Humbi turneun ‘Australian Open’, Djokovic: Nuk jam kundër vaksinës COVID, por zgjedh unë se çfarë fus në trupin tim!

Amelda Amelda

Tenisti i famshëm serb, Novak Djokovic ka thënë se më mirë do të humbiste trofetë e ardhshëm sesa të detyrohej të merrte një vaksinë kundër COVID.

Në një intervistë për BBC, ai tha se kundërshtia e tij nuk duhet të lidhet me lëvizjen anti-vax, por me mbështetjen e të drejtës së një individi për të zgjedhur.

Djokovic u pyet nëse ai do të sakrifikonte pjesëmarrjen në gara të tilla si Wimbledon dhe French Open lidhur me qëndrimin e tij ndaj vaksinës, ndërsa tha: ‘”Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj”.

20 herë fituesi i Grand Slam-it u deportua nga Australia muajin e kaluar pasi qeveria ia anuloi vizën disa herë për shkak se nuk ishte i vaksinuar.

Djokovic, i cili është tenisti numër një në botë për meshkuj, tha se ai kishte marrë një raport mjekësor për të hyrë në vend për të luajtur në Australian Open pasi ishte shëruar së fundmi nga COVID.

Megjithatë, ministri i imigracionit të vendit, Alex Hawke, i anuloi personalisht vizën 34-vjeçarit, me arsyetimin se prania e tij mund të nxiste “trazira civile” dhe të nxiste ndjenjën kundër vaksinës.

“Unë kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit”, tha ai, duke konfirmuar se kishte bërë vaksina si fëmijë, “por unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendos në trupin tim.”

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • E sakte. C’do njeri ka lindur me nje zgjedhje te lire, prandaj dhe ekzistojne dy fjale kudo. Po ose Jo.

    Dhe zgjedhja e lire, eshte e drejte e lindur e gjithkujt, dhe kete nuk mundet ta tjetersoje askush, sidomos qeveri kriminale e te shitura me mandate 24-oreshe Kovidi.

  • “por me mbështetjen e të drejtës së një individi për të zgjedhur.”
    këtu po që ke të drejtë!!
    është e drejta tënde të vendoshësh për trupin tënd!
    kuptohet dhe të pranosh pasojat e zgjedhjes tënde!!
    nëse një gjë të tillë do ta kishe bërë npara asjaj maskarade që bëre në australi!?
    do të kishe mbetur një njeri i besuar!!
    pas tërë atyre gënjeshtrave,nxitjeve(jo direkte)të patriotëve të tu,dhe të qeverisë tënde për kundërshtime masive dhe gënjeshtra shtetrore,besimi tek ti si kampion dhe si njeri!?
    ka rënë pak si tepër!!
    kuptohet jo tek copa mishi me një sy si fëndë X!!për ata je syri tjetër,ai i mbuluar me pëlhurën e zezë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *