Yuri Kim me ish-të përndjekurit në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Jam e prekur!

J L

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ditën e sotme u është bashkuar ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inagurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Yuri Kim, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky kamp ka mbajtur mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme, ku vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950 humbën jetën nga sëmundjet 285 fëmijë.

E prekur nga historia e Simon Mirakajt, ish i internuar, Yuri Kim u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptarë që të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë.

“Isha e nderuar t’iu bashkohesha ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Gjatë funksionimit të tij në vitet 1949-1953, kampi i Tepelenës mbajti mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme. Vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950, vdiqën nga sëmundjet 285 fëmijë. U preka kur dëgjova Simon Mirakajn, i cili u detyrua të jetonte atje nga mosha katër deri në nëntë vjeç, të fliste për atë që ai dhe të tjerët duruan në kamp.

Është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Njerëzit vazhdojnë të vuajnë, veçanërisht ata që nuk kanë gjetur ende eshtrat e të dashurve të tyre. Paqja nuk mund të vijë pa të vërtetën dhe pajtimin”, shkruan Yuri Kim.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ambasadore e SHBA-ve,e pa pune, apo kryetare e shoqates se te perkedhelurve ‘politike’!?
    Kujt ja ngre shqetesimin e kampit te Tepelenes kur 30 vjet ne pushtet ne kete vend pa shtet jane kreret koloboracioniste kujslinge tradhetare qe i kane lyer duar e kme gjak shqiptari nga btere BBBB-Biberajt,lBValli,Butkat,Berishet,Beogradasit……Pse vazhdon te ndjelle perçarje kjo qenje si tere parardhesit e saj?????

  • Cfarr munde te na thote shoqja Kimete per kampet e internimit ne amerike nga dhjetori i 1941 deri ne perfundim te luftes se dyte boterore ku u internuan miliona shtetas amerikan me origjin japoneze?

  • Zonja ambasadore kur degjoj krimet e ku klus klanit tmerohem. Burgjet e denim me vdekje te USA oh Zot. Kur kam pare video te ushtareve usa me te burgosurit ne Iraq ………kjo eshte qenia njerezore e karrikja e pushtetit, ska rendesi cfare sistemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *