Sa filloj të shkruaj,
në mendje më bie,
se njeriu është,
një kafshë me arsye!
Dhe mund të besojmë,
që Zoti na talli,
brenda tija rrojnë,
engjëlli dhe djalli!
Pa menduar shumë,
mund t’i kem përgjigjet,
për të mundur djallin,
njerëzit shpikën ligjet!
Dhe po ta shikojmë,
gjithë historinë,
çdo ligj që është shkruar,
kufizon lirinë!
Miliona shembuj,
dhe mund të shpalos,
Dhjetë Urdhrat e Zotit,
fillonin me: “Mos!”
E kupton në çast,
dhe me pakëz dije,
“Mos”-është urdhërore,
kufizim lirie!
Një det mençurie,
erdhi nga të vjetrit,
më shumë rëndësi,
ka liri e tjetrit!
Njëri mendoi,
më shumë për të ligën,
ndaj njëlloj me ligjet,
dhe burgjet u shpikën!
Për shpikjen e burgut,
Bota s’është penduar,
se nuk ka liri,
të pakufizuar!
Burgosja ja ndal,
vrullin marrëzisë,
ndaj dhe ndryshe quhet:
“Heqje e lirisë!”
Ligji e ka mbajtur,
në zap njerëzinë,
shteti vetë është mjeti,
që e ndrydh lirinë!
Askush s’mund të bëjë,
si të dojë vetë,
kjo gjithmonë ka qenë,
dhe kështu do jetë!
Shteti i së drejtës,
dhe i së vërtetës,
është një garant,
për lirinë e jetës!
Shteti është shpikur,
si një dhunë ndaj dhunës,
po dhe për të qenë,
një garant i punës!
Një shtet më i drejtë,
ju desh njerëzimit,
garant kundër shtypjes,
edhe shfrytëzimit!
Një shtet për njeriun,
është vërtetë i mirë,
kur është garant,
dhe i fjalës së lirë!
Po ti s’je i lirë,
dhe kjo s’diskutohet,
nëse fjala jote,
asgjëkund s’dëgjohet!
Është e mjeruar,
jeta pa liri,
po liri e xhunglës,
është anarshi!
Pa ligje dhe burgje,
ka veç anarshi,
ndaj s’ka e s’do ketë,
liri pa kufi!
Ky rregull i rreptë,
kurrë s’do ndryshohet,
se shpesh do njeriu,
atë që ndalohet!
Po në ato vende,
që ka drejtësi,
është e sigurt,
që ka dhe liri!
Në dy rreshta mblidhet,
histori e tërë,
jo të bësh çfarë do,
po çfarë duhet bërë!
27 Gusht, 2016

“If the freedom of speech is taken away then dumb and silent we may be led, like sheep to the slaughter.” (George Washington)
“I want freedom for the full expression of my personality. ” (Mahatma Gandhi)
“Seek freedom and become captive of your desires. Seek discipline and find your liberty.” (Frank Herbert)
“At first, man was enslaved by the gods. But he broke their chains. Then he was enslaved by the kings. But he broke their chains. He was enslaved by his birth, by his kin, by his race. But he broke their chains. He declared to all his brothers that a man has rights which neither god nor king nor other men can take away from him, no matter what their number, for his is the right of man, and there is no right on earth above this right. And he stood on the threshold of freedom for which the blood of the centuries behind him had been spilled.” (Ayn Rand)
“For to be free is not merely to cast off one’s chains, but to live in a way that respects and enhances the freedom of others.” (Nelson Mandela)
“Freedom makes a huge requirement of every human being. With freedom comes responsibility. For the person who is unwilling to grow up, the person who does not want to carry his own weight, this is a frightening prospect.” (Eleanor Roosevelt)
“Most people do not really want freedom, because freedom involves responsibility, and most people are frightened of responsibility.” (Sigmund Freud)
“Liria është fuqia e natyrshme e njeriut për të bërë atë që i pëlqen, për sa kohë ai nuk pengohet me forcë apo nga ligji.” (Ciceroni)
“Lirinë nuk ia vlen ta kesh nëse nuk përfshihet edhe liria për të bërë gabime.” (Mahatma Gandhi)
Konformiteti është burgosësi i lirisë dhe armiku i rritjes.” (John F. Kennedy)
Ekspozoje veten ndaj frikës më të thellë; pas kësaj, frika nuk ka fuqi, dhe frika nga liria tkurret dhe zhduket. Ti je i lirë. (Jim Morrison)
SHËNIM: JO TË BËSH ÇFARË DO POR ÇFARË DUHET BËRË THOSHTE DUKA. KUSH E PËRCAKTON SE ÇFARË DUHET BËRË E ÇFARË JO? PARTIA? SHTETI? KUMUNIZMI DHE DIKTATURA? ZOTI IMAGJINAR? KUSH? Duka i ka thurrur vargje me lavde Enverit, Zotit, Krishtit, Muhamedit, Ramës (diellit të tij të vatrave shqiptare). Pra, gjithë diktatorëve dhe përrallave të tyre. Ky konformizëm quhet mungesë lirie dhe frikë nga e vërteta. Duka thoshte se shteti është shpikur si dhunë ndaj dhunës. Nuk është e vërtetë. Shteti i së drejtës e së vërtetës i garanton liritë, po. Por çdo gjë është në evolucion. Psh shumë shtete kanë pranuar matesat gay, ndërsa shtete të tjera nuk lejojnë asnjë shfaqje të tillë homoseksualësh. Kush duhet të vendosë për këto liri? Vetëm shteti, përfaqësuesit e tij? Jo. Prandaj gjithmonë ka debat, evolucion, edhe mbi lirinë dhe të drejtat. Dikush i pranon e dikush jo. Po mos të kishim guxuar të ngriheshim kundër diktaturës ndoshta nuk do ishim këtu ku jemi. Ka ligje, por ligjet mund të bëhen të gabuara, të pastudiuara, prandaj ka protesta, debate, mendim marrje, vendim marrje etj.