Gjermania njeh zyrtarisht lejet shqiptare të drejtimit, Rama: Kemi “transformim total nga rrumpalla e tetë viteve më parë”

J L

Gjermania njeh patentat shqiptare. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se pas kalimit në Parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

“LAJM I MIRË

Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.

j.l./ dita 

Share This Article
8 Comments
    • Shqiptaret asnjehere nuk kenaqen, i duan “arritjet” brenda dites. Gjerat e mira marrin kohe te behen e aq me teper sesi i mori Edi, qe ishin kthyer cdo gje ne kosh plehrash.

      • O Arom, njohja e patentave shqiptare nuk eshte merite e Rames, por e politikes se Gjermanise. Lexo e kerko ne google se sa eshte lista e shteteve qe u njihet patenta, dhe do te gjesh se bashke me Shqiperine jane Kosova, Gjeorgjia, Ukraina e disa shtete emrat e te cilave mbarojne me “…stan”.

        Mjaft me me mburje qe te krahasojme shqiperine e sotme me ate te kohes se “satrapit Zog”.

  • Pune e paqme. Nuk eshte arritje e vogel. Urime z. KM .
    Gjithsesi mos harro, ekonomia dhe lufta kunder korrupsionit jane ku e ku me te rendesishme.

  • Me kete Sihariq te Pashait te Erdoganit me Emer Angles Eduart (Edi) Rama nuk do largohen (large angl) nga “Ilyria dhe Epiri Islamike”.
    Ja arritet (arriva ital) qelllimit o te Mallkuar Islamike dhe fashiste.
    Ne Emer te nje Pashalleku turk te krijuar nga Deputete turq si Ismail bej Vlores, Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve qe luftuan per Osmanet dhe kunder Epiroteve dhe Arvanitasve qe luftuan per tu cliruar nga Osmanet dhe te ashtuquajturit “Skiptare”.
    Me qellim te perseritet ikna nga Vorio Epiri dhe vjedhjes se Pasurive te tyre ne Bregdet dhe kudo.
    Historia perseritet me Veziret, Pashallaret, Bejleret Agallaret, Hoxhallaret, Muhipet, Dervishet qe u moren Pasurine atyre qe nuk u tur-qizuan duke i detyruar te ikin Tek Vellezerit e tyre Greke ne Greqine e pushtuar nga Turqit dhe ne Magna Grecian e Arkimedit dhe te Pirros se Epirit per te cilen luftuan per ta cliruar nga Fashistet e Romes.
    Populli thote.
    Cfare do besh do te te bejne.

  • Ku eshte krenaria ktu nuk njohu vetem te shqiperise por edhe te kosoves
    Sa vjet i ka kosova republike ti i ke pushtet
    Po ata cduhet te bejne kur ti krekose kshu me 100 vjet shtet?

  • O demagogu i peshtire Rama , Leri reklamat .Por kjo nuk eshte merite e jote fare . Gjermania o Rame , e beri kete per shoferet shqiptare , se nuk eshte nje shtet qe perfiton per te mare te ardhura , si shume shtete te tjera te BE ,qe te lene vetem tre muaj te perdoresh ne BE patenten shqiptare dhe mbas ketij afati duhet te japesh provim , dhe kjo eshte vetem tregeti , detyrim percaktim i detyruar .. Prandaj edhe nje gje tjeter , ne Gjermani , nuk pagon njeri takse per autobane , (autostrada ) do dhe i le shteti gjerman , e jo si ti o Ramut e ke bere rugen e kombit qe nuk eshte autostrade me leke dhe shume shtrenjte , pa e diskutuar kur bie debore bllokon rugen , dhe ndihmon PPP e tua qe mer perqindjen tende . Leri reklamat ,se diskretitohesh me shume , dhe mos kujto se Shqiptaret jane budallenj ??!!? Na e veshtirose .

  • Lexoni me kujdes rregulloren e re:Vlen vetem per ata qe jetojne e punojne ne gjermani dhe jo per cdo emigrant qe hyn ne gjermani.Nevojat e tregut te punes e bene kete pune .Gjermanet e bejne nga e keqja,jo humanizem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *