Rama: Të angazhuar të sjellim zërin dhe punën e Këshillit të Sigurimit, si kontribut për paqen

J L

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Këshillin e OKB-së, u shpreh se Këshilli i Sigurimit është krijuar për të ngritur zërin e për të ndërhyrë në shërbim të vlerave, kur ndodhin shkelje flagrante.

 “Ne jemi angazhuar të sjellim zërin, vlerat dhe normat tona në punën e përbashkët të Këshillit të Sigurimit, si kontribut për paqen. Ne dëshirojmë të ndajmë me të tjerët përvojat e jetuara, mësimet e marra”, tha Rama.

Gjithashtu ai kujtoi Holokaustit, duke u shprehur se Shqipëria u bë i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Nuk e di sa prej jush në këtë sallë apo jashtë saj do të binin ose jo dakord me mua që kudo ku te drejtat e njeriut zbatohen, kudo ku gratë respektohen dhe fuqizohen, kudo ku nevojat e qytetarëve vendosen të parat, aty ka zhvillim të qëndrueshëm dhe përparim të mirëfilltë, po për ne, të drejtat e njeriut janë në themel të çështjeve kyçe të paqes dhe sigurisë. Njohja e universalizmit të të drejtave kërkon një drejtpeshim të mençur midis parimeve kundërshtuese: sovranitetit të kombeve, që duhet ta respektojmë dhe së drejtës njerëzore për t’u mbrojtur, së cilës duhet t’i qëndrojmë.

Këshilli i Sigurimit është krijuar për te ngritur zërin e për të ndërhyrë në shërbim të këtyre vlerave, kur ndodhin shkelje flagrante. Për ne, sfida është sesi Këshilli mund të ndërhyjë në një mënyrë inteligjente, reflektuese dhe në kohë, për të parandaluar masakrat, për të ndalur konfliktet dhe për të garantuar paqe e siguri të qëndrueshme.

Askush nuk dyshon në fuqinë e Këshillit të Sigurimit. Sfida jonë është ta bëjmë të drejtë atë çka është e fortë dhe ta bëjmë të fortë atë që është e drejtë. Për një organizëm kaq të fuqishëm sa Këshilli, të mos jetë i drejtë nuk mund të jetë alternativë, ndaj duhet të bashkohemi me drejtësinë, pasi nuk do të ketë paqe pa drejtësi.

Siguria nuk mund të vendoset e jo më të zgjatë, pa u vendosur drejtësia. Kështu, mendimi ynë është se Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë arritjen e paqes dhe sigurisë, por edhe vendosjen e drejtësisë, llogaridhënies. Përmes llogaridhënies do të mund të shkojmë drejt pajtimit, që çimenton paqen e qëndrueshme.

Kjo është edhe detyra për një vend te vogël si i imi. Ne nuk i sjellim fuqi materiale Këshillit të Sigurimit -së paku, jo tani – por nuk është fuqia ajo çka i mungon Këshillit të Sigurimit. As nuk është vetëm fuqia ajo që i duhet Këshillit për të zgjidhur sfidat më të ngutshme sot ndaj paqes dhe sigurisë në botë.

Ne jemi angazhuar të sjellim zërin, vlerat dhe normat tona në punën e përbashkët të Këshillit të Sigurimit, si kontribut për paqen. Ne dëshirojmë të ndajmë me të tjerët përvojat e jetuara, mësimet e marra.

Mënyra jonë e drejtpërdrejtë për të kontribuar në lehtësimin e vuajtjes së atyre në nevojë ka qenë të japim atë çka kemi, kur kemi mundur, kur është dashur ta bëjmë: u kemi hapur shtëpitë dhe zemrat atyre që kanë nevojë për shpëtim dhe strehë; qofshin ata hebrenjtë gjatë Holokaustit, kur Shqipëria u bë i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj apo për gjysmë milionë kosovarë, që iknin nga spastrimi etnik i regjimit mizor të Sllobodan Milosheviçit; apo mijëra pjesëtarë të MEK-ut, që janë strehuar të sigurt në Shqipëri dhe, me së fundi, mijëra afganë që u arratisën nga reprezaljet e talebanëve.

Ne nuk kërkojmë merita për këtë. Ajo i takojnë dinjitetit çdo qenieje njerëzore, pavarësisht besimeve, fesë, etnisë, gjinisë apo cilitdo orientimi.

Ky nuk është slogan – është praktikë e jetuar. Ne nuk veprojmë sipas këtij kodi nderi sepse mundemi, por thjesht sepse duhet – është pjesë e ndjesisë së asaj që jemi si shqiptarë dhe atë që duam të jenë fëmijët tanë.

Të dashur miq,

Në shtegtimin e gjatë derisa gjetëm rrugën tonë i kemi parë të gjitha: luftën, pushtimin, diktaturën, izolimin e vetimponuar, varfërinë e skajshme.

E vetmja gjë që nuk kemi përjetuar – dhe ka një arsye thelbësore për këtë – është konflikti fetar.

Arsyeja është se e kemi mësuar nga përvoja të vëmë të përbashkëtën në vend të parë dhe individualen me pas. Ne ia kemi dalë të besojmë në dialogun e sinqertë ose, për ta thënë më mirë, në “shkrirjen e horizonteve”. Dialogu, për ne, është një mënyrë për të arritur mirëkuptimin e ndërsjellë, respektin dhe pranimin reciprok, pa të cilat paqja do të mbetej një mirazh, një aspirate e pakapshme.

Ne do të mund të luftojmë shkaqet rrënjësore te konfliktit të dhunshëm duke pranuar tjetrin te vetja dhe veten te të tjerët. Në fund të fundit, ne jemi të gjithë një bashkësi e fatit.

E ardhmja jonë në këtë vend të vetëm e unik që quhet tokë është e lidhur tekefundit me aftësinë tonë për të kuptuar e për të mësuar të jetojmë me dallimet tona, me aspiratat e përbashkëta, në paqe dhe dinjitet.

Kjo është detyra që marrim përsipër – ta ruajmë atë horizont të shndritshëm në themelin e punës së Këshillit të Sigurimit.

Ju falemnderit që gjendeni këtu me ne sonte, në këtë takim kaq të veçantë dhe ju falemnderit që i dhatë pak nga dashuria e kësaj ditë sot Shqipërisë.

Ju faleminderit!

j.l./ dita 

Share This Article
2 Comments
  • Zoti Edi Rama ! Po ti theme dy llafe qe ti edhe kur ti thone, shpesh, ke koken tende ne arsyetim e mosarsyetimit tend. Une nuk jam me krenar per Shqiperine si je ti. Megjithe punet e mira qe ke bere gjate ketyre viteve, pa i permendur dhe nuk i mohoj dot si dhe faljet e shtepive qe u ben atyre qe kane vjedhur token e te tjereve, ndoshta mire ben dhe per kete, nuk te fal kurre fashistimizimin qe po i ben Shqiperise dhe kombit shqiptar si e fillove qe me perpara, por me Mitatin apo le aty ne bulevard Ahmet Zogollin qe te benin shurren udhetaret, pastaj Erjon llafazani i bashkangjiti sivjet dhe gruan qe vetem 11 muaj e ca dite jetoi ne Shqiperi ( ku eshte kontributi kesaj gruaje, s’kam per ta kuptuar kurre, veç qe ishte nje grua e nje tradhetari dhe hajduti te veteshpallur mbret, meritat ja shkruani ne liber,), por si duket qenka strategji kombatare qe nga Saliu, ti dhe pason kermilli i Kosoves Kurti me nje tjeter personalitet te krimit sot, Xhafer Deva. Ku u shpie mushka e Saliut qe polli ne Librazhd?! Prandaj ti je krenare qe bere shume per Shqiperine keto vite dhe i vure shqelmin gjakut te derdhur per kete Shqiperi, me mendimin tend se perseri do me votojne se s’kane kete votojne dhe keshtu ke marre dhe perkrahjen e pasardhesve te baballareve te nazi-fashizmit. Ke kundershtar nje qen rrugesh te zgjebosur qe eshte Sali Berisha drejte ngordhjes . Ju nuk shkaterruat vetem pamjet madheshtore te Shqiperise, por shkaterruat jetet dhe shpirtin e shume shqiptareve qe e deshen vendin dhe sakrifikuan dhe bijte e tyre per te qe ju talleni me ta sot ne emer te demokracishe qe ne pamje dhe veprim eshte me shume se nazi-fashiste e koheve moderne. Dhe ajo Kumbaro jote , vajza e babait inxhiner i nderuar, i respektuar dhe atdhetar, me harxhon miljona per te ashtuquajtur “Aushviçin” ne Tepelene, shtepine Ismahilit Gjirokaster e Tirane, apo per kisha dhe xhamia dhe perse nuk ben per Vellezerit Frasheri, nje monument per Ismail Qemalin ne Tirane apo ata qe vrau Xhafer Deva e derdhi gjakun lume, perse nuk ben per Dritero Agollin apo dhe te tjere se s’me kujtohen tani? Keni marre nga dikush porosin: te vrisni perfundimisht shpirtin e paster shqiptar dhe te ndertoni komedine e gjitheperfshirjes me sundim te atyre qe urrejne ç’ka eshte bere e derdhur per ket^vend. Do ta fitoni betejen, e di , por çlirova veten qe i thashe keto gjera. Te faleminderit gazetes Dita per hapsiren qe me lejoi.

  • Ramut haleja ,lider i ballkanit ,,i thone ramutit cfare behet me naften gazin ,,,,ba s kam cfare bej une thote,,,i thua ramutit qe cmimet kane vajte ne stratosfere ,,ba ca ti bej une privatit thote ,,,i thua ramutit per pensionet pse nuk i rit pak ,,ba thote haleja falimentojme ,,i thua halese po vrasjet ekzekutimet dita dites ,,,o kokat le te hane thote ,,,,,po mire o Ramut cila eshte detyra jote per te cilen te kemi zgjedhur;;;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *