Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur këtë të shtunë në takim, ish Presidentin kroat Stipe Mesić dhe ish-Presidentin shqiptar Bamir Topi. Ajo ka ndarë një foto me të dy politikanët, ndërsa shkruan se janë miq të mëdhenj të Kosovës.
“Me dy miq të mëdhenj të Kosovës: ish-Presidentin kroat Stipe Mesić dhe ish-Presidentin shqiptar Bamir Topi”, shkruan Osmani.
Mesić është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ndërsa herët është takuar me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe në orët në vijim, pritet të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.
a.m/dita
