Kryedemokrati Lulzim Basha do mbledhë grupin parlamentar në orën 09:00. Kjo mbledhje vjen pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të Vettingut.
Pritet që deputetët demokratë të njihen me qëndrimin që PD do të mbajë në lidhje me propozimin e maxhorancës për të zgjatur këtë afat deri në vitin 2024.
‘Balkanweb’ raporton se deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel dhe Uashington mbi prioritetet e Partisë Demokratike.
Në lidhje me drejtësinë, Basha ka thënë se PD “mbështet cdo hap që drejtësia të luftojë pa kompromis korrupsionin politik dhe krimin e organizuar.”
OSBE, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe ajo britanike u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut.
Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë.
Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut deri në fund të vitit 2024.
j.l./ dita

As mos fol fare ti. Veto veten ne fillim pastaj kerko nga te gjithe.Jemi te sigurte nuk do e kalosh. Ik Lul xhelli.