Kamila Valieva, 15-vjeçarja ruse e patinazhit artistik që ndihmoi ekipin e saj të fitonte medaljen e artë olimpike Dimërore në Pekin, dështoi në një test droge në dhjetor.
Valieva, e cila ishte femra e parë patinatore që u hodh në një kërcim katërfish në një Olimpiadë pasi ekipi i saj fitoi të hënën e kaluar, mori një mostër më 25 dhjetor në Kampionatin Rus të patinazhit artistik në Shën Petersburg.
Por rezultati pozitiv u raportua të martën.
Valieva rezultoi pozitive për trimetazidinën, e cila përdoret në parandalimin e sulmeve të anginës, por është në listën e ndaluar sepse klasifikohet si një modulator i metabolizmit kardiak dhe është vërtetuar se përmirëson efikasitetin fizik.
Një seri apelimesh do të thotë se kjo çështje tani do të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (Cas) për të marrë një vendim përfundimtar – me zëdhënësin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams duke thënë se ai dëshironte një zgjidhje “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Medaljet për garën ekipore – në të cilën Shtetet e Bashkuara përfunduan të dytat, Japonia e treta dhe Kanadaja e katërta – nuk do të jepen deri në rezultatin e seancës dëgjimore Cas.
Një zëdhënës i Komitetit Olimpik Rus (ROC) tha se do “të marrë masa gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e anëtarëve të ekipit të ROC dhe për të ruajtur medaljen e artë olimpike të fituar me ndershmëri”.
Cas tani do ta dëgjojë çështjen përpara paraqitjes së planifikuar të Valieva në garën individuale të patinazhit artistik për femra, e cila fillon të martën e ardhshme, 15 shkurt.
Atletët rusë po konkurrojnë nën emrin e Komitetit Olimpik Rus sepse Rusia mori një ndalim dy-vjeçar nga Wada në 2019 për programin e saj të dopingut të sponsorizuar nga shteti.
Midis 17 dhjetorit 2020 dhe 17 dhjetorit 2022, asnjë atlet nuk mund të përfaqësojë Rusinë në Lojërat Olimpike, Paraolimpike ose Kampionatet Botërore.
a.m/dita

Vetëm 15 vjeçe dhe shkatërron veten e saj me drogë. Sa trishtuese. Dhe habiten, pastaj, kur vdesin sportistët në moshë krejt të re. E mbyti kovidi, thonë, nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, prandaj duhen shtuar dozat e vaksinave.
O perdorin doping kinezet,por s`ka laborator qe i kap.
Shqiptaret perdorin doping kali,se neper gara i perdorin si kuaj karroce,per te mbyluar kinezet dhe amerikanet qe jane kane gjetur marifetin dopingut.
Armstrongu fitoi 7 here Tur de France dhe nuk u kap kurre.
Ua japin trajneret pa pasur dijeni atletja ne ushqim e pije.Kjo ndodh pothuajse me te gjithe atletet adolishente.Por gjynah per keto talente se ndodh te braktisin cdo gje e te shkoje me kot mundi .
Valieva esht figure fenomenale patinazh artistik