Nga Bujar Hudhri
Ishte prill i vitit 1996. Kisha shkuar në aeroport me tim vëlla Feridin për të pritur Kadarenë dhe zonjën e tij, Helenën. Nga takimi i parë nuk kishin kaluar as gjashtë muaj, ndaj prania e Feridit më jepte njëfarë sigurie.
Si hipëm në makinë, në pasqyrëzën e brendshme shihja portretin e qeshur të Kadaresë, çka më jepte disi prehje. Po kujtonin ngjarje dhe njerëz kur ishin në Lidhjen e Shkrimtarëve. Aq e shkurtër m’u duk rruga deri në shtëpinë e tij, sa më erdhi keq se do të ndaheshim, kur ai, në vend që të përshëndetej, tha prerazi:
– Ngjituni lart të dy. Por nuk po ju ftoj për drekë, ta keni të qartë, – na siguroi duke qeshur.
Pasi parkuam makinën te Hotel Tirana, nuk vonuam dhe drejt e tek apartamenti i tij. Derën na e hapi gjithë bezdi një grua që s’e kisha parë ndonjëherë. Është Kakuja, e motra, më tha Feridi, ndërsa u ulëm në kolltukët e dhomës së pritjes.
Hera e dytë që ndodhesha në atë vend. Nxora nga çanta nja pesë kopje të librit të “Dialog me Alain Bosquet”, që sapo e kisha shtypur në Itali. Po prisnim të vinte Kadareja, kur dëgjoj nga dera gjysmë e hapur zërin e Kakusë:
– Po këta, me vrap erdhën, nuk u pritej deri nesër!
Ka kaluar mbi çerek shekulli dhe nuk e harroj kurrë se si u ndjeva në ato çaste. Më duket sikur më djegin faqet edhe sot e kësaj dite nga turpi. Por do të kalonin shumë vite ta kuptoja domethënien e sjelljes së Kakusë.
Takimet me Kakunë ishin të rralla (ajo punonte në redaksinë e gazetës “Shekulli”), vetëm në promovime apo panairi libri. Por e solli rasti që të bënim një udhëtim të gjatë deri në Gjirokastër. Ishte janar i vitit 2001.
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, zoti Ylli Asllani, na kishte ftuar në një ceremoni me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Kadaresë. E lamë me Kakunë të niseshim herët në mëngjes, sepse na priste një rrugë e gjatë dhe e vështirë.
Kur iu afruam Lushnjës, ndalova makinën pranë një restoranti dhe i thashë Kakusë që të zbriste. Ndërkohë ajo hapi një qese me byreçka, djathë, ëmbëlsira dhe e vuri në prehër.
– Uh, çfarë restoranti! – foli gati me zemërim. -Vetëm për të harxhuar paratë janë e prapë të merr uria, – vazhdoi. -Shko ti, po të pres këtu.
U ula i vetëm në restorant, por po më dukej sikur po i fshihesha Kakusë. (Që nga ky rast, me shaka u them të tjerëve se si mund ta përfytyronim një restorant sipas Kakusë. Ti hyn brenda, ndërsa ti ulesh, të rrethojnë kamerierët gjithë gëzim, të ofrojnë çfarë të duash dhe në fund, bakshishin nuk e jep ti, por ata, madje, të luten se ndryshe do ta ndienin veten keq. Ia thosha herë pas here këtë kur uleshim në bar apo restorante dhe fytyrës së saj nuk i lëvizte sikur një muskul.)
Kur po i afroheshim Gjirokastrës, m’u lut të ndalonim. Zbriti, hipi në ndenjësen prapa dhe më tha me të qeshur:
– Tani shiko drejt, mos kthe kokën mbrapa, se do të bëj striptizë!
Kur ndaluam pranë sheshit të Çerçizit, shikoj një Kaku tjetër. Një zonjë e vërtetë! Dhe në ndenjësen prapa një pirg me triko, bluza, xhaketa, shall. Ngaqë mëngjesi kishte qenë i ftohtë, ishte veshur e ngjeshur mirë.
Ishte një ditë e bukur, ndaj iu luta të më tregonte shtëpinë ku kishte lindur.
Morëm rrugën të heshtur, por nën vështrimin e shumë kalimtarëve apo shitësve që rrinin në dyert e shitoreve. Po u afroheshim shtëpisë së Kadarenjve. Megjithëse e dëmtuar nga zjarri që kishte rënë kohë më parë, dukej madhështore nga larg.
– S’mbahet mend që kur s’kam ardhur këtu, më tha kur e pyeta se kur ka qenë hera e fundit. Befas fytyrës i kishte rënë një tis mallëngjimi. Gati përballë shtëpisë ishte një portë e madhe ku në dy gurë të mëdhenj anash ishin ulur dy gra.
Njëra po thoshte: moj, si Kadrija më duket. Kurse Kakuja kokën drejt, as majtas as djathtas, nuk u hodhi sytë. Njëra prej tyre mori guximin, nxitoi të na priste rrugën dhe i doli përpara me një fytyrë ku mund të shihej qartë gëzimi:
– Moj, mos je Kakuja ti?
– Jo, – i tha Kakuja ftohtë. – Kush je ti?
– Po ti moj, Kakuja, je. Nuk më mban mend? Mamaja jote na jepte gjithnjë bukë kur dilnim e luanim në oborr.
– A, ashtu? Mirë jeni?
Nuk po u besoja veshëve. Asnjë shenjë mallëngjimi. Tronditjeje. Çfarë vetëpërmbajtje! Tmerr! U ndamë pa folur, tani ishim te porta e shtëpisë.
– E shikon atë shtyllë elektriku? Me llambën e rrugës lexoja libra natën. Na e fiknin dritën prindërit, mos harxhonim!
(Kur vite më vonë, në prani të Kakusë, ia tregova një herë Kadaresë, ai me një ton tallës i tha: “Po kur të duket edhe ty vetja e rëndësishme. Pika!” Ndërsa Kakuja, gjithë duke u vetëmbrojtur, me sy gati do t’ia shkrepte të qarit, ia ktheu: “Po ç’bëra, mo?”)
Pasdite u zhvillua një ceremoni për dhënien e titullit “Nderi i Gjirokastrës” Kadaresë, Musine Kokalarit dhe Eqrem Çabejt. Sa herë na afroheshin kamerat, Kakuja ia niste gjithë: bobo, ja do të më shohë Ismaili! Do të më bërtasë!
(Tani që po i shkruaj këto radhë, e ndiej se sa dashuri kishte për vëllain e saj të shquar, por që për të tjerë kjo është së prapthi po t’i lexosh fjalët normalisht.)
Se sa dashuri kishte ajo për Kadarenë arrita ta kuptoja mirë, sidomos kur Kakuja filloi punën në redaksinë e “Onufrit”. Pas një bashkëpunimi të çmuar në botimin e veprës së plotë të Kadaresë, m’u duk fare e natyrshme ta kishim në staf.
Aq më tepër kur kishte një përvojë të gjatë si redaktore, por, kryesorja, ishte një grua e kulturuar dhe kishte një dashuri dhe adhurim të çmendur për librat. Recitonte vargje të tëra nga “Onjegini”, vargje të Eseninit, Kadaresë, Agollit. Dinte të fliste bukur për çdo libër, për çdo personazh romani. Sepse jeta e saj kishte qenë vetëm libra. Ndaj ishte fat për një redaksi të kishte një punonjëse të tillë.
Përveç kësaj, duke gjykuar moshën dhe shëndetin e saj, më dukej se për të ishte një prehja pas kaq vitesh punë sfilitëse nëpër redaksitë e gazetave qendrore. Por Kakuja nuk mund të ndahej dot nga gazetat. Kurioziteti i saj dhe dëshira për të qenë në këto mjedise ku ajo të sfidonte me aftësitë e saj kolegët ishte shumë e qartë për mua.
Sidomos kur mora vesh se ndërkohë që punonte te ne ishte korrektore edhe në dy gazeta të tjera. Nuk e besova në fillim dhe gjithë dyshim i thashë: po si ia del të punosh pa pushim? Nuk pranoi asgjë. Kurrë nuk mund ta kuptoje se po thoshte ose jo të vërtetën. Aq vetëpërmbajtje kishte.
Të nesërmen kishte lënë një letër, ku më kërkonte ndjesë dhe jepte dorëheqjen. O Zot, sa m’u dhimbs! I thashë të vinte në zyrë dhe me një ton dashamirës iu drejtova:
– Ç’më çan kokën, o Kaku? Pse kërkon të më mbushësh mendjen? Ti je e lirë pas pune të shkosh e të punosh ku ti dëshiron. Madje, si të mbarosh punën, mund të shkosh edhe të bësh striptizë! – shtova për ta zhdramatizuar situatën.
Por, sikundër e kuptova më vonë, ajo e bënte këtë për të marrë vesh se ç’thuhej, ç’do të shkruhej për Kadarenë. Kanë qenë kohë kur shtypi merrej shumë me jetën e Kadaresë dhe Kakuja e vuante shumë. Vetëm për këtë jetonte dhe kishte aq energji dhe shpirt luftarak sa nuk ia dilje dot ta frenoje.
Kam pasur rastin ta shoh këtë që shkruaj kur në zyrë erdhi një zonjë, vajza e një përkthyesi të madh, dhe nënshkruam kontratë botimi. Për ta festuar, e ftova edhe Kakunë në restorantin përballë zyrave.
Sapo Kakuja dëgjoi mbiemrin e zonjës, u sigurua se ç’lidhje kishte me një person që shkruante kundër Kadaresë vazhdimisht veç kur filloi e s’dinte të mbaronte. U krijua një situatë e rëndë. I lutesha të ndalonte, por kjo sikur e përndizte më keq. Zonja përballë vetëm buzëqeshte me atë fytyrën e saj të bukur dhe e shihte në sy Kakunë.
Nuk e ndaloja dot. Si një lodër që bën zhurmë të tmerrshme, por nuk e ndalon dot po nuk i hoqe bateritë.
Ishte dashuria e saj për vëllain e famshëm! Jetonte vetëm për ta dëshmuar në çdo rast. Kaq e thjeshtë është.
E kam kuptuar me kohë këtë ndjenjë të bukur dashuri motre për vëllain, gjithë këto vite. Po sa e mezidukshme për të tjerët mund të ishte kjo. Dhe vërtet, si mund ta kuptosh në këto dy raste:
Ai sapo ka mbërritur pas gjashtë muajsh nga Franca dhe ajo si e trembur para tij.
– Hë, ç’kemi? (E pyet ai, as dorë, as përqafim.)
– Hiç, – përgjigjja e saj si një zog i trembur.
Apo kur nisej Kadareja për në Paris. Makina ka ndaluar përballë Sky Tower ku ka apartamentin. Sigurohem që dyert janë mbyllur dhe ndërsa hap derën për të ngarë makinën, pak më tutje shoh portretin e trishtuar, të dhembshur, të motrës. Nuk mundem t’i harroj këto çaste që përsëriteshin dy apo tri herë, çdo vit.
Ndërsa vendoseshin kurorat mbi varrin e Kakusë, s’di pse befas në kokë erdhi një mendim që e kisha pasur mbase brenda vetes përherë. Jetoi në këtë botë vetëm për dy dashuri të mëdha, të padyshimta, të përjetshme: për vëllain e saj të famshëm dhe për librat!
—–
Nga faqja e autorit në Facebook

U shua nje qiri qe rrinte ndezur per te vellane.
Bujari ne vend te vinte vetulla, ka nxjerre syte.
Nuk e dija kaq budalla
Te njejten gje po mendoja dhe une teksa lexoja.
Kakuja kishte vëlla edhe Shahinin, të mirin, fisnikun, mjekun e shquar, profesorin, i cili ashtu si Ismaili dhe ai ishte i shquar në fushën e tij. Thënë këtë, ajo nuk mund të kishte vetëm dy dashuri, por tre, sepse motra nuk i ndan vëllezërit, veçse për ndonjë arsye shumë madhore apo specifike (!!)
Tjetër, ajo që më ra në sy nga shkrimi i Hudhrit, ishte një lloj përbuzje që çfaqte Ismaili ndaj saj dhe po ashtu që prej saj, më shumë se idhujtari ndaj Ismailit, kishte një lloj droje apo frike (!). Autoriteti i Ismailit apo kompleksimi i saj përkundër “implikimit” që, sipas Ismailit mund t’i kishte rrezikuar të dy, për shkak të thënieve të saj për jetën intime të diktatorit Hoxha, apo të tjera arsye, që askush nuk mund t’i dijë. Ajo që dihet është intervista (e bërë publike) që Kadare ka dhënë për atë rast, ku shpjegon pse i bëri letër (sot publike dhe kjo) diktatorit, ku sipas tij, për ta shpëtuar motrën, por me siguri më shumë nga frika e ndonjë pasoje, e justifikoi veprimin e saj, duke e cilësuar atë si “e çmendur” (?!). Në fakt për letrën apo kushedi se për çfarë arsye të tjera, më tej të dy nuk patën asnjë pasojë, pavarësisht se Ismsili i ka mëshuar gjithmonë faktit se para ’90-ës, survejohej nga Sigurimi i Enver Hoxhës (!). Gjithsesi letra u arkivua, për t’u bërë publike disa vite më parë. Komplekset apo paranoja e Kadaresë ndoshta kishin ndërtuar ato marrëdhënie dashuri-frikë midis vëllait dhe motrës, siç mund të kuptohen nga shkrimi i Hudhrit.
Ndaj me të drejtë komentuesi më sipër thotë, që Hudhri, në vend që të vinte vetulla nxorri sytë.
Nuk duket ne shkrim -per nje lexues qe nuk e ka njohur te ndjeren ne fjale- as pune vetullash e as pune sysh! Ndoshta nje njeriu te afert te saj, po, shkrimi mund ti lerw ate pwrshtypje! Por te mos harrojme se shkrimi eshte bere per ata qe nuk e kane njohur te ndjeren, e jo per ata qe e kane njohur! Mbi te gjitha shkrimi ka detaje te thjeshta njerezore, te dhena me ndjeshmeri, qe e prezantojne te motren e I. Kadarese ashtu njeri te thjeshte e pa pretendime!
Edhe lidhja me tej e Buretos e syve-vetullave me letren e Ismailit per te motren e ‘cmendur’, me duket pa lidhje fare, sepse te njejten leter do shkruante edhe Bureto, edhe une, edhe kushdo tjeter ate kohe ne ato rrethana!
Si perfundim do thoja, se kjo zonje-qytetare e thjeshte si gjithe njerzia, do te kishte patur ne nje vend tjeter, si Franca bie fjala, nje vemendje me te hershme permjet nje shkrimi a dokumentari te shkurter. Shumica e njerezve, po si une, per here te pare degjojne per ‘te, -nje karakteristike tipike shqiptare kjo!
Kadria u prefte ne paqe! Po ti mor Bujar,kur s’ke gje me rendesi per te thene, me mire e mbyll gojen!
1958 – Kadria dhe une ishim aresimtare
ne Narte: Mbajt mend se drejtor i shko-
lles 7/vjecare ishte Odhise Vera nga
Palasa, nje person i shkelqyer, ndersa
nendrejtor ishte Dashamir Cipi . Edhe ky ishte jo vetem i kulturuar por edhe nje mesues i afte ! Kadrija ishte nje me-
suese e pakrahasueshme ! Sot te gjithe
e di jo vetem ne por e gjithe bota cili eshte kolosi i letersise shqiptare por
atehere(1958) pak e.njihnin Kadarene !
Kadria mbetet ne mendjen time nje femer e dlire dhe fisnike ! Me kete rast i
transmetoj families se saj ngushullimet
me te thella ! U prehte ne paqe…!!!
Nga larg alphade…….!
Hirushja e shtepise Kadare..
Ishte e bukur ne shpirt.
Koqe fare demo.
Motra e Gjergj Elez Alise e koheve moderne kapitaliste.
Po vellai nuk eshte Gjergji.
I kisha bere mutin vellait te famshem qe kete e tregonte me motren e vetme.
Pas 6 muajve as dore e as perqafim.
Dhe kush ai kurvar qe sla femer pa puthur e pa i fut duart.
Nje komentus dje shkruante qe:
Motra e vetme e molit te vogel po plak e te famshem (po jo perfaqesues i qenies humane) vdiq e vetmuar, e pa veshur, pa perkujdesje, pa dhembe.
Si moter beqare mund ta merrte ne ngarkim e te kalonte pleqerine ne France sic e ka zakon Shqiptari.
Vellai e ka gjithmone amanet nga prinderit ta pleqeroi motren beqare.
I dridhen pleqte ne varr.
Po moli nuk dihet , rrezik dhe veten e tij nuk do me shume se parate.
E verteta eshte s’jetoj kur se vellau ishte ai qe nuk e linte as nje fjale me fol! Nga droja se po tregon se sa ka ´zbukuruar’ kujtimet e jetes se tyre ne gjirokaster Vellau.. katilla me komplexe plot sa edhe nje fjale te mire komshise nukmundet me i thane nje here ne njeqind vjete! Kopraç edhe ma i madh eshte velau i kakuse!
Shfaqet edhe njehere karakteri i ulet i Ismailit.
Shkrimtar i madh, njeri i vogel
Cfare te ben paranoja.
Për njerezinë eshte pak e veshtire te kuptojnë sjelljet e Kadarejve ose edhe te nje njeriu fare te zakonshem i cili eshte gjithe kohes nen mbikqyrje. Instinktivisht perfundojne ne mbyllje ndaj ambientit dhe berjen e nje jete minimaliste.
Harrojne që mbikqyrja deri ne ’90 e kishte emrin sopatë.
Rrefim kryeveper !
Gjirokastritet jane “noprane”, kryelarte. Nuk tregojne ne pazar emocionet e tyre dhe vazhdimisht vezhgojne emocionet e te tjereve dhe cfare ndodh dhe thuhet perreth.
“Sojllikun” e kane dobesi dhe kete e tregojne ne sjellje ne veshje dhe ne menyren e jeteses.
Ne pazar i pari eshte Burri ndersa ne shtepi gruaja gjirokastrite ben ligjin si ne rregulla ashtu dhe ne administrimin e familjes dhe shtepise.
Kur lexoja per Kakune, me mori malli per gjyshen time gjirokastrite qe nuk jeton me.
Shkas per te thene dicka per I Kadarene ma dha shkrimi i mesiperrm me pohimin e tij qe miqve u thote qe te ngjiteni lart por dreke nuk ju jap. Dhe e motra ,ndjese paste tashme kete karakteristike te gjirokastriteve kishte. Kurnace te vertete . Ne vitet 70/ 80 nuk mbaj mend vitin e sakte prandaj shkruaj si me lart nje punonjes i mdermarrjeve shteterore atehere ,marangoz ne zanat ishte caktuar te bente bibloteken ne shtetpine e Kadarese .Punoi dite te tera deri ne perfundim te detyres qe kishte marre ne ngarkim . Dhe ne mendje i kishte ngelur sjellja prej kurnaci te Ismailit qe hante cdo dite dreken perballe atij dhe nje here nuk e ftoi te hanin bashke . Dhe revolten e kesaj sjellje jo njerezore e shqiptare e zbrazte me fjalet ; E kam dh,,,,,,, ne m,,,,,,, librat qe ai shkruan kur nuk din te sillet si njeri .Ky eshte fakt real se njeriu ishte kusheriri im i pare dhe e kam degjuar me veshet e mij. Keshtu qe dhe kurnaclleku i te motres as qe me cudit se e paskan zakon familjar . Nje te huaji qe te shikon se han dicka te vjen ti thuash ,hajde bujrum e jo nje puntori qe punonte me ore ne shtepine tende. Kot dhe nuk thone per gjirokastritet qe lidhin macen kur hane.
Ke te drejte Rita,
mua si femije me kujtohet qe kisha gezim kur vinin bojaxhinjte e komunales (kur prinderit kishin vetem stres) sepse ate dite do te gatuhej nje dreke jo e zakonshme per bojaxhinjte, dhe sigurisht edhe per ne femijet mbetej dicka.
Ma Toni eshte nje ngjarje e vertete qe ka ngjare e kusheriri im ma tha kur me pa te lexoja nje veper te tij .C”e lexxon ate m,,,,,,Dhe te gjithe qe degjuam ate pohim te tile ne shtepi u stepem e s”dinim si te pergjigjeshim. Jam gati te them dhe emrin e punonjesit te zdruktharise se atehereshme ne Tirane ,ne se Kadareja e mohon kete rast. Do kisha deshire te degjoja arsyetimin e tij . Ne gjithe ato dite qe punoi kusheriri im ne shtepine e tij dreqi t”a haje nje here do t”a ftoje te hante nje kafshate buke se bashku. Dikush revoltohet qe shkruaj kete fakt te tille kur flitet per te motren ne artikull. Por pikerisht ky artikull qe tregon per vetine e nje kursimtare maniake te se motres me shtyu te tregoj per nje ngjarje reale ndodhur ,,dikur ne shtepine e Kadarese . Dhe ato qe jane nga gjirokastra nuk turperohen shume nga ky ves por e kane dhe si lajke . Keshtu jemi ne kurnace thote buzeqeshja e tyre kur i permend macen e lidhur ,,,,,,,,etj . etj.
Edhe ne vdekje shfaqemi te liq deri ne cdo qelize. Turp!
Nese dikush eshte zemerngushte dhe ka lenduar njerez gjithe jeten, pse te mos e shprehin dhe ata indinjaten kur u jepet rasti? Kete lexojme ketu e jo ndonje virtyt te mire qe ka lene gjurme te mira tek njerezit.