Konfliktet në Ukrainë ndikojnë tek gruri, shqetësimet e ndërprerjes së furnizimeve rrisin ndjeshëm çmimin në bursë

Ornela
Combines harvest wheat in the Novovodolazhsky district of Ukraine's Kharkiv region on July 25, 2017. Pavlo Pakhomenko/NurPhoto via Getty Images

Çmimi i grurit është rritur prej tensioneve të fundit në Ukrainë, që ngritën shqetësimet mbi perspektivën e dërgesave të drithrave në Europën Lindore.

Kontrata e grurit në bursën e Çikagos, u rrit me 4.4%, ndërsa kontratat që ndjekin çmimin e misrit dhe sojës, janë rritur gjithashtu në bursë, ndërkohë që inteligjenca amerikane sinjalizoi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën përpara se të përfundojnë lojërat Olimpike të Dimrit në javën e ardhshme. Moska nga ana tjetër, ka mohuar planet për sulm.

Ukraina dhe Rusia janë kampionë botëror të industrisë së grurit dhe furnizojnë mbi 25% të nevojave në botë të drithrave. Vendet luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në botë në dërgesat e vajit të misrit dhe lulediellit. Konflikti i tejzgjatur në rajon mund të mbajë të fryra çmimet e këtyre lëndëve të para, duke të rrisë çmimet e ushqimit, që ndodhen që tani në nivelet më të larta në 1 dekadë.

Kontrata referencë në bursën e Çikagos, për dërgesë në muajin Maj, u rrit me normën më të madhe në 4 muaj, përpara se ta mbyllte tregtinë në rritje me 3.2% në 8.04 dolarë për shinik. Çmimet tek drithërat, farat vajore dhe tregjet e buta janë rritur të gjitha në kohët e fundit, prej problemeve në anën e ofertës, ç’ka sinjalizon se inflacioni ushqimor që ka goditur konsumatorët në të gjithë botën, pritet të vazhdojë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Dy prodhimet baze te njerzimit ; buka dhe gazi (energjia) jane ne Rusi!? Nuk behet fjale per armatime berthamore apo sasi te tjera te pallogariteshme ne sherbim te nji ushtrie nga me te medhate ne bote ! Amerika po e nxit luften Ukraine Rusi ,sepse mendon qe Rusia do te humbiste ne kete lufte ku do te marrin pjese ose do te perfshiheshin edhe shtetet te tjera anetare te NATO dhe kryesisht ato te Europes!A do ta lejoje Europa nji kasapane tjeter me te tmerreshme se ajo qe kaloi gati 80 vjet me pare , kur Amerika dhe Anglia as qe u preken ne territoret e tyre prej saj ,sepse lufta u zhvillua jashte vendeve te tyre ,ne saje te marreveshjeve te fshhta midis tyre dhe Gjermnise, sic po perpiqe ta beje edhe tashti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *