Në kërkim nga Greqia për vrasjen e 19-vjeçarit, vetëdorëzohet në Korçë i riu

J L

Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë.

I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në një mesazh nga arratia ai kërkonte që të dorëzohej tek autoritetet.

20-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë nga Greqia pas vrasjes së Alkis Kampanos në Selanik, disa ditë më parë, ndërkohë që akuzohet se është i përfshirë.

Lajmi u konfirmua nga avokatja greke, e cili tha se kishte kontaktuar me të që të dorëzohej.

Sipas avokates Anthoula Anasoglou, 20-vjeçari ka kontaktuar me një avokat dhe ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar sot ose nesër për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos.

“Dje (e mërkurë) pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe shqiptari i përfshirë në këtë rast dhe që ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër”, tha zonja Anasoglou.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *