FOTO: Iku në heshtje, ashtu siç edhe jetoi! Ndahet nga jeta ‘Kakuja’, Ismail Kadare përcjell motrën e tij të vetme

Amelda Amelda

 

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

Dje është përcjellë për në banesën e fundit Kadrije Kadare, motra e vetme e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Ka qenë një ceremoni ngushtësisht private; i pranishëm Ismail Kadare, bashkëshortja e tij Helena, gruaja e Shahin Kadaresë dhe njerëz shumë të afërm të kësaj familjeje të shquar.

Lajmi për ikjen e Kakusë (kështu e thërrisnim Kadrijen, kolegët dhe të njohurit), mua më trishtoi shumë. Jo vetëm pse ishte motra e Ismail Kadaresë, shkrimtarit tonë me famë ndërkombëtare, por edhe për shkak të njohjes shumë të hershme që kam patur me të.

Kam një miqësi prej më shumë se 45 vjetësh me familjen Kadare, me Ismailin në radhë të parë, me Helenën, me Kadrijen dhe me të ndjerin Shahin Kadare, doktorin dhe njeriun e mrekullueshëm, i cili u nda nga jeta para tre muajsh.

Kadrija ishte një nga njerëzit më interesantë dhe një nga gratë më të mençura e më të kulturuara që kam njohur në jetën time. Njohëse brilante e gjuhës shqipe dhe asaj ruse, ajo i stepte të gjithë me kulturën e saj.

Kadrije Kadare

I donte deri në përdëllim të dy vëllezërit, Ismailin dhe Shahinin, por për Isamilin ishte gati të vdiste në çdo sekondë të jetës së saj, (sikurse më ka thënë) ishte gati t’i “mbyste” kundërshtarët e vëllait të saj shkrimtar, duke u përballur me ata që e sulmonin herë pas here në shtyp.

Puna e saj si redaktore ishte normalisht e “eklipsuar” nga fama dhe madhështia e vëllait të saj të madh, Ismailit, por kjo ishte një sakrificë që ajo e pranonte me kënaqësinë më të madhe.

Krahas Helenës, ajo ka një meritë të pazëvendësueshme në përkryerjen gjuhësore të veprës së Ismailit. Kadrije Kadare ka mirënjohjen tonë për këtë punë të shkëlqyer që ka bërë në heshtje dhe pa asnjë bujë. Ashtu, në hije ajo ka pjesën e saj të pazëvendësueshme në pasurimin e kulturës sonë kombëtare.

Ishte një heroinë e heshtur që nuk i pranoi asnjëherë lavdërimet dhe dekoratat. Ashtu edhe iku nga kjo jetë. Modeste në skajshmëri. Pa bujë. Në heshtje.

Faleminderit Kadrie Kadare, e papërsëritshme në llojin tënd! U prehsh në paqe!

 

 

Share This Article
15 Comments
  • Kadrija eshte Gruaja Gjirokastrite ,pa hilera.
    Eshte gruaja e truallit,,gruaja e shtepise se madhe me odara me qilare ,me mindere,qe mban ndezur zjerrin e vatres dhe zjarrin e Miqesise.
    Enveri ja mbylli gojen dhe i nxiu shpirtin popullit shqiptar,,
    por gojen e Kadries nuk e mbylli dot.
    Qe te njohesh enver hoxhen me rrenje duhet te kesh njohur plakat e fisme te Gjirokastres..Une ato Anete e famshme,bejlereshat dhe agalleshat e Gjirokastres dhe Delvines,i kam njohur shume heret,kur enveri bente te dridhej dhe foshnja ne bark te nenes.
    Edhe goja e tyre nuk mbahej..
    Inatin e kishin me Gjylo kurven,neperken e Jonuz Cucit,se qe te dale nje djall i tille,duhet nje neperke ta pjelle.
    Cfare flas dhe une o Xhevdet,ti jo 45 vjet,po edhe 450 vjet ta njohesh Kadrien,nuk ke per ta kuptuar kurre,,.
    Ju fshataret dini te kopjoni,por jo te kuptoni.Juve ju mori enveri nga kolibet,se nuk i zinte bese sokakut..Se sokaku e njihte me rrenje e me dege.
    Ju jeni si ai violinisti kinez,qe luan Paganinin.Me nota,me pentagramin,eshte ne rregull ay.
    Por AJO,qe luan nuk eshte Paganini.

  • i lehte qofte dheu per Kadarijen e Kadarese edhe pse kurre nuk kam folur jashte ngushullimeve mortore ne nje rast te tille mendoj se qofte i kuqi Xhevo qofte i Ziu Nazi demo e kane tepruar,,,
    .
    Mu kujtua nje dite kur i vdiq Halla Berishes u be si lajm i madh..biles kishte qene dhe atdhetare ne kohen e qepes deh ne vaktin e hudhres ne kini zot boll me keto famijaret e me te “medhenjeve”‘ QE JANE VETRREZUAR..

    per shembull jam fans i madh i Kadarese i veprave dhe heronjeve te tij deri ne 1990 por nuk eshte faji im qe pas 1990 ai permorri heronjte e tij duke kthyer shqiponjat ne sorra apo kryevepren Keshtjella ne Bunker…dhe mos harroni se duke qene vend i vogel e njohim njeri tjetrin mr dhembe e dhemballe..keshtu e ndjera Kadrie dhe njerzit e saj duhet te kishin lavderuar Enverin se per hatrin e Molit nuk u denua per “fjalet e liga”qe shume veta ne Shqiperi me tilla gjera me zarar kane hyre ne Spac te rinj dhe kane dale pleq..

  • demo mavria

    Sa per bejler e agallare Shyqyri Cuci ish i tille. Zihni Cuci i mesoi Shqipen Norbert Joklit, Albanologut te njohur, kur ish student ne Vjene.

    Po ti qe pretendon se je fis agallaresh me kulture, merresh me gra te fisme qe kane nje shekull qe kane vdekur.

    Juve agallareve ja u merrte e u punonte turku femrat e fisit e ju jepte tituj e ofiqe. Se nga u bene bejler dhe agallar e pashallar ata?
    Grate nga populli nuk dilnin fare ne rruge. Nese je gjirokastrit dhe me “kulture” duhet ti dish tynelet ne mur ne dhomat e siperme, large syve te botes, ku vajzat ne Gjirokaster, futeshin dhe arrinin te shikonin cbehej perjashta pa u pare nga njeri.

    hengret 40 vjet bashke me ato hanemet e “agallareve” te turkut e te zogjit me vone, qe para se ti fuste burri ne shtrat i provonte turku apo zogji dhe agai e kish per nder dhe i pyeste : “he ju kenaqi?”

    • Argjiro,ne qofte se turku u bente keto mirafete bejlereve dhe agallareve ,juve qe ishit bujkroberit e bejlereve dhe agallareve valle u mbante ne pellembe te dores.Keta bejler dhe agallare te perdorur keshtu nga turku mos valle inatin e nxirnin ne ju dhe burat tuaj(thone se gejt e kane origjinen nga ushtaret e Aleksandrit se rinin me vite larg families)

      • Mazllum varkari qe gjoja mallkon vetveten!
        Edhe ti si demo, kopil turku je apo ke lindur me vone nen ndikimin Italian? Keshtu e keni pasur tradite qe te zbavisni pushtuesin( ‘clirimtarin’ qe u clironte energji te reja ne shtepi), pastaj ate Dylberin mbante afer beu te dukej sa me turkoshak, tradite turko-arabe edhe kjo, he robt ty edhe demos!

  • E kam njohur Kadrijen , ishim komshinj. Nuk pati fat te krijonte familjen e saje . U shkri per te vellain ashtu ne heshtje. Nuk pati gezime te tjera ne jete. Kur e shihje tek kalonte rruges , veshur keq , me rroba te sajuara te vjetra , pa dhembe ne goje . Me shume ngjante me nje njeri te braktisur dhe ne pike te hallit se sa motra e vetme e dikujt me fame boterore. Pati nje pleqeri jo te denje per mbiemrin qe kishte . Qote e parajses..!

    • Po kur vet vellau e ka denoncuar per ta fut ne burg , cka me prit ma shume ajo ne kete jete nen ate regjim te poshter!

    • @ Qytetar i zakonshem,
      Faleminderit per informacuonin. Por mos ia ve re Ismail Kadarese se ka qene i zene per te vertetuar se ka qene i persekutuar nga Enver Hoxha.

  • O Argjiro, po cfare agai eshte demo, Enver Memisha? Nje fshatar, race hajduti dhe frikacak. E njeh e tere Vlora.
    Ky ishte kryetar i SHIKut ne Vlore, ne 1997en. La shoket te vriteshin dhe u fsheh ne fshat!

    • Dendesia dhe Egersia e kometeve te tij
      ndaj “rezilit Enver”kane efekt boomerang
      se me shume i japin kredite cunit Gjylistanes
      .
      Nje saktesim: kur u fsheh ne fshat ky pinjoll Lepenice
      kishte dhe ca thase me para te firmes Gjalica qe ishte dhe tutor ne hije i saj.
      .
      Ky Enver Lepenica disa here ka thene qe kam bere nje liber per rezilin e Gjylos e kam gati por nuk ja mban menderja ta nxjerri…

  • Them se jetoi per te jetuar….Mjaft me me keto shkrime pas *pilafit* Jetoi nje jete, per mua e qete,sa se njohu njeri, Pa tjeter krenahej,me vellane e saj gjeni i penes. ..Mjaft me pas vdekies…llafet kuturu…
    U prehte ne botes e pertejme enderruar..
    Ngushellime njerezve te saj te zemres,
    Dhimbia e madhe8 e kohes qe jetojme!

  • Budallalleku,nuk ka brire! A ka kuptim,te duash,bile mbi normalen,nje njeri,qe jo vetem nuk te don,por as t’a var edhe kur takohesh ,mbas 6 muajve ,pa u pare???Nuk ben vaki nder njerez normale.Dashuria,me e pakte,meriton nje “vemendje”,apo begendisje!!! Nje njeri,kushdoqofte ai,qe jo vetem nuk te jep dashuri,por thjesht,si nje “GUR i zakonshem Gjrokastre,as doren nuk t’a jep,meriton vetem indiference,e ne rast se eshte edhe familjaari yt,thjesht “Neveri”.Se c’Ismail eshte,e njoh shume mire dhe nuk me habisin komentuesit,por meshiroj te ndjeren,qe i qofte i lehte dheu,mbi te!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *