Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga kanë rënë dy të rinj të cilët akuzohen për vjedhje.
Më konkretisht bëhet fjalë për E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P.F.
Nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.
Gjithashtu në prang aka përfunduar edhe 31-vjeçari K.S., pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e F.S.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit: S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë, dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara.
a.m/dita
