- Xhind i armatosur
Ti lakuriq erdhe drejt meje,
në dhomë u ndezën zjarre,
shtanga në vend si prej rrufeje,
dhe zemra më la fare.
Nga këto pamje flakëruse,
sa janë sakatosur,
se lakuriq çdo vajzë-a nuse,
është xhind i armatosur.
- Pse luan me zjarrin?
Dy buzët e tua,
ndezur si thëngjilli,
nga prushi i tyre,
se ç’u dogj bandilli.
Se ç’u dogj bandilli,
kur thithi nektarin,
eh-mor-bandill vëllai,
pse luan me zjarrin?!
Tiranë, 1980
- Mos e prish magjinë…
Gjinj të bukur si të tutë,
s’i ka kush në botë,
zjarr’ i tyre mund të shkrijë,
akullin e ftohtë.
Ndofta një shekull të tërë,
edhe mund të pres,
po pa puthur ata gjinj,
nuk besoj të vdes.
Më thotë vasha e menduar,
si princeshë në përrallë,
ai zjarr i përvëluar,
ty të mban të gjallë.
As një vit e as një shekull,
ti s’ke pse të presësh,
po të puthësh gjirin tim,
shumë i ri do vdesësh.
Lere shpirtin të të ndizet,
gjatë nga fantazia,
se vetëm një natë të flemë,
prishet gjithë magjia.
Athinë, 1993
- Minifund i bardhë
Nga dy këmbë të bardha,
poshtë një minifundi,
ç’u plagosën djemtë,
më keq se nga plumbi.
Dy këmbët nazike,
prerë prej një komete,
o ç’tallaze ngrenë,
sikur çajnë dete.
Djegin si dy zjarre,
ndezin s’di sa gjaqe,
në të gjithë qytetin,
tani s’ka më paqe.
Ç’ëndrra Don Zhu Anësh,
si vesa u tretën,
minifund i bardhë,
që na nxive jetën!
08.01.1995
Botuar në Dita, 13 Gusht 2016

RILINDJA=SHKATËRRIM SHTËPISH+ULJE PENSIONI+PAPUNËSI+ EMIGRIM.
E prishën teatrin kombëtar,
Basha ishte në gjumë,
u prishën ndërtesat te Astiri,
Luli si gjithmonë hëngri munë.
Po i prishin shtëpitë,
atje te rruga 5 Maji,
Basha po fle gjumë,
se jetim është faji.
Nënë madhe Liza proteston,
se banesën ia shkatërruan,
Rama tavolinës i bie me grusht,
se gënjeshtrat i mbaruan.
Ramsesi po rilind Shqipërinë,
naftëtarëve po iu ul pensionin,
gjasme llogaritë janë bërë gabim,
e kështu do t’iu rrisë tensionin.
Analistët në media broçkullisin,
çdo mbrëmje si mercenarë,
dhe s’kanë as cipë e as turp,
e bëjnë dhe priftin me barrë!
Tirana është kryeqyet i rinisë,
me rininë jashtë e emigruar,
këtu i vetmi punësim call centeri,
e ardhmja është e dëshpëruar!
S’kanë faj politikanët,
kur s’ka ligj e s’ka shtet,
rroftë reforma në drejtësi,
Edi Rama sillet si mbret!
Të paktën ambasadorja Kim,
njerëzit mos t’i bëjë për budallenj,
tashmë edhe bufi e di mirë,
përherë na qeverisin maskarenj!
Që i vetmi punësim është call centeri kjo dihet. Sikur të mbyllen call centerat në Shqipëri, falimenton populli, fillojnë protestat e dhunshme. Mijëra familje do ngelen pa të ardhura. Ato vende që janë në shtet rilindja ua ka dhënë militantëve të vetë, familjarëve e farefisit të tyre, miqve, dashnoreve, etj. Është fryrë administrata jashtë kufijëve të lejuar. Shto punonjës e këshilltarë kot, sidomos para zgjedhjeve. Edhe në bisneset private me mik punësohen, me rekomamdim nga miq apo politika që kontrollon gjithshka. Është ekonomi e kontrolluar. Thjesht kanë sjellë call centerat kryesisht nga Italia në Shqipëri që t’iu japin nga një copë bukë edhe ca të tjerëve. (Italia ka intetesin e vet sepse në Shqipëri është kosto e ulët e punës. Sa do merrte pagë një operator në itali, më mirë italiani paguan 3-4 opetatorë në Shqipëri) Kuptohet aty në call center në të njëjtat poste operatori punon si një injorant me 8 klasë shkollë e po ashtu një intelektual me shkollë të lartë. Vlera e univetsitetit është ZERO. (Nuk i plotëson dot nevojat për vlerësim apo vetërealizim). Rilindjes nuk i plas. Mjafton merr një rrogë, puno nga mëngjesi në darkë, qep gojën e jep votën. Përndryshe ik pirdhu emigro, ose rri vdis për bukë, ose vdis nga të ftohtit më parë. Sigurisht nuk i plas as ambasadës SHBA kjo tallje e madhe me sakrificat e shqiptarëve se ata kanë intetesat e tyre e të Sorosit. Populli për ta është thjesht dele, turmë e manipulueshme.
Liika *Zgjedhur nga aktualiteti* me te lumte ajo PENE FOLUR prej VERTETI;;;
Vellezer nga jeni e nga sjeni-Mblishni MEMTE!
Nuk shkohet keshtu; CAKEJTE cpo na BEJNE!
Faleminderi Gazeta *DITA* vertet DRITE…!
*Ushqimin qe na sjell per DITE–ATDHETARI!
Perjetesi PENAVE atdhetare-
… lene atdheun me dhimbie
Mirenjohie autorit te vargjeeve koment….*Lirika nga aktualiteti* Me Ju- Dhimbia e madhe POPULL!
Ktheje dhimbjen në forcë o popull! Nëse je i varfër e i pashpresë, atëherë ka ardhur dita e bekuar për ty. Ka një shpresë për të dalë nga kjo gjendje. Zgjidhja është të futesh në Big brother. Je pa shtëpi e me 3 fëmijë? Qahu sa më shumë gjatë qëndrimit në shtëpi dhe Top channel do të të dhurojë një shtëpi (sigurisht jo te kodra e diellit se atje rrinë pasanikët). Ke ngelur papunë? Big brother të bën drejtues emisioni, edhe po të jesh thjesht një mediokër pa shkollë. Nëse punon në shtet në punë të mirë, e merr një rrogë të lartë, por të mungojmë veshjet luksoze e pordhët siç kërkonte dhe këshilltarja e Lali Erit, Monika e BBvip, atëherë shko në Big brother të realizosh ëndrrën tënde për një jetë më të mirë. E kështu dhimbja largohet dhe populli lumturohet.