Rritja e rrogave, Rama u përgjigjet ndjekësve: Ligji hyn në fuqi në 1 qershor!

Amelda Amelda

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në lidhje me rritjen e pagave me ndjekësit e tij në Facebook duke u thënë se ka 6 muaj që flet vazhdimisht për këtë. Ai shprehet se kjo çështje është përfshirë në buxhet dhe ligji hyn në fuqi në 1 qershor.

Teksa një ndjekës i bën thirrje të mbledhë mendjen pasi me rrogat aktuale e 5% rritje të pensioneve nuk blihet gaz as për të gatuar, Rama i kujton që nëse veprohet si në ’97, nëse shpërndahen më shumë para seç mblidhen shteti bie si atëherë.

Ndërkohë një ndjekës që i kujton raportin çmime të larta – paga të ulëta, Rama ka replikuar duke i thënë që pikërisht sepse e di sa është niveli i pagave, çmimi i energjisë elektrike në vendin tonë nuk është rritur si kudo në rajon.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • vazhdo me PPP se as pension nuk do te kemi pas ca vitesh prandaj mos u qani kot me kushtet e sotme , sepse nuk kemi pare ende asgje nga psikopati qe i duket se ka bere mrekullira per ne qe nuk ja dime sakrificen qe ben ai dite e nate duke u lodhur se mbushuri thaset

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *