Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Ne nuk jetojmë në demokraci; ne jetojmë në hipokrizi” / Sara Silvermën*
Të gjithë të eturit për liri, të gjithë të dashuruarit me demokracinë dhe gjithë të pasionuarit pas drejtësisë tani mund të gjejnë strehën e tyre të sigurt. Ajo sapo është shpallur dhe quhet “Shtëpia e Lirisë”.
Ajo nuk është si “strehat vorfnore” të shekullit të kaluar që ofronin thjesht ushqim dhe fjetje, por është shtëpia luksoze e projektuar me mençuri nga arkitektët e famshëm Berisha-Meta dhe e ndërtuar me mundim gjatë këtyre tre dhjetëvjeçarëve nga skuadrat e tyre besnike politiko-juridiko-mediatike.
Është e vërtetë që Sali Berisha, si përfaqësues i denjë i arkitekturës së para 1990 dhe si drejtues i asaj të pas viteve ’90, e pati shpallur partinë “e tij”, pra Partinë Demokratike Shqiptare, si “shtëpia e lirisë” në fillim të viteve ’90, mirëpo, për shkak të rrethanave kombëtare dhe ndërkombëtare, kjo shtëpi doli një gjë pa vlerë, pa shije estetike dhe pa funksione dobiprurëse.
Sigurisht, që faji nuk ishte i Kryearkitektit dhe grupit të tij të afërt të punës që gjërat rrodhën krejt ndryshe nga si ishin shpallur e premtuar dhe që shumica e shqiptarëve e refuzuan ose e braktisën shtëpinë “e re” si të papërshtatshme dhe, madje, të dëmshme.
Faji kryesor bie mbi popullin që nuk mundi dhe nuk diti kurrë ta kuptonte misionin dhe vlerat e “shtëpisë së lirisë”.

Meqenëse shtëpia e vjetër e lirisë u shkërmoq dhe shumica e shqiptarëve e konsiderojnë si “shtëpia e mashtrimit, hipokrizisë dhe korrupsionit”, lindi nevoja e rithemelimit të një shtëpie tjetër lirie. Nëse e para sundohej nga Vëllai i Madh, z. Sali Berisha, e dyta do të bashkëdrejtohet nga dy vëllezërit nga “nëna”, Berisha dhe Meta.
Në fund të fundit, bashkimi bën fuqinë dhe dy mendje kanë vlerë më shumë se një e vetme, dy gjysma me dizajn të kundërt “e djathtë- e majtë”, jo vetëm i japin hijeshi, por edhe e bëjnë më funksionale “Shtëpinë e Lirisë” të saposhpallur, dhe, rrjedhimisht, e bëjnë më të besueshme të ardhmen e saj për banorët dhe fqinjët përreth.
Krahasuar me tridhjetë vjet më parë, grupi arkitekturor ka besueshmëri më të madhe sepse në tri dekada me rrënime dhe ndërtime, të cilat, megjithëse kanë zënë brenda shumë shqiptarë, kanë sjellë edhe një “të mirë”.
Arkitektët politikë kanë nxjerrë shumë mësime, pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie për shembjet e ndodhura dhe, prandaj, nuk kanë arsye të kërkojnë ndjesë për dëmet e shkaktuara.
Unë kam vënë re që shumica dërmuese e shqiptarëve nuk e kuptojnë dhe as e besojnë misionin e vërtetë dhe qëllimmirë të vëllezërve arkitektë. Sërish nuk është faji i arkitektëve, por yni. Në fund të fundit, këta nuk janë të vetmet figura historike të botës që nuk janë mirëkuptuar nga bashkëkohësit e tyre, sepse këta punojnë për të ardhmen dhe i përkasin asaj.
Intelekti ynë i dobët dhe prapambetja e madhe e zhvillimit tonë kulturor janë shkaqet kryesore të këtij keqkuptimi të madh midis nesh dhe atyre.
Arkitektura politike është shumë e ndërlikuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, sidomos nga shtresat e ulëta të shoqërisë. Duke qenë e tillë, ajo i ka yshtur shumicën e shqiptarëve të shtrojnë pyetje të panevojshme dhe të padobishme si: Si mund të besosh tek një individ që me vullnet të lirë konvertohet tak-fap, brenda pak ditëve nga propagandues 22-vjeçar i doktrinës së ekstremit të majtë, në një udhëheqës që drejton për 30 vjet formacione politike të ekstremit të djathtë?
Pyetja është krejt e pavend sepse ky Muji quhet Sali Berisha. Edhe më e pavend është pyetja: Mund të konsiderohet “shtëpi e lirisë” një parti politike si PD, në forumet kryesore drejtuese të së cilës pas tri dekadash nuk ndodhet asnjë prej themeluesve të saj përveç “kryearkitektit”?! Pyetja nuk vlen përderisa “kryearkitekti” është po ai, zoti Sali Berisha.
Ne jemi popull i pagdhendur. Shumica jonë është e paditur prandaj edhe pyet: A mundet që themeluesi i “shtëpisë së lirisë” të shpallet nga institucionet ndërkombëtare të shtypit si “armik i shtypit të lirë”, nga qeveria amerikane si “minues i demokracisë” dhe nga shtypi perëndimor si “ordiner i rrezikshëm” dhe drejtues i “një regjimi gangsterësh”?!
A mund dhe a duhet të ndodhë që në një “shtëpi lirie” të rrihen deputetë, gazetarë dhe ish-të përndjekur politikë nga diktatura që kishte ndërtuar “shtëpinë me gjethe”, apo të rrihen, burgosen dhe vriten gazetarë e opozitarë si dhe të fyhen, poshtërohen e kërcënohen kundërshtarët politikë?
A mund të jetë arkitekt i “shtëpisë së lirisë” dikush që sulmon institucionet qendrore të shtetit dhe vetë godinën e “shtëpisë së lirisë” për t’i marrë me dhunë e armë meqenëse nuk i merr dot me vota?!
A mund të jenë pjesë e lirisë dhe demokracisë falsifikimi dhe dhunimi i proceseve zgjedhore ndërpartiake dhe brendapartiake, siç ka ndodhur vazhdimisht tek ne gjatë mbretërimit të Kryearkitektit?!
Mungesa e intelektit i ka bërë shumicën e shqiptarëve të pyesin veten dhe njëri-tjetrin: A mundet që në një “shtëpi lirie” dy arkitektët bashkëdrejtues dhe bashkëpremtues të bëhen milionerë pa pasur asnjë biznes përveç atij politik, ndërsa shumica e “banorëve” të “shtëpisë së lirisë” t’i kalojnë dimrat nën dridhjet e pasigurisë së jetës e pronës dhe stinët e nxehta t’i kalojnë të djersitur nga ankthi që shkaktojnë mungesa e mjeteve elementare të jetesës dhe torturat e sistemit imoral të drejtësisë të ideuar e ndërtuar nga po këta arkitektë politikë?
Kaq e madhe dhe e vërtetë qenka liria e sistemit të këtyre ideatorëve, propaganduesve dhe zbatuesve sa të na bëjë të besojmë se dikush që shihet e dëgjohet duke planifikuar vjedhjen e parave tona në buxhetin e shtetit, në fakt ishte duke menduar dhe ideuar shërbimet sublime ndaj nesh?! etj.etj.
Gjithë çështja është se çfarë duhet të kuptojmë ne shqiptarët me “liri”, domethënë lirinë e të gjithëve apo lirinë e më të fortit mbi të dobëtin?
Të gjithë atyre që janë mosbesues, unë iu bëj thirrje të vijnë sa më shpejt në “Shtëpinë e Lirisë”, atje ku çfarë thuhet nuk bëhet dhe bëhet çfarë nuk thuhet; ku liri quhet zaptimi i pronës së huaj dhe ndërtimet pa pyetur kurrfarë autoriteti shtetëror, kodi moral dhe normë bashkëjetese; ku kjoskëzimi i vendit shpallet liri ekonomike dhe lulëzimi i piramidave financiare mbrohet si kapitalizëm i pastër; ku pasuria e krijuar me mundin e gjithë popullit iu jepet për “pesë aspra” një grushti biznesmenësh “të suksesshëm”; ku një rrugë e ndërtuar me gati dyfishin e kostos reale shpallet si “Rruga e Kombit” dhe ku nënshkruesit e marrëveshjeve antikushtetuese me fqinjët vetëshpallen atdhetarë të klasit të parë dhe gjeneralë të mbrojtjes së rendit kushtetues.
Nxitoni pra të mbërrini sa më shpejt në “Shtëpinë e Lirisë”, atje ku të rrahin e të vrasin nëse proteston kundër tyre, dhe këtë e konsiderojnë sjellje demokratike, ndërsa nëse dikush tjetër përdor gazin lotsjellës kundër protestuesve që sulmojnë godinat shtetërore apo i bije me grusht tavolinës së zyrës së vet në prani të 3-4 protestuesve, e shpallin aktin më të lartë diktatorial; atje ku shpifja shpallet mjet demokratik dhe kanosja liri mendimi; atje ku drejtuesit kryesorë ngrysen republikanë dhe zgjohen monarkistë; ku bashkarkitektët kanë pallur tash tridhjetë vjet dhe s’kanë folur asnjë ditë, pasi askush në Shqipëri nuk mban mend një ide apo thënie të mençur dhe të dobishme të tyre; ku në darkë vëllezërit arkitektë e shpallin njëri-tjetrin “kriminel, kapobandë, hajdut, vrasës, grabitës, trafikant droge e fëmijësh” dhe në mëngjes, të penduar për mëkatin e darkës, e krahasojnë sivëllaun e vet me verën e vjetër që rrit shijen me kalimin e kohës; atje ku, pasi vëllai i madh është shpallur non grata nga qeveria amerikane për probleme të rënda korrupsioni dhe si minues i demokracisë, vëllai tjetër pohon se tani ai “është bërë më tërheqës dhe demokrat” dhe se, së bashku, do të luftojnë rreptë korrupsionin, do të vendosin drejtësinë dhe rikthejnë demokracinë e rendin kushtetues.
Shtëpia e Lirisë na premton të sjellë ndryshimin, domethënë na premton atë që pati premtuar 30 vjet më parë, atë ndryshim që ne “e shijuam” dhe, gjithnjë për fajin tonë, na u duk i hidhur prandaj e refuzuam aty e tutje.
“Shtëpia e Lirisë”, vërtetë mund të jetë shumë më e vogël se para 30 vitesh por ajo i ngjan sot një gjarpri me dy kokë ku, kur plagoset njëra kokë e tërheq tjetra për ta shpëtuar. Lum kush futet në barkun e tij dhe shijon vrerin e ëmbël dhe trullosës që ai ofron, siç e ka ofruar prej kaq kohësh.
Vraponi dhe mos humbni kohë t’i provoni sërish ata që i keni provuar tridhjetë vjet dhe, në fund të fundit, nëse premtimet e tyre të lashta, të zbukuruara me mantele moderne, ju rezultojnë sërish mashtrime dhe hipokrizi, vazhdoni t’iu besoni, por ndërroni emrin e shtëpisë tuaj të banimit, duke i vënë emrin e saj të vërtetë dhe të merituar: La casa de papel.**
Nëse ndodh që shtëpia e re ju zë brenda, mos thërrisni për ndihmë por kujtoni thënien popullore: koka bën, koka pëson.
—————
*Sarah Silverman – Aktore dhe shkrimtare amerikane.
**La casa de papel – Titulli i një drame televizive spanjolle që ka si subjekt planifikimin, zbatimin dhe pasojat e një grabitjeje të madhe dhe vepra të tjera penale bashkëshoqëruese dhe, pastaj përgatitjen për një grabitje tjetër të ideuar nga i njëjti “Profesor”.

Partia sigurimi shtetit sllavo-komunist, qëndra beograd moskë
@ Arben,
Partia Terroriste Islamike e islamistit ekstremist Gezim Abdiu nga Elbasani, dhe me pseudonimin ” Arben “. Qendra: Tora-Bora- Afganistan
Kenga e sprasme e Sales (vijon…)
Heu bre Sali Ram Berisha,
ku je nis me shkue?
“Tek Shtepi e Lirise,
per me e pushtue,
Uturakun e Gaveten,
Mulit ja kam ngarkue,
Panolinat ma te mirat,
Kokalarja mi ka sigurue,
Per dyshek edhe jorgan,
kam Dede Jarin Nishan,
Jam me fat per ate Zot,
se rreth kam Paloqe plot,
Kam dhe miq tek LSI-ja,
pres Ilir e Monik te shpia,
Ate Shtepi te Lirise pra,
pa me ndigjoni ju mue,
ta ndaj me Ilir Meten,
ashtu e kam mendue,
Sa do gezohen demokratet,
valle do hedhin e do kendojne,
kur ate qeverine time me LSI,
2009-2013 prap do ta kujtojne”
pse shqetsoheni kot ju komunistet e rilindur…ata janè kush janè nuk jane ne pushtet pra as nuk vjedhin as ju mohojne lirine
« Shtëpia e Lirisë » u duhet dy vemjeve Berisha dhe Meta që t’i shpëtojnë burgut. Ata e dinë që mbrojtja më e mirë është ajo politike. Kjo është arsyeja që nuk largohen nga politika, që po u dënuan nga ndonjë gjykatë, të thonë që po dënohen politikisht. Shqiptarët duhet t’i thërasin mëndjes, asnjë votë këtyre fundërinave.
I nderuari Viktor!
Ju e keni kuptuar shume mire se cfare duhet te kuptojme ne shqiptaret me fjalen “liri”!
Me liri ne duhet te kuptojme,qe te ulim koken kur presidentet dhe kryeministrat e vendit na vrasin demokracine dhe shtetin ligjor,kur vete behen miliadere,ndersa ne shumica mund te ngrysemi edhe me buke me kos,qe kur bashkia te mbyll sportelet dhe dyert e zyrave qe ne te mos ankohemi ndaj saj,te heshtim,se do dukemi si mistrece!
Ta pranojme kryeministrin Rama edhe kur na shan me liber shtepie,se ai ka te drejte,se ka shume pune mbi koke,ndersa nuk kemi asnje!
Kur nuk kemi pune,strehim,drejtesi ne Shqiperi,i kemi dyert e hapura,mund te ikim nga syte kembet dhe kjo eshte liria me e madhe qe na eshte siguruar,po ne nuk e kuptojme dot!
Kur shtohen per dite hajdutet,te korruptuarit,vrasesit me pagese,bandat e krimit te organizuar ewtj duhet te kuptojme se ketu kemi arritur pasurimin e madh te qytetareve,ndryshe perse do nduhej te vidhnin e vrisnin pa leke?
Kur re cojne per votime,nuk ke pse u kerkon te te thone se pse eshte caktuar ai kandidat per deputet,se ty te kane hequr kete barre te madhe dhe e mban vetem kryetari i partise!
Ti vetem voto cfare thote kryetari!
Cudi me keta amerikanet,sa idiote qe qenkan,qe vetem dine te ankohen ndaj qeverise!
Doemos jane te ngarkuar aq shume me demokraci dhe shtet ligjor,sa UA KANE BERE JETEN MONOTONE!
Ndejta 6 muaj atje,por nuk e pashe asnje here fytyren e Trump-it atehere ne TV,ndersa ketu te ka lezet shqirti,na del Rama qe pa gdhire sa na tremb kalamajte me ate mjekrren e shpifur!
Shtepia e Lirise me zot shpie pengmarresin e lirise…
Hahahahahahahaaaaa
Sali ziuuuu thuaj qe paska qene kaq idiot.
Shtepia e sllobodankes qe ndertuan vila ne lalez dhe nuk i dihen burimi i te ardhurave dhe e ka zili cdo bllokmen qe mund te jete gjalle.
Me sakte do te quhej SHTEPIA E QELBESIRAVE , por te mos na genjeje mendja se aty jane mbledhur te gjitha qelbesirat e kombit , jo , jo ka edhe shume te tjere ne partite tona
Perpara drejt p..it te Lirise.E ka nxjerre ne shitje
une kuptoj me fjalen liri,,,,njeriu duhet te vesh ate qe do te beje ate qe do te haj ate qe do te thot ate qe do mos te jet i varur nga te tjejeret nga diktatura ,,,,psh edi rama ,,sali,,,ilir monika. nafije etj etj jetojn ne lluks jan miliardera han pin veshin udhetojn dashurojn ndertojn urdherojn vrasin presin vjedhin çfar u do qefi dhe njeri si thot plaç kete kuptoj liri ketu ne shqiperi ku i forti hajduti krimineli injoranti imorali e shtypin njeriun e ndershem edhe ajrin ja taksojn kafshatat e bukes ja numerojn e perbuzin dhe e injorojn ,,,dhe kjo ndoth ketu ne shqiperi ku nje njeri si edi rrama dhe paraardhsit e tij po bejne eksperiment me kete popull budalla injorant servil frikacak spiun e maskara qe sngrihet per buken e gojes por ngrihet per partit,,,,,ja kete kuptoj me fjalen liri
Une e kuptoj keshtu fjalen LIRI!
Ne nje vend ku nuk ekziston as demokracia dhe as shteti ligjor,ku populli shtypet dhe shfrytezohet pa meshire nga nje kryeminister diktator,qe fsheh urrejtjen e tij ndaj popullit shqiptar me PROPAGANDE GEBELSIANE dhe SOFIZMA,te hartosh shkrime te tilla satirike,eshte njelloj si te besh humor ne koken e te vdekurit para familjareve te tij!
Viktor Malaj, paske nderru titullin e ketij shkrimi? E pate per Shtepine e Lirise dhe dreqi e di pse e paske retushuar…
Nejse, puna jote, por vecse atij titullit tend te ri nuk i mjafton vetem ajo Shtepia e Lirise qe ti shtjellon te shkrimi yt.
Duhet edhe Kulla e Surrelit brenda qe te plotesohet, sepse ai i Zoti i asaj Kulle ka qene 12 vjet Kryetar Bashkie Tirane dhe prej mbi 8 vitesh Kryeminister aktual, keshtu qe ka pjese e luanit te ai titulli yt, patjeter.
Mire e ka ti, por ajo kulla e Surrelit ja mbush barkun ketij. Si thua ti, te ngordhe urie ky?
I zoti I kulles se surrelit paska qene durimmadh.I keni hy dhe ke dhoma e gjumit si llumra qe jeni dhe ja ku ju kemi .Duke u heq si te persekutuar Ai tjetri ju dhiste ne dru heren e pare,kurse te dyten jua shkerdhente fusin,plumbi ne goje.
Mondo, mos rri kot roje te dhoma e gjumit atij beniaminit tend durimmadh atje ne kulle te Surrelit se nuk ka pse i hyn njeri, kane pare te gjithe mjaftueshem ato pozat e tij bythjashte ne plazh publik.
Shumica e shqiptarve jane musliman dhe per kete gje mburren vazhdimisht e kudo.
Si mund ta dijne muslimant shqiptar se ç’eshte koncepti europian “DEMOKRACIA” ne nje kohe qe KURANI nuk flet fare per demokracine, perkundrazi syret e Kuranit e MOHOJNE DEMOKRACINE.
Aty ku mbaron “liria” jote te besh shprehesh sic t’a don bytha ose rrocka..,, aty fillon Liria ime e bazuar ne parime civile dhe ligje..!!!!!!
Kjo eshte Liria: dicka si enet komunikuese..
Duhet kuptuar liria e sigurimit të shtetit sllavo-komunist për të masakruar shqipërarët
I nderuar Z Viktor !.
Me kete teme dhe fjalen “LIRI ” , pervec shtepise se Berishe bashke me te Metes ,te lutem fut edhe ripjelljen e Rames . E verteton se e ke te shkruar , me fakte te pa diskutueshme , qe te tre kane pasur keto 31 vite te njejtin program .Vjedhje te trojeve pronareve ,shkelje te njejte te kushtetutes njelloj , si shtepia e kopilave korrupsion , rritje galopante e borxhit publik , duke e vjedhur qe te gjithe pa frena buxhetin e shtetit , vrasjet
ne bulevard , e mos
te permendim e te dalim nga shitjet e detit Greqise Minishengenin e Rames , per tiu lutur dhe ndihmuar e forcuar Vucicin , e dreqi me te birin , jane te shumta per tu evidentuar .E them kete i nderuar Viktor ,fut edhe Ramen bashke tek shtpia e lirise , se eshte e fresket bio komplet , sot ne OKB Rama si gjeli ne maje te plehut para gjithe atyre burrave ne OKB genjehu pa pike turpi duke i mashtruar ata , se ne jemi :::::
“UNE RAMA NUK SHKEL TE DREJTAT E NJERIUT , JAM PER TE DREJTAT E NJERIUR ,KY ESHTE PRINCIPI I RIPJELLJES TONE ” .
Apo e kishte fjalen Rama , per nena LIZEN dhe te gjitha NENA LIZAT ne te gjithe teritorin Shqiptar , i sigurova m2 do i shperblej une pashai , une vendos , dhe per trojet e pronareve ne i shkelim me te dy kembet brutalisht
, i terheqim zvarre , sna behet vone si mua Rames ,por edhe Saliut dhe Metes ,kemi eksperiencen e babait tone te dashur Enver , se i pagojne kokpalaret budallenj primitiv sklleverit e mije Shqiptare me taksat e tyre m2 per te gjitha nena Lizave mbare ne te gjithe shqiperine . Mire e ka Rama i lumte , nuk ka opozite , nuk ka surrat Saliu vellai i im i madh ,ti ngreje keto probleme , se njelloj i kemi bere , njelloj kemi shkelur kushtetuten , dhe njelloj i kemi programet . Mban mbi supe ky popull budalla ,na i parapregatiti diktatura na i ka nenshtruar me se miri , ky popull kokpalare , dhe mire ja vuri kete emer Ilir Meta , se ky Iliri me pruri ne pushtet , me dha edhe ngjala ne vilen qe e ka te ndertuar ne truall te vjedhur ne Gjirin e Lalzit dhe i themi ketij populli budalla e ka Iliri kete truall nga Selimi trashegim nga cepani , e pastaj per ndihmen e bera zev Kryeminister dhe pas saj president ..I nderuar Z Viktor me shume te drejte , ju i vini diagnozen shumices se popullit ,mos ngritjen inteketuale dhe po me te drejte e quani shumicen e popullit fajtore ,qe i votoni dhe e hani golin nga porta ne porte ,e nga kush nga tre alabaket e Ramiz Alise , te ndare ne tre a kater pjese ,asaj bajge komuniste qe kundermon si ne shqiperi ,po ashtu ne ballkan e me gjere , deri ne Amerike .Keni me se te drejte i nderuar z Viktor .Por do te jap nje tip , te lutem me optimist , ne si popull nuk e kemi frike Saliun , Meten , jane te piketuar nga DASH i Amerikes , dhe natyrisht masa e te gjithe popullit i pret me padurim keta ti shohe ne REC te shkodres , e jo ti votojne , por cfare te themi ne te mjeret , a durohet ky Rama edhe kater vite te tjera , rinia po largohet e lemerisur nga Shqiperia dhe per mua eshte shume e dhimbeshme . Prandaj i nderuar Z .Viktor , te mendojme per sot e per neser , e mos mendojme me te kaluaren e ketyre te Shtepise se “LIRISE ” se ketyre i ka plas muti mender ne familjet e tyre dhe ska det e oqean ta laje , i ka hyre frika jo personalisht por familjarisht , u tallen dje me gjithe popullin , por sot mendojne per te shpetuar kokat e tyre , te grave dhe te femijeve te tyre . Populli i mencur bukur e thot . Zoti vonon , por kurre nuk haron .. Prandaj i nderuar z Malaj i nderuar , mos u merzit , pamvaresisht qe ne jemi intelektualisht topalle , keni pa diskutim me se te drejte , por keto i kupton edhe gomari i nastradinit me kater kembe , e jo ne , qe jemi me dy kembe .
Faleminderit per kete shkrim ,i nderuar z Viktor Malaj . Respekte .
O adih kurva.Liri do te thote te lejosh prostituta si ty te shpifin sa here I hope qejfi.Kur te te mbaroje qejf pastaj,duhet te mbash pergjegjesi per ato qe nxjerr pasi liria vjen me pergjegjesi nga prapa.Po nga ta dish ti qe ke 30 vjet qe prostituon.Kopilat e tu ti I ke lene tek dera e tjetrit deri tani prandaj habitesh nga ato qe shkruan Viktori.
Me se e vertete: Nuk mund te kete Liripa pergjegjesi.
Z. Viktor Malaj, ju te lini “pa goje”! Faleminderit!
Ty more Ty qe te la pa goje…
….Pa goje,,, ?!!…
….. Po si do ja besh more qe pastaj Te Hash..???….
Mondi @………………………………
Mos kalo ne orgazme .Megjithate te keshilloj te mesosh shqip , por pa tjeter ,ne fillim duhet ta fillosh me abetaren , pastaj kalo tek kendimi , dhe pastaj te argumentosh me llogjike mendimet e tua . Nuk me ngel hatri fare , ne fund te fundit , me ben nder te mesoje akoma me shume . . Sinqerisht nuk te kuptoj fare . Te vjen keq ty ,se po “shaj” Viktorin , por realiteti eshte komplet ndryshe . Ti Mondi je andej nga sufllaqja e Rames , se ska mundesi tjeter . Je me Ramen dhe sufllaqen tende ,per arsyen e thjeshte, se Z Viktor Malaj , nuk pranon kacahu kok boshe pa llogjike si ty o Mondi per tu akmarre dhe nuk ka nivelin e Rames tend . Por fain e ka Rama qe gjen per ta mbrojtur vetem me nje sufllaqe njerez si ty , qe zdine fare shqip dhe nuk qullosin fare ndonje mendim konkret .??!!! .
Ne platformen e Berishes gjithnje eshte reflektuer demagoigjia rreth liris dhe te drejteve te njeriut, qe sipas tij shqiptarve u paska munguar ne shekuj dhe vetem kure erdhi ky dylber ua solli shqiptarve “Lirine”
Pore jo vetem liirin pore ky ua solli shqiptarve edhe “”demokracine”
Ne fakte Berisha erdhi ne politike, Ose me mire te themi e sollen ne politik,per ta sabotuar Lirin dhe Demokracin.
Gjate ketyre tridhjet vjetve Berisha ne emer te lirise shqiptarve u futi thiken pas shpin .
Sa her foli per Demokraci,me busqeshje shqiptarve ai e beri te kunderten e demokracise. \pra sabotoi der ne funde.
Per te ralizuar sabotimin e liris dhe te demokracise Berisha ngriti drejtesin e kursanteve te plepave te cilet i piketo sipas deshires se vet dhe i udhezoi qe ata ta mbrojne shkelsit e te drejtave te njeriut ne shqiperi me ligjet e drejtesise berishjane e jo demokracin .
Te zezat jane te pa numerta , te cilat keto te zeza i mbrojti me kete gjykate.
Gjykata e plapave ka lene histori te mjere ne shqiperi.Ne se arrihet ndonjeher demokraci e vertet do te habite te gjith se c`fare ke vuajtur populli shqiptar nga kjo perudhe saliiste .
Vrasje, djegeje , grabitje te medha ne shqiperi.
Berisha te gjith keto i ka konsideruar si procese “demokratike” Si “liri “e te drejteve te njeriut. ku njezite sipas tije jen te “lire”te bejn si te duan.
Kjo menyre e drejtimit te shqiperise beri kthimin prapa ne vedin tone madje nje shekull prapa,
Ne kete liri berishiane fituan me te fortit, fitoi Meta Berisha me grupazhet e tyre te cilet perdoren te gjith format per ta shkatrruar shqiperin dhe per tu pasuruar per vetei dhe grupazhet e tyre .Ndersa poulli mori rrugen e gurbeti duke e zbrazure shqiperin.
Edhe perse u duke se drjetesi e re po behet ne shqiperi,me dukte qe edhe ketu jemi mashtruar e per pasoi pa drejtesi te vertet nuk do te ket ase liri ase demokraci.Pra beteja per demokraci ne shqiperi akoma nuk eshte fituar.
“Pra beteja per demokraci ne shqiperi nuk ka fituar…”
– Like SeleniCari, shko ne shkolle te mesosh te shkruash gjuhen shqipe mor budall se do vdesesh analfabet —
Emri i vendit tend Shqiperi nis te shkruhet me shkronje te madhe, kete e di edhe femija ne klase te dyte.
Ke me teper gabime ortografike se fjale o teveqel.
Ma qe jemi ne hartim te lutem me ven noten (zero) Ne jemi duke vuajtur per problematike qe prokupojen vendin e jo per hartim.
Nuk po te kerkoi note o dashamir.
Ne se ke ndonje kundershtim ne keto probleme qe kame shkruar thuaj dhe jam gati per replike. .
Like SeleniCari asgje personale, por perpiqu te kuptosh dicka : Ke aq gabime ortografike sa asnje nga problemet madheshtore qe tenton te shkruash nuk te kuptohen.
Ndaj miqesisht te them – shko ne shkolle!
Eshte ca e rende te ulesh me niper e mbesa ne bange, por eshte me mire se te vdesesh analfabet. Tung o Like!
Duhet ta pranojme se:
1. “Liria avancon proporcionalisht me pergjegjesine dhe anasjelltas”. Pra nuk mund te keshe liri pa pergjegjesi.
2. Individet qe kane me shume liri jane ato qe e kane me shume kontroll ne jeten dhe aktivitetin e tyre.
3. Mendoj se nuk kane rendesi postet, titujt, e sa i degjuar qe je ne shtyp, televizion, e tjera.
4. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se me punen tende krijon “nje oaz te vogel te lirise personale” brenda te cilit mer vendime per te cilat mban pergjegjesi te plote.
5. Po ashtu i ke shume te qarta kufijt qe ndajne interesat e tua me interesat e te tjereve.
6. Kuptohet se kjo realizohet me kollaj ne; “nje shtet ligjor qe te mbron kur vepron ne perputhje me ligjet”
7. Ne kete “oaz te lirise personale nuk ka qyl” .
Do punosh me shume dhe do gezosh me shume, ne krahasim me ato qe nuk e vleresojne kete “mekanizem qe prodhon liri dhe kenaqesi me pergjegjesi.
8. Nje piktor i famshem Amerikan ka thene:
“Punoj si skllav dhe roj si mbret” Besoj kjo thenie perfaqeson nje nga kuptimet e perkufizimit te “LIRISE”