Si u vra Vasil Shanto, kush e vrau, a ka lidhje personi, emrin e të cilit mban sot një rrugë kryesore në Mitrovicë (DËSHMIA)

redaktor

 

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Në paraqitjet e tij për figurën e Xhafer Devës, analisti Nexhmedin Spahiu, ndoshta nga padija, megjithëse është njeri i mësuar, mes të tjerave ka sjellë edhe vrasjen e Vasil Shantos, me 1 shkurt 1944.

Si edhe herë të tjera, duke luajtur me hijen e viteve, ai ka sjellë të pasaktësi të mëdha, deformime historike, të cilat, edhe pse janë të njohura në Shqipëri, sidomos në Shkodër, manipulohen deri në skaj.

Spahiu shkruan:

“Në Mitrovicë ka shkollë me emrin Bislim Bajgora, dhe një nga rrugët kryesore mban këtë emër. Por kush ishte Bislim Bajgora? Bislimi ishte në fakt një xhandar i thjeshtë, që vrau Vasil Shanton, dhe merita e vetme e tij, ishte që vrau Vasil Shanton dhe arrestoi Miladin Popoviçin dhe për këtë meritë, i është vënë emri i një prej rrugëve kryesore në Mitrovicë dhe në qytetet e tjera.

Heroizmi i Vasil Shantos ishte se vrau djalin e Isa Boletinit, Nënkolonel Adem Boletinin. Kjo ishte lufta e tij antifashiste. Djali i Isa Boletinit, nënkolonel Adem Boletini ishte shefi i xhandarmërisë së Shkodrës, ishte në funksion të shtetit shqiptar, ishte oficer i shkolluar dhe nën emrin e luftës antifashiste dhe antinaziste, sepse fashizmi kishte përfunduar, e vrau Vasil Shanton.

Kur xhandarmëria e Shkodrës, përkatësisht kur Bislim Bajgora arrestoi Miladin Popoviçin, Vasil Shanton dhe një tjetër, ai vrau Vasil Shanton pikërisht për të marrë hak për djalin e Isa Boletinit…”

E gjithë deklarata e tij është një mashtrim! Së pari, Bislim Bajgora nuk ishte një xhandar i thjeshtë, por njëri ndër drejtuesit e regjimentit “Kosova”, që veproi në Shkodër dhe që u bë tmerri i qytetit. Ai ishte njëri ndër figurat më të urryera në Shkodër, edhe shumë vite pas luftës, dhe jo një xhandar i thjeshtë.

Vasil Shanto asnjëherë nuk është arrestuar nga fashistët apo nazistët që e kërkonin kudo kokën e tij. Ai është arrestuar vetëm një herë, nga xhandarët e Zogut dhe është dënuar. Miladin Popoviçi nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër gjatë luftës, ndërsa Dushan Mugosha, po.

Ai është takuar me Vasil Shanton në shtëpinë e Ranko Thanasit, kushëri i Vasilit dhe biseda është ndërprerë me tone të ashpra, menjëherë kur Ranko, i këshilluar më parë nga Vasili, si rastësisht pyeti se kur do të bashkohej Kosova me Shqipërinë.

Adem Boletini nuk ka qenë asnjëherë komandant i xhandarmërisë së qarkut të Shkodrës. Këtë funksion e ka pasur major Ndrec Prenga dhe atentati ka qenë i organizuar në eliminimin e tij.

Nuk është vrarë nga Vasil Shanto, por nga drejtuesi i njësiteve guerile Hajrulla Kastrati dhe një grup pranë tij. Xhandarmëria e kohës, në të gjitha qarqet, si pas pohimeve të funksionarëve të lartë gjermanë, ka qenë mbështetje e forcës gjermane, dhe përmes tyre janë bërë bastisje, vrasje, arrestime dhe grabitje.

Në Shkodër, përmes forcave të xhandarmërisë u vranë shumë antifashistë, figura të njohura, si doktor Karamitri, Nikolla Fanko, Esat Gjyli, Hajrulla Kastrati, Daniel Matlija, u arrestua dhe iu dorëzua majorit SS Hauzding, drejtuesi dhe Heroi i njohur Manush Alimani, i cili vdiq në torturat 27 ditëshe; është i njohur fakti se komandanti i mëvonshëm i xhandarmërisë, pasi arrestoi qindra djem e burra të Shkodrës, i dërgoi në kampet e përqendrimit naziste, shumë nga të cilët u vranë në masakrën e Kukësit ose në kampin e përqendrimit në Prishtinë, apo edhe më tej, dy antifashistë të njohur, pasi u zunë rob, u pushkatuan në mesin e qytetit dhe meqenëse ende nuk kishin vdekur, ky komandant urdhëroi t’u mbushej goja me llaçin e një banese aty afër, e vetë shkoi të pinte kafe dhe priste lajmin e vdekjes. Dhe ishte fundi i luftës.

Pra, përrallat se xhandarmëria ishte në funksion të shtetit shqiptar, kur nuk kishte shtet, kishte vetëm një qeveri kuislinge, nën diktatin nazist, që luante me neutralitetin, por që i armatoste xhandarët, mes tyre edhe atyre të ardhur nga Kosova, për t’i shpënë në luftë me nacional çlirimtaren, janë mjerime politike, të cilat ngjasin vetëm në trojet shqiptare.

Bislim Bajgora nuk ka asnjë lidhje, absolutisht asnjë,.me vrasjen e Vasil Shantos, ku ky i fundit ishte një organizator i shquar i luftës antifashiste, sidomos në Veriun e shtetit shqiptar, me autoritet të jashtëzakonshëm, figurë politike organizative dhe drejtuese. Bislim Bajgora nuk ka pasur “ fatin” të arrestojë Vasilin, e aq më pak ta vrasë atë.

Nexhmedin Spahiu, ose nuk e di historinë dhe bën sikur e di, ose e trillon dhe e di përse e trillon. Ai është figurë e njohur mediale në Kosovë, sidomos për qëndrimet e tij in extremis ndaj Shqipërisë, shtetit shqiptar dhe, më tej, lëvizjes dhe luftës çlirimtare në Kosovë. Është mbështetësi kryesor i tezës së krijimit të kombit kosovar, shërbim që mezi pritet nga fqinjët veriorë të Kosovës, gjithnjë me arsyetimin se me Shqipërinë nuk kemi asgjë të përbashkët, madje as gjuhën.

Në pikun e luftës së Kosovës ai ishte figura mediale që mbështeste dhe përhapte idenë se në Kosovë janë dy UÇK, tezë që përfshiu edhe ndonjë funksionar të lartë të socialistëve. Ishte dëshira e pamatshme për krijimin e një përplasje jo vetëm politike, e cila, fatbardhësisht, pavarësisht provokimeve të shumta, nuk ndodhi, pasi deviza e njerëzve të UÇK-së ishte lufta me makinerinë serbe, duke shmangur çdo përplasje të mundshme.

Spahiu ka bindjen se figura e Xhafer Devës është më e rëndësishme në historinë e kombit se ajo e Adem Jasharit. Krahasimi i dy ekstremeve , njëri kolaboracionist dhe tjetri çlirimtar: njëri që braktis vendin e tij dhe tjetri që qëndron deri në fund, së bashku me gjithë Fisin e tij; njëri, të cilin historia e ka saktësuar si ministër i brendshëm nën pushtimin nazist, dhe tjetri, i përjetësuar si qëndrestar dhe dalzotës i Kosovës, janë dy pole që vështirë të bashkohen ndonjëherë.

Miti real i Adem Jasharit është ngritur nga e vërteta, është bërë më i afërt për njerëzit edhe nga ditëlindja e tij me 28 nëntor. Spahiu, pasi bëri “ hulumtimet” shkruan se ditëlindja e tij nuk është 28 nëntori, por 10 tetori 1955.

Çmitizimi i Adem Jasharit është njëra nga drejtimet kryesore të institucioneve shkencore serbe, të ngritura në dy dekadat e fundit. Duke filluar që nga ditëlindja e tij, pastaj lufta, dhe jo rastësisht Spahiu e përcakton atë si një fshatar kryengritës të thjeshtë, megjithëse duhet ta dijë rolin dhe funksionin e tij. Të jesh kolaboracionist , për disa analistë, është më atdhetare se të jesh dalëzotës i Kosovës.

Tani, të vijmë te ajo që është më kryesore: si u vra Vasil Shanto, kush e vrau atë dhe a ishte Bislim Bajgora njeriu që e arrestoi dhe më pas e vrau Vasil Shanton? Sepse, sipas Spahiut, merita e Bajgorës qenka vrasja e Heroit të Popullit, Vasil Shanto, dhe pikërisht për këtë “meritë” ka disa rrugë me emrin e tij.

Arif Gjyli drejtuesi politik i Qarkorit të Shkodrës, i njohur me emrin e luftës “ Bardhi”, ka lënë shënimet e tij për ngjarje dhe figura të luftës. Në një studim prej rreth 100 faqesh, për “Veliun” emri i luftës i Shantos, mes të tjerave, përshkruan edhe vrasjen e tij.

Arif Gjyli është, pa dyshim, figura më e besuar e dëshmive të kësaj kohe, për vetë funksionin që ka pasur dhe jetën e tij. Deputet i Parlamentit Shqiptar të vitit 1946 atij do i besohet nga deputetët e Vlorës të bënte të njohur propozimin e tyre për shpalljen e Republikës me 11 janar 1946.

Ulqinak, nga familja e mbrojtësit të Ulqinit, Mehmet Gjylit, nip i Sulço beg Bushatit, i lidhur me krushqi me Gjylbegajt, i arrestuar me grupin e deputetëve, dënuar fillimisht me pushkatim, kthyer në 20 vite burg, nga i cili do të lirohet pas dënimit të koxixoxistëve, i njohur si figurë antisllavomadhe, i dëbuar nga Beogradi kur ishte zëvendës ambasador në Jugosllavi shkrimtar, një figurë komplekse politike dhe artistike.

Ai shkruan:

“Vasili është i deleguar i Komitetit central të Shqipërisë në Jalcë. Ne nuk e dimë se si ka reaguar Vasil Shanto në Jalcë dhe udhëheqja jugosllave me të. Dimë vetëm se ka shtruar kërkesën këmbëngulëse të Komitetit tonë Central për të përcaktuar qëndrimin ndaj Kosovës e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Vetë Titoja në përgjigjen e 5 dhjetorit shkruante se tanimë në Jugosllavinë e re që po ndërtohej nuk ishte vend për çështje kombesh.

Natyrisht se qëndrime të tilla duhet të kenë lënë vragë të thella te një kuadër si Vasil Shanto.

Është për të vënë në dukje se rruga për kthim, e njohur tanimë nga Vasili, zgjati dyfish kohë. Mendojmë se e anë mbajtur për një kohë në Jalcë.

Nga fundi i janarit Vasili dhe Reshit Rusi arritën në Kolloshin. Aty Vasili u takua me profesor Zekirja Rexhën, figurë e shquar kosovare, anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, i cili i kumtoi për vendimet historike të Bujanit dhe qëndrimin antishqiptar të të dërguarit të Titos , Pavel Joviçeviçit, lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas luftës.

Vasili pati një mbledhje të gjatë me Bllazho Jovanoviçin, sekretar i përgjithshëm i PKJ për Malin e Zi dhe anëtarë të tjerë të shtabit.

Shokët Rexhep Valbona, Zymer Halili e Zekirja Rexha tregojnë se, kur doli nga mbledhja Vasili qe i kuq në fytyrë e u tha shokëve,” Të bëjmë një fotografi. Ndoshta është hera e fundit që shihemi. Luftë është, nuk i dihet…”.

Këtë kujtim dhe fotografinë e fundit të heroit e ruajnë edhe sot e kësaj dite Rexhepi dhe Zymeri. Në këtë foto shikojmë dhe tradhtarin Naun Zafirov, dhe Rifat Manjani. Zafirovin ia dhanë gjoja për ta përcjellë në Maqedoni.

Të katërt arritën në Tuz natën e 31 janarit dhe në mëngjes morën rrugën për në Shkodër, të veshur si ballistë.

Në Grudë të keqe rastësisht kaluan nga shtëpia e Pepiqve. Pepiqi lëshoi kushtrimin “Na ranë Hallunoviçët” (gjaksit). Por është e pabesueshme që ai të merrte katër burra me qeleshe të bardha, shqiponja në to, etj, për armiqtë e tij, që i njihte me rrënjë dhe me dhëmballë.

Nuk është çudi, përkundrazi, që Bllazho Jovanoviçi, me njerëzit e tij në atë trevë, jo pak me origjinë malazeze, të ketë kurdisur ngjarjen e asaj dite. Mbi shpinën e shokëve u lëshuan xhandarët vendas të Vrakës. Vasili vrapoi te një familje e besuar vrakaçore dhe dorëzoi çantën me dokumente, që të mos binte në dorë të armikut.

Ndërkaq Reshit Rusi u plagos rëndë, Rifat Majani u vra. Zafiri hodhi armën në gardh dhe u dorëzua. U vra edhe Vasili në breg të liqenit. Reshitin e nisën në spital miqtë e tij me qerre. Rrugës ai tha prerë “lajmëroni familjen se nuk kanë gjak për të marrë. Më ka vrarë dikush nga prapa”.

Dhe ka dy fakte këtu: si nga shoqëruesit, ashtu edhe nga njerëz të spitalit dihet që Reshiti ka marrë vetëm një plumb revolveri pas koke në çastin kur qe ndeshur ballë për ballë me xhandarmërinë vendase, asnjë plumb në gjoks. Vasili ishte larg tij, në breg të liqenit. Vrasësi është dezertori Zafirov, i dërguari i Bllahos.

Atë ditë u përhap lajmi se majori SS , Hausdingu e fali Zafirofivin, sepse ka kryer shkollën e lartë në Vjenë me të. Në procesverbalin e mbajtur në Gestapo ai ka deklaruar se është çetnik. Se ka qenë i ngarkuar për të vrarë Vasil Shanton në bazën e parë që do të ndaleshin.

Kjo është plotësisht e besueshme. Për udhëheqjen jugosllave Vasili duhej zhdukur me patjetër. Ai dinte – ndër të tjera – dhe ishte i vetmi që e dinte – gjithë prapaskenën e kurdisur në Jalcë kundër Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Por ajo nuk donte të bënte vrasjen e një delegati shqiptar në tokën e saj. Për këtë i dhanë Vasilit Zafirovin me vete. Është fakt se Zafirovi nuk ishte çetnik, sikur ka deklaruar në Gestapo, por kuadër i PKJ. Pas çlirimit ai ka qenë për 15 vite zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Kufomat e Vasilit dhe të Reshit Rusit i lanë të ekspozuara te sheshi para ndërtesës së prefekturës gjatë gjithë ditës së 2 shkurtit , për të ndryshuar vullnetin e popullit.

Por ndodhi e kundërta: vjen nëna e Reshitit me të bijën 16 vjeçare. Ecën kryelart drejt trupave. Një mori shokësh janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Të gjithë i lëshojnë udhë nënës. Edhe vetë kriminelët e H.I. dhe të Ll.M., që bëjnë roje mbi kokat e tyre.

Motra e shkretë në gvajë e gjëmë. Plaka nuk flet asnjë fjalë, ulet në gjunjë, puth në ballë të birin, pastaj Vaslin, ngrihet, qëndron drejt me kokën lart, pa lëshuar asnjë pikë lot. I flet ashpër së bijës:

“Shuaj zërin, po të them. Mos i turpëro për së vdekuri trimat e nanës, sokolat e Shkodrës. Mos u kënaq zemrave dushmanëve!” I bën shenjë nga xhandarët dhe bashibozukët. Vajza hesht. Pastaj bie përmbys mbi vëllanë.

E ëma i flet ëmbël: “Puthe, përqafoje Velinë tonë, është yt vëlla, është i madhi”.

Kështu u vra Vasil Shanto.

Share This Article
41 Comments
  • Ka nisur lufta kunder heronjve te luftes.
    Ne krye eshte nje burre i gjate me poture, qe merr votat e femijve te deshmoreve dhe ngre monumente per vrasesit e tyre.
    Me gjarper, nuk e ben nena

    • Vasil Shanton e vranen shoket e vet sllav e vrakacor. Krejt grupi komunist i shkodres i perbame prej vojo kushve e branko kadive te tane sllav e vrakacor,pasi u lidhen me enverhoxhen, po me porosi te jugosllaveve, eleminuan te gjithe shkodranet. Kokrra e plehit ishte Vasi e tan grupi i tyne

  • “Sa për të gjithë ata, qoftë këtej, qoftë andej (kufirit), për të cilët jam i bindur dhe kam fakte se bashkëpunuan me armikun e pavarësisë kombëtare me dashje dhe duke e ditur mirë e bukur se ç’bëjnë, i dënoj nga zemra pa më të voglin dyshim a ndrojtje. Janë tradhtarë të Atdheut dhe në tragjedinë shqiptare kanë luajtur rolin e njeriut të shitur tek të huajt. Perëndia e Shqipërisë na ruajt nga të këtillë njerëz në të ardhmen”

    Branko Merxhani

    • O Branko , alias Clirim, armiku i shqiptareve eshte serbi ( andej nga je ti, se emer sllav ke) i cili ka mare gjysmat e tokave shqiptare dhe Greku, i cili ka mare gjysmat e tokave shqiptare dhe qe akoma e mban ligjin e luftes.
      Armiku i shqiptareve jane komunistet qe bene luften civile dhe perpiqen ta bejne ne emer te intermacionalizmit proletar.

        • Gjergji, Zefleka,Fari, Kari, Sari

          Shko laj gojen tende te qelbur qe vjen era mut, kur permend emrat e atyre qe rane per lirine e Atdheut.
          Tu hap haleja ty mor mut, dhe more hov se mendon se ska zot sot Shqiperia. Mendon qe meqe eshte koha e Saleh Plehut, Ilir Floririt, dhe Sumqim Edit, mund te nxjerresh cte duash nga goja e qelbur e tradhetarit.
          Ti je nga ata qe late grate dhe femijet dhe si kurva iket dhe i late ne dore te komunisteve, se skishit bythe te perballeshit me drejtesine per krimet qe i kishit bere ketij vendi gjithe jeten. Ju bashkepunetere te turkut, grekut, serbit dhe fashizmit. Komunizmi jua tregoi vendin. Sepse ju jeni armiqte me te rrezikshem te ketij vendi se e hani vendin tuaj si qeni naten, ndersa greku dhe serbi dihet se kush jane.
          Shqiperia ka akoma zot. Shqiptaret nen emrin e heronjve qe tashme jane ngulitur ne te gjitha brezat, dalin perseri dhe e mbrojne atdheun e tyre.
          Me emrin e qelbesirave te Ballit e Legalitetit, nuk dilni as ju qente e nates, pervecse beni ndonje kafshim tinez.
          Mbylleni halene, dhe rrini e mos flisni. Komunistet ju qi.. e ju shk… Skeni cbeni do ta duroni. Historia eshte shkruajtur, nuk e kthejme dot mbrapa.

          • Deshmoreve te tu komuniste ( vetem atyre) nje mut te madh mbi varr u ka hije. Te gjithe atyre qe I lyen duart me gjakun e vellezerve tane te Kosoves, shpirti ne ferr u shkofte e ashtu si Shqiperia vuajti e po vuan nga kjo pjelle bastarde, pos pafshi nje dite te bardhe brez pas brezi.

          • Edhe ty ta hipen e ta zbriten.
            Ne kurriz i ke akoma.
            Dënimi me i madh qe keni marre eshte qe ju eshte harruar emri.
            Nuk figuroni asgjëkund. Jeni nje hic. Qyraviteni neper portale anonim.
            Ata deshmoret qe ju kane verbuar gjithe jeten jane me emra ne piedestal. Ne mendjen dhe zemrën e patrioteve. Ju tradhetaret pa emer te tille do vdisni dhe kurre nuk do tju njohe askush.
            Ps. M..tin e keni ngrene me kohe, skeni lene gje per te tjeret.

          • Edhe ty ta hipen e ta zbriten.
            Ne kurriz i ke akoma.
            Ta thashe. Do durosh ske cben.
            Dënimi me i madh qe keni marre eshte qe ju eshte harruar emri.
            Nuk figuroni asgjëkund. Jeni nje hic. Qyraviteni neper portale anonim.
            Ata deshmoret qe ju kane verbuar gjithe jeten jane me emra ne piedestal. Ne mendjen dhe zemrën e patrioteve. Ju tradhetaret pa emer te tille do vdisni dhe kurre nuk do tju njohe askush.
            Ps. M..tin e keni ngrene me kohe, skeni lene gje per te tjeret.

  • Kur themi bashkëpunëtorë të pushtuesit, kjo s’do të thotë thjesht ulje në tryezë me të, por pjesëmarrje në zbatimin e strategjisë së pushtuesit, duke minuar çdo përpjekjeje popullore për rezistencë, duke spiunuar, arrestuar, burgosur dhe vrarë vëllezërit e tyre shqiptarë për t’ia bërë të huajit sundimin të mundshëm dhe të lehtë.

    U bënë armiq të vendit të tyre dhe “Armiqtë miq i zunë”, ka thënë për ta Naimi tek “Tradhtarët”.

    Mjafton të lexosh shtypin e asaj kohe dhe bindesh për batakun moral në të cilin kishin rënë shumica e atyre që edhe sot i shiten popullit shqiptar për “nacionalistë” dhe atdhetarë të klasit të parë. Kur lexon lavdërimet që i thurnin mbretit Zog kur ishte në fron, përbaltjen që i bënë më vonë atij dhe hyjnizimin e Italisë Fashiste, pastaj baltosjen politike të Italisë së mundur dhe parfumosjen politike të Gjermanisë Naziste të sapombërritur në Shqipëri, nuk mund të mos stepesh nga shkalla e lartë e degradimit moral të një pjese të madhe të elitës politike të kohës.

    Janë këta “Baballarë të Kombit” që, siç thoshte ambasadori amerikan i kohës në Tiranë, duke qenë thjeshtë kukulla të Italisë, i shpallën luftë Greqisë, duke i mundësuar kështu politikës antishqiptare greke pretendimet e saj territoriale ndaj Shqipërisë, atëherë dhe më vonë, dhe duke i dhënë asaj një kartë në dorë për ta paraqitur Shqipërinë si pjesëtare e fuqive pushtuese dhe njëherësh humbëse të luftës. Dhe, jo vetëm kaq. Ata shkuan deri atje sa t’iu shpallin luftë edhe Anglisë e SHBA-së.

    Me ardhjen e Gjermanisë naziste i ofruan asaj shërbimet e tyre, duke u justifikuar me propagandën e pushtuesit, i cili pretendonte se ishte kalimtar dhe se do të realizonte bashkimin e gjithë trojeve shqiptare. Bënë kështu gjithçka kishin bërë e bëjnë tradhtarët e të gjitha kohërave. Dhe patën fatin e tradhtarëve. Ikën së bashku me pushtuesin. Ikën si tradhtarë dhe, pas vitit 1945, filluan të ktheheshin në Shqipëri si spiunë dhe terroristë pasi, siç thoshte Abaz Ermenji, Perëndimi i përdori si kavie laboratori

    • Sakte e ke shkrojtur: pjesmarrje ne zbatimin e strategjise se pushtuesit, domethene te armiqve qe historikisht kane qene armiq te shqiptareve. I di se cilet kane qene historikisht armiqte e shqiptarve, p.sh. ne shekujt XIX-XX?????????

      • Redhaktor, komentuesit po presin qe te tregosh se e di ose nuk e di listen e armiqve shekullore kundra shqiptare, veçanerisht ne keta dy shekuj.

  • Nexhmedin Spahiu eshte turpi i kosovareve te mi. Ai eshte perçares i kombit, i cili paguhet per t’i ndare shqiptaret e Kosoves nga ata te Shqiperise. Shpresojme se nuk do t’i arrije qellimet e tija antikombetare. Shqiparet nuk jane tjeter veçse shqiptare, pa mare parasysh se ku jetojne: ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Greqi, Mal te Zi, Serbi, Turqi, Itali e gjetiu. Ne kemi nje gjuhe,nje histori, nje fat e nje te ardhme.

  • Si spjegohet qe heroj kane mbetur vetem ata qe u vrane ne lufte dhe asnje nga ata qe luftuan por shpetuan gjalle (me falni,dhe Enveri) qe i vrau te gjithe bashkluftetaret me perjashtim te Ramizit qe paska qene perhere spiun i UDB.

  • Nexhmedin Spahiu ehte nje shpifes i ndyre, qe Komiteti Kombetar i Luftes se Shqiperise duhet ta hedhe ne gjyq per shpifje. Nexhua e ka synimin diku tjeter. Ai harron se agjentura serbe ne Shqiperi, nga viti 1991-1997, e shkaterroi vendin qe t’i ftoheshin krahet Levizjes per Liri dhe Pavaresi te Kosoves, por nuk arriten dot te thyejne unitetin kombetar te popullit shqiptar ne te dy anet e kufirit dhe ceshtja triumfoi, Kosova u shpall e Pavarur. Pavaresia u shpall, por litari serb i rri te koka. Nexhua kujton se do te mbrohet kunder serbeve me kriminelet e Luftes se Dyte Boterore, le ta provoje!

  • Sipas bedriut duhet duhet respektuar shanto me popovicin sepse kta dy po luftonin te benin open ballkan?
    Apo kishte te tjera qellime popovici per te miren e shqiptareve qe ne nuk i dime?
    Partia komuniste sipas kushtetutes se shqiperise eshte e paligjshme ashtu si partia naziste ne gjermani dhe ajo fashiste ne itali
    Pra me lind pyetja ceshte ky mall?

    • Ppsh,M.Poppvici ka qenr i drejte dhe internscionalist.Ne koferencrn e Bujanit votoi per te drejten e Kosoves per vetevenfosje pas lufte.E vrau udb,me dorasin shqipefoles.Te merresh me N.Spahiun,H.Matoshin,Buxhovin eshte humbje kohe.

      • Miladin Popoviq ishte atëherë si më vonë Jevrem Brkoviq Branko Horvat Bogdan Bogdanoviq që ishin pro barazisë nacionale dhe politike të shqiptarëve në ish federaten YU dhe të mbështetësh inscenimin Udbash se Milladinin e vrau një shqiptarë kjo është e pa besushme Haki Taha o ishte sjellur aty me intrigë nëse ka qenë aty ose është sjellur i vrarë n6 zyrë pran Milladinit

    • PPSH

      Ne cilen kushtetute i ke lexuar keto ti qe ndalohen partite komuniste.
      Partite naziste dhe fashiste sigurisht qe jane te ndaluara. Por vendosja e qellimshme e paraleles midis komunisteve dhe nazisteve eshte nje veprim i ulet.
      Aspirata e popujve, per te jetuar me te drejta te barabarta do te ekzistoje sa kohe te jete njerezimi.

  • Vasil (Shanto) Shunto nje serbomalazes”patriot shqiptar”, vret djalin “TRADHETAR”te ISA BOLETINIT. Z.Islami ,desha tu pyes ,cfare kombesie kane sot SHUNTOT dhe cfare kombesie kane BOLETINET ,po bashkefshataret e Qemal Stafes cfare kombesie kane deklaruar sot,po fisi i Vasil Lacit cfare kombesie kane deklaruar,a ke nacionaliste te deklaruar me kombesi tjeter Z Islami,dheu,shkembinjte jane njesoj ne tere globin,memedhe quhet ajo pjes e globit ku flasin gjuhen tende,ku quhet kombi tent .Si ka mundesi ne luften e dyte boterore “Tradhetare” ishin shqiptaret(me nacionalistet ishin vetem shqiptaret dhe po ta marim ne prizmin fetar, vetem myslymanet qe tradhetuan se bashkepunuan me katoliket italian-gjermane) kurse “Patriotet komunist” shtylle vertebrore kishin pakicat orthodoksokomunistet, se bashku me harbuterine shqiptare ,qe bashkepunuan me sllavo-ruset ,sa edhe na perdhosen flamurin, me yllin sllav gati per 50 vjet

    • Ti koqja i kandarit, qe vetem ne pak rreshta ke levizur bythen dhjete here, lexo Redaktorin mesiper, dhe do gjesh veten, babane ose gjyshin atje.
      Debilet si puna jote, me dhe pa koshience, jane tradhetaret e Shqiperise dhe ata qe per interesa fare te vogla jane shitur tek i pari qe ju ka dale perpara.

      • Jam krenar qe, veten,babane ,gjyshin,i gjej te cimentuar ne renjet e kombit shqiptar.Ne jemi e do vdeism SHQIPTARE.Ju komunistat, ne vitet 45-60 deklaronit, atdheu i komunistave eshte MOSKA,.Perqindien me te madhe te komunistave e mirkuptoj per deklarimet internacionaliste, sepse ata nuk jane me kombesi shqiptare, por ate perqindie te vogel komunistash, qe jane me kombesi shqiptare, nuk mundet ta kuptoj ,si deklaronin se atdhe ishte nje vend tjeter, qe faktikisht ,ne tere historine tone, ishin dhe jane armiqte me te eger te shqiptaris.Sot po ai grupim orthokomunist ,antikombetar,po shet atdheun ne sllavoortodokset ,dikur ne emer te komunizmit ,sot ne emer te levizies se lire,ne fakt kolonizimi sllav.

    • Mazllo beqiri,
      V.Shanto, Q.Stafa,V.Laci jane dhe do te jene ne panteonin e nderit si Heronj te Kombit, gjithmone per ata qe ndihen Shqiptare e jo trushpelare! Per ke flamur e ke fjalen o legen?
      Po ju, flamur e mevetesi ja dorezuat Italise si fillim e pastaj Gjermanise! Po ku keni bese ju o te pabese, matrapaze dhe sumelepires te pushtuesit osman ne shekuj, mesuar me hajdar turk, s’kishte se si te ndodhte ndryshe edhe me ato dy fuqi pushtuese, si enuke u’a kthyet sumen edhe atyre, biles deri ne poshtersi. Ne mes te atij kaosi dhe erresire qe e kishit lene ate vend, lindi nje force e re Idealiste, qe mori fatet e vendit ne dore dhe ju beri te canit ferren si lepuri. Te njejten bete edhe ne mergim, sa ne nje krevat ne tjetrin, me te gjithe u shkerdhyet vetem e vetem per disa te mira materiale, vemje qe s’keni atdhe, keta jeni!

  • Pershendetje BEDRI ZENEL ISLAMI! Deshmi te verteta dhe te pamohueshme. Une jam shkodran, jam rritur ne Perash dhe te Ura Dervishbeg pjeserisht, por jetoj ne Tirane, aktualisht, por nje pllake perballe ish-bashkise s’do ta harroj kurre, ate te Faik Dibres, deshmor dhe llacin ne gojen e tij. Vrasja e Vasil Shantos dhe e Reshit Rusit kane qene dhe jane si per te gjithe dashmoret dhe heronjte e lavdishem te LANCL, nje dhimbje e papermasueme, si per heroin tim te jetes Manush Alimanin Ju pergezoj sinqerisht per impenjimin tend per te zbuluar te verteten, packa nga vitet qe kane kaluar. Sa i takon Nexhmedin Deve Spahiut dhe te gjithe kolaboracionisteve te tjere te cdo kohe, populli si dhe me pare, se shpejti do t’u tregoje vendin ketyre mashtruesve.

  • Mire ka shkrua Robert Elsie shqiptart po shkruajn libra ata qe kan pare dhe Shkruajn per familjen e vet per kojshin dhe fisit dhe nuk e kundershton kush shkrimin e tyre mua personalisht me ka bisedua Dode prek alija bojaj nga gruda e re
    ne Filim te vitin 90 Kur kishte ardh ne mal te zi se si ka vra vasel shantojen dhe si ka nej 3 vjet I mshehun ne mal per vrasje te ti po ashtu ja ka pas marr revolverin dhe Oren (shahatin) qe edhe sot Jan. Tung

  • Nuk i kuptoj këta kosovarët! Për Nexhmedin Spahiun e di që është një mut muti, spiun i serbëve, por ai nuk i ka vendosur emrat rrugëve dhe shkollës! Këtë gjë e kanë bërë të tjerët. Si mund t’i vësh emrin një shkolle, apo rrugeve emrat e kriminelëve nazistë!!! Ky veprim e ka emrin skizofreni politike!

  • Lufta nacional-clirimtare nuk ishte as NACIONALE,as clirimtare,,Ishte nje lufte e ndyre ANTISHQIPTARE,
    Ishte me e poshter se rebelimi i Haxhi Qamilit ne luften e pare bot. Lufta e ketyre komunistave u ORGANIZUA NGA ARMIQTE SHEKULLORE TE POPULLIT SHQIPTAR ,SERBET CERNAGORET.
    Myladin Popovic Dushan Mugosha ishin armiqte me te rrezikshem cernagore,te kamufluar si komuniste.
    Qellimi ishte te mobilizonin ne nje lufte per Serbine hajvanet e popullit shqiptar,,qe si BEDELE PER INTERESAT E SLLAVIT DHE GREKUT NUK E KANE SHOKUN./
    Fillimisht u rekrutuan elemente nga pakica kombetare ,qe gjithmone kane punuar kunder interesave te Shqiprise dhe Kosoves.si Vasil Shantic,nashke cernagore,Qemal Stafa,,i jati ka lindur ne Klenje te Gollobordes,maqedon bullgarfoles.enver hoxhua,biollogjikisht turko-boshnjak,,bymbashi ishte nga bosnja.Kristo Themelko,shule maqedonas,Koco Tashko,Vllahet e Frasherit,Koci Xoxe,kuco vllah,,
    Me keta u be Partia komuniste e Myladinit dhe Dushanit per te terhequr pas qerres llumin e Laberise Hitot e sulot per te pushtuar Kosoven perseri..
    Ngreje Kullen e Xhaferr Deves ne Mitrovice ,Kosove!
    Ngreji nje monument se e meriton ky burre,qe nxorri nga vrymat nashket serbosllave,,atentatoret pas shpine dhe i la si qen rrugeve te Tiranes.Nder e Lavdi Patriotit Xhaferr Deva!

    • Gollobordasit të shkërdhefshin atë vrimë të qelbur që të ka pjerdhur! Ata janë më shqiptarë se ty vromë i ndyrë. Nga komentet dukesh se çfarë niveli ordiner ke, duke ofenduar të gjithë ata që janë shqiptarë normal. Gjarpër me zile, që vetëm ndyen komentet. Yt, vemje perverse që ushqehesh me vrerin tënd, deri sa ndonjë ditë do të kthesh « patkojtë » nga dielli.

  • Lufta nacional-clirimtare nuk ishte as NACIONALE,as clirimtare,,Ishte nje lufte e ndyre ANTISHQIPTARE,
    Ishte me e poshter se rebelimi i Haxhi Qamilit ne luften e pare bot. Lufta e ketyre komunistave u ORGANIZUA NGA ARMIQTE SHEKULLORE TE POPULLIT SHQIPTAR ,SERBET CERNAGORET..
    Myladin Popovic Dushan Mugosha ishin armiqte me te rrezikshem cernagore,te kamufluar si komuniste.
    Qellimi ishte te mobilizonin ne nje lufte per Serbine hajvanet e popullit shqiptar,,qe si BEDELE PER INTERESAT E SLLAVIT DHE GREKUT NUK E KANE SHOKUN./
    Fillimisht u rekrutuan elemente nga pakica kombetare ,qe gjithmone kane punuar kunder interesave te Shqiprise dhe Kosoves.si Vasil Shantic,nashke cernagore,Qemal Stafa,,i jati ka lindur ne Klenje te Gollobordes,maqedon bullgarfoles.enver hoxhua,biollogjikisht turko-boshnjak,,bymbashi ishte nga bosnja.Kristo Themelko,shule maqedonas,Koco Tashko,Vllahet e Frasherit,Koci Xoxe,kuco vllah,,
    Me keta u be Partia komuniste e Myladinit dhe Dushanit per te terhequr pas qerres llumin e Laberise Hitot e sulot per te pushtuar Kosoven perseri..
    Ngreje Kullen e Xhaferr Deves ne Mitrovice ,Kosove!
    Ngreji nje monument se e meriton ky burre,qe nxorri nga vrymat nashket serbosllave,,atentatoret pas shpine dhe i la si qen rrugeve te Tiranes.Nder e Lavdi Patriotit Xhaferr Deva!

  • Shanto Mlladin Mugosha te tre jan Mala Zez cfar herojsh jan shkijet Crnegorcat a jan vra 3-4000 Kosovar ne tivar prej ktynet Mlladini dhe Mugosha bashk me Enverin dhe Shehu

    I biri Isa Bolentinit u vra prej ktyne Malazez I biri Herojit

    Ala tek jeni gjall ju shkoft jeta met Zi brez mas brezit Komunishtat!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *