Përdori shqipen në Kishë, 117 vite më parë u vra Papa Kristo Negovani

Amelda Amelda

Ishte 12 shkurti i vitit 1905, kur Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe tre bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë.

Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin. Papa Kristo Negovani u lind në vitin 1875 në Negovan të Kolonjës. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë.

lirisë e pavarësisë së vendit. Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij dhe me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë.

Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe, dhe 2 ditë më vonë, u vra.

Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj, si dhe shkroi e përkthyeu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik.

Vrasja

Vrasjen e Papa Kristo Negovanit e kishte organizuar dhe e kishte bërë dhespoti i Kosturit. Ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi dhe kur dëgjoi që u mbajt në gjuhën shqipe, u nevrikos dhe si i tërbuar iku nga fshati pa u takuar me njeri, duke thënë kërcënuar se do ta shihnin përsëri.

Para se të largohej, iu dha edhe urdhrin andartëve të Jan Bullakës që të vrisnin brenda ditës në fshatin tonë 25 patriotë shqiptarë, me në krye dhaskal Kriston dhe vëllain e tij, Theodhosin. Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditëve, më 12 shkurt 1905, me thika e hanxharë nga banda shoviniste greke që dhespoti i kishte sjellë, siç u fol nga fshatarët, nga Kreta, të maskuar në pyllin afër fshatit.

a.m/dita

Share This Article
21 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *