Banka Botërore: Borxhi Publik në Shqipëri më i larti në vendet e Ballkanit!

Amelda Amelda

Niveli i borxhit publik është një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga Banka Botërore për ekonominë shqiptare në raportin e  fundit.

Deri në fund të vitit 2021 niveli i borxhit publik në ekonominë shqiptare rezulton se  është 80.1%.Kjo është shifra më e lartë  e raportuar zyrtarisht në ekonominë shqiptare. Banka Botërore thekson se është e nevojshme që të merren masa të menjëhershme për të stabilizuar gjendjen financiare në vend.

“Borxhi publik i Shqipërisë është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, është e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale, veçanërisht nëpërmjet angazhimit të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale”.

Për të përmirësuar gjendjen ekonomike në vend Banka Botërore sugjeron që të ndërhyhet në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

“Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale”.

Por përtej rritjes së borxhit ecuria ekonomike duket se do të mbetet e ngadaltë në  vitet e ardhshme. në 2022 kjo shifër parashikohet që të  kap vlerën 4.1% nga 8.7 % që është për vitin 2021 dhe vetëm 4 % në dy vitet  e ardhshme./ABCnews

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Rritja ekonomike do vije si pasoje e shitjes se pikturave te kryeministrit me te gjate ne rajon.

  • BB rekomandon bukur
    1- rrisni taksat per te ardhurat personale dhe ulni tavanin e rroges se taksueshme
    2- egersoni taksambledhsit ndaj dyqanxhijve qe shesin pallatit me defter
    3-nxisni ligjin e xhungles se te berit biznes
    4-flaken popullates vendase qe kerkon standart jetese, importoni emigrante per si per biznesmene si per fuqi puntore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *