Hillary Clinton nuk i ka kursyer shakatë thumbuese për ish- presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Në një postim në Twitter, Clinton ka bërë një shaka për ato që thuhen në shumë raporte se Trump hidhte periodikisht dokumentet në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë.
“Pikërisht në kohë për Ditën e Galentinit (festë amerikane në 13 shkurt) dhe lajmin se Trump po hidhte dokumente në tualetet e Shtëpisë së Bardhë…”, postoi Cliton, kandidatja demokrate për presidente në vitin 2016 dhe ish-Sekretare e Shtetit.
Ndërkohë, ish-Sekretarja e Shtetit ka promovuar për shitje një kapele të saj, ku lexohet “Por e-mailet e saj”, shkruan CNN.
Organizata e saj jofitimprurëse ‘Onward Together’ po shet kapelen si pjesë e përpjekjeve të saj për mbledhjen e fondeve.
Postimi i Clinton vjen pas raportimeve të kësaj jave se Trump shpesh griste dokumente, drafte dhe memorandum, pasi i lexonte ato.
Just in time for Galentine’s Day, and the news that Trump was flushing documents down White House toilets…
A limited edition hat is in the @onwardtogether store now. https://t.co/4TiUxjmRNY pic.twitter.com/rF7EeOKXm4
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) February 11, 2022
Zbulimi i zakonit të Trump, ku letrat përfundonin në tualetin e tij, u zbulua për herë të parë të enjten nga Maggie Haberman, një gazetare e New York Times dhe autore e librit të ardhshëm “Njeriu i besimit” për Trump.
Trump i ka mohuar akuzat për hedhjen e letrave në tualet dhe i ka cilësuar si të pavërteta.
Kapelja që Clinton promovoi, i referohet përdorimit të një llogarie personale emaili në një server privat gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit nën administratën e Obamës. FBI-ja hetoi çështjen dhe drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, tha në vitin 2016 se Clinton ishte “jashtëzakonisht e pakujdesshme”, por përfundimisht vendosi se ajo nuk duhej të akuzohej.
Mosmarrëveshja e emailit nxiti gjithashtu një hetim të brendshëm të Departamentit të Shtetit që zbuloi se Clinton nuk keqpërdori qëllimisht informacionin e klasifikuar.
Clinton themeloi organizatën e saj jofitimprurëse pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 me një mision për të mbështetur liderët dhe organizatat progresive. Si pjesë e përpjekjeve për mbledhjen e fondeve, organizata shet mallra duke përdorur ngjashmërinë dhe emrin e saj.
j.l./ dita

Mire ka bere ato letra ate vlere kane pasur, vetem per te fshire bythen.
HILLARY CLINTON ESHTE NJE KULCEDER ME FYTYRE NJERIU E KRIJUAR NGA GEORGE SOROSI
Kjo lakmitare egoiste e papare per para dhe pushtet bashke me mashtruesin Obama jane fajtore per zjarrin qe i vune Lindjes se Mesme dhe jane shkakatare te Vales se Papare te emigranteve nga kjo zone drej BE-se dhe Botes te yshtur nga mafioze George Soros qe “ku i shkel kemba nuk mbin bari” Kur ambasadori amerikane ne Beghazi i telefonoi sekretares se Obames, Hillary Clinton se talebanet po pushtonin ambasaden amerikane dhe se ajo duhej te dergonte helikoptere per ta shpetuar ate dhe stafin, Clinton ja ktheu: “Jam duke mbjellur domate ne oborrin e Shtepise se Bardhe me Mishel Obamen, me telefono me vone” Ambasadorit amerikan ne Benghazi talebanet ja prene koken dhe e hodhen ne internet krimin e tyre per ta pare gjithe Bota, por Hillary Clinton akoma nuk i ka kerkuar falje familjes se tij he te stafit amerikan ne Benghazi per cinizmin e saj kriminal si sekretare shtetit.