Në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale në Tiranë, ashtu si edhe në çdo Shoqatë tjetër, FSHF u akuzua se abuzoi me listat dhe mënyrën e votimit.
Në cilësinë e aksionerit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar bërjen “nul” të çdo vendimi të marrë nga kjo Shoqatë.
Sot gjykata i ka dhënë të drejtë Veliajt, duke hedhur poshtë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë.
Gjykata e Tiranës rrëzoi pretendimet e FSHF-së duke regjistruar Eduard Prodanin, i cili kandidoi për postin e kryetarit.
Vendim i dhënë nga Gjykata e Tiranës provoi akuzat se FSHF ka manipuluar këtë proces, jo vetëm në Tiranë, duke bërë që në Asamblenë e 2 marsit të shkojnë përfaqësues jo ligjor.
Në rrjet kanë “shpërthyer” memet lidhur me këtë vendim të Gjykatës.

j.l./ dita
