Vrasja e grekut, dëshmia e 20-vjeçarit shqiptar që u dorëzua: E pash kush e kishte thikën

Ornela

Rogers Demirazi, 20-vjeçari me origjinë shqiptarë që u dorëzua një ditë më parë në duart e autoriteteve greke pasi u vetëdorëzua në Korçë ka dalë sot para grupit hetimor ku ka hedhur poshtë akuzat që të ketë marrë pjesë në sulm.

Avokatja e tij Paraskeva Spyratos, tha për Mega se klienti i saj e ka parë kush e ka përdorur thikën dhe do ta thotë emrin e tij.

“Kam tre orë që jam në komisariat dhe kam folur në detaje me klientin tim. Unë jam në gjendje të them disa gjëra për pozicionin e tij real. Ai është nuk ka marrë pjesë në sulm”, tha avokatja.

“Ai a parë kush e solli thikën dhe kur filluan rrahjet. Ai do ta thotë emrin e tij. Kemi një rast tragjik dhe një rezultat tragjik. Vepra që janë të pajustifikuara. Mënyra se si ka ndodhur ngjarja është e pajustifikuar. Ai është i dëshpëruar dhe më pyeti nëse ua kam përcjellë ngushëllimet prindërve të Alkisit”, shtoi avokatja.

20-vjeçari ka dalë sot në prokurori ku ka deklaruar se nuk mbante asnjë send dhe nuk ka goditur askënd natën e sulmit tragjik ku vdiq 19-vjeçari grek, vetëm ka ndjekur disa persona. “Isha në makinë, në sediljen e pasme të pasagjerit. Nuk kam marrë asnjë send me vete, nuk kam goditur askënd. Unë thjesht ndoqa disa njerëz,” ka thënë i riu shqiptar.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Sa urrejtje kini o turq te mallkuar.
    Qe ne titull te Artikullit (title of Article) Vrasja e Greket tregon se nuk u bete qe nuk u bete “Njerez”.
    Per ju Arnautet qe i thoni Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos Stamboll dhe gezoni (Gyzel turq) qe Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos ne 532A.D te kthyer ne Xhami nga Sulltani Erdogan Greqia dhe kush nuk u turqizua si ju vonsideroheshin Kaurrevte Derrit.
    Nuk kini derman o fakire we i kini duart me gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *