e drejtuesve opozitarë dhe lidhje krushqie me Valer Xhekën, drejtues i grevistëve. Për kundërzbulimin fuksionari dhe këshilltari i Ramiz Alisë kishte lënë gjurmë në letrat agjenturore të procesit “Bomba”, të goditur në Kukës dhe njihej si “Profesori”. “Skifteri” në raportimet e tij periodike eksopzoi emrin e një personi nga Mirdita. Ai kishte marrë përsipër të terrorrizonte banorët e Tiranës duke hedhur kallëpe dinamiti aty ku kishte grumbullime masive të njerëzve, veçanërisht në stacionet e autobusëve. Me një ndërhyrje të lehtë dhe pa zhurmë mirditori u ndalua pikërisht në stacionin e autobuzit pranë Bankës së Shqipërisë së bashku me dy trasta dinamiti. Nga hetimet e para doli se urdhëri për të kryer masakra në Tiranë ishte nisur nga nxitësit dhe organizatorët e grevës për të ngritur në skaj krizën politike, me synimin rrëzimi i qeverisë Nano. Me profesionalizëm u operua edhe me dy persona nga një qytet tjetër, të cilët erdhën në Tiranë për të kryer akte terrorriste duke shfrytëzuar protestat popullore që zhvilloheshin nëpër rrugët e Tiranës. Këta kriminelë që i bashkëngjiteshin falangave lëvizëse kishin marrë me vete 25 granata ofensive dhe 30 kapsolla plasëse, të cilat ishin projektuar për të krijuar panik e pasiguri nëpërmjet gjakderdhjes që do të krijohej.

 

PAS DITËS SË GËNJESHTRËS “DY PRILLI”

Gati një muaj para zgjedhjeve parlamentare të marsit 91, kundërzbulimi i Tiranës përpiloi disa raporte sinjifikative me skenarë ogurzi, që synonin konfrontime sociale. Fitorja e kandidatit të Partisë Demokratike e shmangu konfliktin e parashikuar. “Skifteri” raportoi se përgatitej skenar ogurzi në Shkodër, si bastion i fortë i demokratëve. Përveç të tjerëve përmendi E.B.., asistent pedagog në Universitetin e Tiranës, me origjinë nga Kosova, ardhur ilegalisht e sistemuar në Tiranë. Një i afërt i profesorit kishte ardhur nga Kosova si vizitor, pikërisht për t’u çmallur me “kushëririn”. Nga përgjimet mikrofonike u mësua për futjen në Shqipëri ilegalisht të një grupi diversionist nga Jugosllavia, për të vënë në zbatim skenarin e parashikuar. Ishte kapur sinjali se sekretari i ambasadës jugosllave në Tiranë po përgatitej për të shkuar në Shkodër, por në momentin e fundit ndryshoi mendje. “Skifteri” dha një detaj me vlerë. Autorët do të ishin shqiptarë dhe të huaj….misioni do të jetë unik në llojin e vet. Gjatë ndjekjes së E.B dhe “kushëririt” makina e dërguar nga qendra pësoi “defekt” në Lezhë. “Defekti” na vuri në dyshime. Pyetjet kërkonin përgjigje. Informacioni nuk u përpunua me kujdes, nuk u interpretua saktë ose pati shenja alarmi nga drejtuesit në qendër. Në makinën që po çonte me urgjencë Pjetër Arbnorin në Shkodër, nga një kontroll “rutinë” u gjet një pushkë e fshehur. Shoferi e pranoi se ishte e tij. Drejtuesit e opozitës në Shkodër e më lart nuk e fshihnin ngërdheshjen, duke pritur me mllef rrëzimin e qeverisë Nano. Masat e propozuara nga Dr.P.B.Tiranë u neglizhuan, ndryshe nuk do të binin në grackën e  organizuar nga zbulimi jugosllav me spiunët e tyre, rregulli dhe ligji doli jashtë kontrollit. Për të kundërshtuar këto vlime anarkiste, u dërguan nga ne me detyra specifike disa informatorë të maturuar nga Tirana, me origjinë shkodrane dhe lidhje me interes. U siguruan disa informacione ku jepeshin emra organizatorësh dhe ekzekutorësh, disa prej tyre të implikuar edhe para dy vjetësh që kërkonin të digjnin ndërtesat e komitetit të partisë dhe Dr.P.B. si dhe “shpalljen Republikë” të qytetit. U sigurua edhe një dëshmi nga një ish i dënuar, që dinte fakte për ngjarjen, por i dekonspiruar dhe i kërcënuar e tërhoqi dëshminë.

“Skifteri” këshillonte të ishim të kujdesshëmse për “Dy prillin”. Janë caktuar fajtorët për të mbushur sallën e gjyqit. Tani synohej një seancë demonstrative politko-gjyqësore. “Kushëriri” i cili e pranoi se ishte agjent i zbulimit jugosllav së bashku me profesorin u la i lirë mbas presionit politik dhe mediatik të opozitës e cila siç duket e kishte nuhatur se kishin lidhje me ngjarjen e “Dy prillit”. Ndërkohë “dy zogjtë” kishin fluturar, njëri në Kosovë dhe “profesori” për Amerikë.  Kaluan tridhjetë vjet dhe “Dy prilli” vazhdon të jetë përkujtimore poliktike, pa hedhur asnjë hap para për të thënë të vërtetën. “Dy Prilli” do të cilësohej “shok elektrik” për fuksionimin e shërbimeve ligjzbatuese, megjithëse të dhënat që zotëroheshin atëhere dëshmojnë se ato nuk i korrespondojnë realitetit. Versioni se ngjarja ishte pjellë e SSH-it, u kurdis nga antishqiptarët, i cili edhe sot nuk është bërë e mundur të publikohet me vërtetësi të plotë. Për turpin e madh e të përjetshëm të këtyre politikanëve shqiptarë, kjo ngjarje do të mbetej një ogur i zi për fuksionimin e strukturave bazike të shtetit që tkurreshin deri në palcë për të ndalur cunamin që shkatërroi Shqipërinë.

Në kapitujt e tjerë të këtij libri do ketë edhe tema të tjera shumë interesante, si p.sh.: misteri i rrëmbimit të Panajot Plakut në Beograd, apo ngritja e mistershme në kupolën e SHIK-ut të njerëzve që kishin të afërmit e tyre me dosje dhe të dënuar si spiunë jugosllav. Tema dhe analiza për shumë fenomene në vitet e para të pluralizmit shqiptar, vijon në faqet e këtij libri. Në ditët e këqija të vitit 1993, një hordhi militantësh të pandërgjegjshëm, po aq dhe të tërbuar, që u kishte hyrë djalli në bark, do të shkatërronin ç’të mundnin arkiva të SSH-it. Në kapituj të mëtejshëm kemi portretizime të aktorëve më të lartë politikë, që nga Ramiz Alia, Sali Berisha e Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Ali Spahia e Pjetër Arbnori, Bashkim Gazidede dhe Gramoz Pashko e Edi Rama. Do zbuloni misterin e “djalit të vogël të Sigurimit të Shtetit, të cilit si shumë të tjerëve u janë derdhur lumë boje në libra e gazeta e filma dukomentarë nga gazetar që ngatërrojnë luftën kundër komunizmit me luftën kundër antishqiptarëve. Në qendër të pushtetit në këto 30 vjet, është thënia e Makiavelit, – rregulli i vlefshëm në shumicën e rasteve. Kushdo që ndihmon fuqizimin e një tjetri, punon për shkatërrimin e vet, sepse ky pushtet ose është frut i mendjes, ose i forcës dhe të dyja, si njëra dhe tjetra, do të keqpërdoren nga personi që është bërë i fuqishëm. Leximi si akt intim e çon memorien e lexuesit, sa larg, aq dhe afër në gjithë ngjarjet që e kanë shoqëruar qytetarin shqiptar për të perceptuar sa më qartë realitetin dhe për të bërë interpretimin e të vërtetës sa më saktë në kohën në të cilën ishte vetë dëshmitar dhe aktor i shumë situatave që përshkruhen në këtë libër.

Stefan Cvajg në librin e tij Zhoze Fushe ka një paragraf: “Është më se e qartë: këta dy burra nuk e simpatizojnë njëri- tjetrin. Siç është Fusheja për Napoleonin një shërbëtor jo fort i këndshëm, ashtu është edhe Napoloni për Fushenë një zotëri jo fort i kënshëm. Nuk ka pasur asnjë rast që Napoleoni t’i shihte i qetë e me besim raportimet e policisë…. Qindra herë dëgjon se do ta pushojnë, se si e kërcënojnë me syrgjyn dhe megjithatë largohet i qetë nga dhoma, plotësisht i sigurtë se të nesërmen Perandori do ta thërrasë përsëri Fushen. Dhe çdo herë del që ka të drejtë Fusheja.”

Kjo sindromë i ka shoqëruar prej kohe politikanët shqiptarë që e kanë lexuar librin e Fushesë dhe të tjerë me paranojë, se në fund të fundit Fusheja i shërbente shtetit francez.

Përgatiti botimin Kastriot Kotoni

Share This Article
20 Comments
    • Ti je po ai “Arben” serb me pseudonim shqiptar qe komenton cdo artikull “realisht” e na shpreh shqetesimin tend “legjitim” ashtu “popullorce” e na hiqesh sikur te dhimbset Shqiperia e nuk leshon pe’ me komente shpifese mbi aktualitetin, hedh helm e dizinformon mbi historine shqiptare… Ti je nje agjent serb dhe ke edhe fytyren e pacipe te kundershtosh profesore te mirenjohur te historise neper komentet e tua..

      Eshte tejet e qarte se komentues si ti, kane mision te coroditin opinionin publik me helme dizorientues, te paverteta cinike..: ky eshte misioni i juaj…., keto “bomba” permes shpifjes e dizinformimit publik..,, jane 100 here me te vlefshme se bombat e pahedhura ne qershor 1991…, por te mbetura ne tentative prej sherbetoreve te UDB-se serbo-jugosllave…: Shpifja dhe Dizinformimi publik jane arma me efikase se cdo lloj agjenture, dhe mu per kete Ti duhet te vihesh nen hetim…

      E imagjinoj se nuk do habitesh..: nganjehere ndodh si me bastet…

      • Arbeni ka te drejte kur thote se “Vetë sigurimi shtetit ishte orkestrim sllavo-komunist”
        Nebra nuk flet si sigurims por ka qene sigurims. Sigurimsi Nebra kerrcenon Arbenin :”Ti duhet te vihesh nen hetim”.Komentusi “Arben” ndoshta mund te jete TURK se ata lavderon,por kurresesi serb.Pjeset televizorave qe “prodhonte” URT e Durresit bliheshin me Rubla ruse ne vendet lindore-komuniste,pra ishim te varur nga sllavet ekonomikisht,nga nje vend qe nuk pranuam te luanin volejball ne cerekfinale ne kampinatin Europian per femra dhe qe nuk kishim maredhenie dipllomatike.Mbas prishjes me Kinen te gjith profilet metalike i blinim ne Jugosllavi,konkretisht ne Serbi,pra ishim te varur nga sllavet.Per te arratisurit politik shqiptare nga Jugosllavia ka pasur marrveshje per kthimin e tyre,pra per te mbajtur pushtetin komunistet benin marrveshje me jugosllavet, “armiqt” tane.Per hire te vertetes duhet theksuar se kjo marrveshje ka pasur edhe nderprerje kur acarohesh klima politike ndermjet dy vendeve.

        • Te pakten SSH nuk punoi kunder interesave te vendit , sic po bejne tani pseudo elitat qe ne te shumten e rasteve jane agjente te armiqve te Shqiptarev , Saliu & Co SPIUNE TE SERBIT , oligarket me origjine nga veriu = spiune te serbit qe perdoren paret e oligarkeve Serbe te lidhur me UDB me qellim kapjen e ekonomise Shqiptare dhe Rama eshte pjese e sahanit te tyre dhe mbase ketu eshte kapur nga Vucici dhe ne na genjen mendja se do te perparojme , sa te kemi ne krye keta palo politikane qe per 30 aspra jane gati te shesin edhe nenen e tyre ne do te mbetemi me gisht ne goje

          • Sigurimi shtetit vegël në duart e moskës dhe beogradit për skllavërimin e shqipëtarëve, ky është fakt, jo opinion. Pasi u shëmb regjimi sllavo-komunist vetëm mungesa e bishtit na shpëtoj nga të quajturit majmun, a ka shërbim më të madh se nxjerrja nga harta e njerëzimit, që mund të bënte sigurimi për pronarët e vet sllavo-komunist në beograd e moskë?????!!!!!!!

        • ballsho aman të keqen,na jep adresën të të propozojmë për K/M!!
          të siguaroj që nuk do të ketë gomar që nuk do të të të votojë!!
          he copë idioti!!

      • Pseudo profesore, që nuk i lejon dosja e sigurimit të flasin atë që mendojnë, meritojnë plehrat e historisë

      • @ Arben
        Per ata qe nuk e dine: Personi me pseudonimin ” Arben ” quhet Gezim Abdiu dhe eshte nje ekstremist islamist, me shkolle te larte dhe nga Elbasani. Eshte thjesht nje trushplare dhe pa karakter.

    • O Bujar mavria!
      Ri ore urte,se,luften dhe rezultatet “maramendese’ te Tuat dhe saukxhinjve te tjere.Kunder sherbimit sekret jugosllav I dime mire.Me mire ha ate pershesh qe ke ne Canada.Dhe mos ngatero miletin kot. Me deliret tuaja te heronjve te heshtur.Nuk ben do veze struci me bythe pule Kukesi.

  • Kastrioti, autori ketij shkrimi eshte i biri i ish fuksit dhe komunistit te thekur Kadri Kotoni
    Bujar Hoxha po ashtu nje ish shef i larte i sigurimit qe demtoi kosovaret ne Shqiperi

  • Bukur shkruar, Joti! Persa i perket transformimit te sistemeve pa gjakderdhje, duket se sigurimi mburret tani pak si shume! Nuk duhet nenvleftesuar politika e bute e Ramizit, qe beri te mundur kete kalim pa gjakderdhje!

  • E moret vesh te verteten ju te dhjeret DHJETORISTE,qe keni 31 vjet qe na cani trapin se na paskeni qene ju qe sollet demokracine ?
    Hyyyy plehrat e mutit,o spiune te UDB,qe mburreni ju se na prute kelyshin serb,Sali Berishen,qe percau popullin,grabiti dhe shkaterroi te gjitha pasurite kombetare dhe sot shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane!

  • liber me shume vlere qe tregon se sa te zgjuar e patriota jane serbet per vendin e tyre e cfare mut mileti jemi ne megjithese e dime qe drejtuesit jane vegla te serbit qe me zogollin e deri ne gjatoshi vazhdojme i mbushim sallat ne na kane shpetuar perandorite qe i minimizojne nacionalizmat se po te qe per ne ne shitemi per dy qime po me shume shitet veriu

  • Keta zoterinjte jane tregimtare perrallash qe mendojne se me cfare brockullisin lartesojne Sigurimin. Mjerim intelektual i tyre! Por gabon rende edhe gazeta qe e boton novelen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *