Roja e sigurisë pikturon sy, shkatëron pikturën me vlerë 750 mijë paundë

Amelda Amelda

Një roje sigurie në ditën e tij të parë të punës në një galeri arti vandalizoi një pikturë prej 750,000 paund të një prej piktorëve më të mëdhenj të avantgardës ruse, duke i vizatuar sytë dhe një gojë.

Vizitorët vunë re shenja te vizatuara me stilolaps në subjektet pa fytyrë të Tri figurave të Anna Leporskaya (1932-34) ndërsa piktura ishte huazuar në Qendrën Yeltsin në qytetin e Yekaterinburg në Urale.

Burri i paidentifikuar thuhet se nuk u paraqit në punë për disa ditë pas incidentit dhe fiku telefonin.

I dyshuari përballet me një gjobë të rëndë ose tre muaj burg nëse shpallet fajtor.

Anna Leposkaya, e lindur në Kiev në vitin 1900, është një studente e njohur e Kazirmir Malevich, një nga baballarët e artit abstrakt.

Kompania e sigurimeve që vlerësoi pikturën në 750,000 £, ka rënë dakord të paguajë rreth 2,500 £ për punën e restaurimit në Moskë.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *