Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Teza se “lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist ishte luftë civile” rrëzohet vetvetiu edhe për kohën e pushtimit italian. Bashkëpunimi ishte mishëruar në plane konkrete të përbashkëta midis komandave gjermane dhe udhëheqësit të Ballit Kombëtar. Sipas planeve, me qëllim kryerjen e operacioneve të spastrimit të forcave partizane, ballistët u angazhuan në detyra zbulimi dhe raportimi në komandën gjermane për numrin e forcave nacionalçlirimtare, vendndodhjen, armatimin dhe planet e luftimit të tyre, në detyra shoqërimi për trupat gjermane jo vetëm si udhërrëfyes, por dhe për të kryer luftime në krah të tyre, në detyra informacioni për të siguruar të dhëna për forcat partizane etj.
Ushtarakët shprehen për koncepte profesionale ushtarake
Libri “Përtej shtrembërimeve” ka për autorë dy ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura Zeno Jahaj dhe Agron Berdaj. Është një libër i thjeshtë dhe pa bujë mediatike, por që afron shumë koncepte dhe terma profesionale, të cilat argumentojnë dhe shterojnë morinë e fjalëve dhe të historianëve për konceptin e luftës civile. Në vitet e fundit në Shqipëri, shumë libra, shkrime apo deklarata politike, kanë bërë përpjekje për të interpretuar luftën për çlirimin e Shqipërisë nga nazifashizmi si “lufte civile”.
Duke shqyrtuar mbi bazën e kritereve, të hulumtuara të pranuara nga studiues e organizma ndërkombëtare të paanshëm, se çfarë është me përcaktim termi “lufte civile”. Autorët qartësojnë kushtet dhe kriteret, sipas të cilave një luftë mund të cilësohet e tillë, luftë civile. Ata kanë argumentuar mbi bazën e kritere, duke ballafaquar në mënyrë të paanshme zhvillimet dhe realitetet në terrenin konkret të Shqipërisë në vitet e Luftës së Dytë Botëror.
Sipas fjalorit termi lufta civile është një konflikt i armatosur, ku palët e organizuara të së njëjtës shoqëri dhe kombësi brenda një shteti, luftojnë kundër njëra-tjetrës për të marrë nën kontroll pushtetin politik në qendër, ose në një rajon të vendit. Termi “lufte civile” në shtetin ku zhvillohet, ka vetëm palë “të së njëjtës shoqëri e kombësi brenda një shteti” dhe se këto palë “luftojnë kundër njëra-tjetrës për të marrë nën kontroll pushtetin politik”. Pra shteti i përfshirë në luftë civile nuk mund të jetë nën pushtimin e një shteti tjetër. Pushtuesi, dihet që nuk është i “të njëjtës shoqëri e kombësi brenda një shteti”, por, ai ka vendosur pushtetin politik mbi shtetin e pushtuar. Kështu palët e “të njëjtës shoqëri e kombësi brenda një shteti” nuk mund të synojnë pushtetin politik, pasi shteti i tyre gjendet nën pushtim të huaj.
Teza për luftë civile nuk qëndron, pse?
Autorët theksojnë dhe argumentojnë qartë së në kushtet kur lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist ishte lufte civile, nuk qëndron. Atributet politike të administrimit të shtetit në luftë kryheshin nga pushtuesit, në ortakëri me qeveritë kukulla shqiptare të emëruara prej tyre, jo të zgjedhura nga populli.
Njw nga ithtarwt mw tw zjarrtw qw mbron idenë e “luftës civile” wshtw Uran Butka. Sipas Butkës gjithçka që ka ndodhur më pas në Shqipëri ishte një luftë e pastër civile të drejtuar dhe urdhëruar nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nën drejtimin e jugosllavëve.
Butka kritikon dhe akuzon rëndë kolegët e tij historianë si Kristo Frashëri, Paskal Milo dhe Xhelal Gjeçovi sipas të cilit janë të indoktrinuar duke shtrembëruar faktet e masakrës komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Butka kundërshton edhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili ka deklaruar se vlerësonte rolin e Enver Hoxhës gjatë luftës së Dytë Botërore.
Bukta i kundërpërgjigjet Berishës me këto fjalë: “Berisha gabon shumë shumë rëndë me këtë deklaratë. Enver Hoxha ishte një kriminel që vrau dhe urdhëroi vrasjen e shqiptarëve dhe nuk ka asnjë rol në rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Berisha e bën këtë për arsye politike dhe ky është një gabim”.
Mirwpo, çfarë mendojnë autorwt e librit pwr tw cilin po flasim?
Pwr njw çast po e shpërfillim rrethanën e kriter të parë dhe të pranojmë që u zhvillua lufte civile, pavarësisht se Shqipëria ishte i pushtuar. Mirëpo duhet të sqarojmë se cilat ishin palët e përfshira në atë luftë. Duhet se në çdo luftë në përleshje ka të paktën dy palë. Ata që theksojnë se lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist ishte lufte civile, cilësojnë njëra palë, Ushtrinë partizane të udhëhequr nga Partia Komuniste. Por, në përcaktimin klasik të luftës cvile, duhet të cilësohet se cila ishte pala tjetër. Në atë kohë, pala tjetër ishte Organizata “Balli Kombëtar” dhe Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”.
Palët në “luftën civile” në Shqipëri, kanë qenë Ushtria Nacionalçlirimtare e udhëhequr nga Partia Komuniste njëra palë dhe Organizata e “Balli Kombëtar”, e vetme, pala tjetër ose pala e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e udhëhequr nga Partia Komuniste dhe pala e Organizatës “Balli Kombëtar”, bashkë me Organizatën Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”.
Kështu, lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist ishte lufte civile, atëherë sipas këtij kriteri të dytë, theksojnë autorët, bashkëpërgjegjës për këtë shkarje nga detyrimi kombëtar antifashist e antinazist në vëllavrasje, janë, në të njëjtën masë, si pala e Ushtrisë Nacionalçlirimtare e udhëhequr nga Partia Komuniste, edhe pala e Organizatës “Balli Kombëtar”, e vetme, apo bashkë me Organizatën Kombëtare “Levizja e Legalitetit”.
Kriterin territorial apo lufta politike, pse?
Të dhënat, informacionet, dokumentet dhe zhvillimet konkrete në terren në luftë, plotësohet me kriterin territorial. Lufta civile si konflikt i armatosur, kryhet për të marrë nën kontroll pushtetin politik në qendër, ose në një rajon, pra, në një territor të përcaktuar. Lufta krijon vija fronti midis paleve. Nëse lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist ishte lufte civile, atëherë “mbrojtësit” e kësaj teze duhet të plotësojnë hartën përkatëse. Në këtë hartë duhet të jenë rajonet apo territoret e kontrolluara nga njëra palë, rajonet dhe territoret e kontrolluara nga pala tjetër, si dhe vijat e frontit që i ndajnë forcat luftuese. Kështu zhvillimet konkrete në terren në luftë nuk e analizojnë fare këtë kriter…
Në skenë del kriteri numër katërt, që është politike, ku shfaqet forca njerëzore dhe armët. Kjo luftë zhvillohet në formën e shumë operacioneve, betejave dhe luftimeve. Betejat dhe luftimet e fillojnë, e mbajnë gjallë dhe e përfundojnë luftën. Duke qenë se në përmbajtje lufta civile është “luftë”, atëherë, edhe lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist, normalisht duhej të zhvillohej përmes operacionesh, betejash dhe luftimesh midis palëve, ku njëra palë do ishte fituese dhe pala tjetër, humbëse. Zhvillimet konkrete në terren në luftë nuk e mbështesin as këtë kriter të katërt. Pra, nuk janë zhvilluar operacione, beteja dhe luftime, ku palë e vetme të ishin njësi të Ushtrisë Nacionalçlirimtare nga njëra anë dhe njësi të Organizatës “Balli Kombëtar” apo Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” nga ana tjetër.
Nuk flitet për “luftë civile” në këto raste…
Po ku mbështeten “argumentuesit” sipas të cilëve lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist ishte lufte civile. Sipas statistikave për humbje jetë njerëzish nga të dy palët, përgjatë veprimeve luftarake e jo luftarake të zhvilluara më 16 tetor 1943 në Libofshë mbetën të vrarë 21 partizanë dhe 10 ballistë. Nga numrin i të vrarëve, del se kanë vetëm shqiptarë në luftim me njëra tjetrën. Por kuadri i vërtetë i luftimeve në bazë të informacioneve dhe dokumenteve arkivore, të huaja dhe shqiptare, rezulton se komanda gjermane, po përforconte bregdetin shqiptar nga zbarkimi i mundshëm anglo-amerikan, prandaj për të siguruar pushtetin dhe rendin në qendrat e mëdha afer bregdetit, siç ishte dhe Libofsha. Në luftime, forcat gjermane u mbështetën nga forcat balliste të zonës. Këto luftime nuk ishin “luftë civile” dhe palët nuk ishin thjesht shqiptare. Përkundrazi, njëra palë ishte e huaj pushtuese e mbeshtetur nga forca shqiptare (ballistet) dhe pala tjetër kundër saj ishte një force shqiptare (forcat partizane).
Në Luftën e Dukatit, të zhvilluar më 30 nëntor 1943, midis forcave partizane dhe balliste, mbetën të vrarë 14 partizanë dhe 10 ballistë. Duke sikur kanë qënë vetëm këto forca, por realiteti ishte se komanda gjermane, po përforconte bregdetin shqiptar nga ndonjë zbarkim nglo-amerikan dhe mori masa për sigurinë e rrugës paralele me bregdetin. Gjermanët kishin angazhuar forcat e një regjimenti dhe rreth 300 ballistë. Luftimet në Dukat më 30 nëntor 1943 u zhvilluan në kuadrin e përballimit të operacionit të forcave të palës gjermane të mbeshtetura nga forcat balliste të zonës, kundër forcave partizane. Këto luftime nuk ishin “luftë civile”, pasi palët nuk ishin vetëm shqiptarë, por dhe pushtues të mbeshtetur dhe të lidhur taktikisht me forcat balliste kundër forcave partizane.
Në Fushë-Alie, më 9 korrik 1944, partizanet u përballën me forcat e Halil Alisë dhe mbetën të vrarë 21 partizanë. Në kuadrin e operacionit gjerman “Syri i Skifterit” për të penguar kalimin e Divizionit I Sulmues në Veri të Shqiperise, në drejtimin Peshkopi-Shëngjergj-Kukës, u angazhuan dhe forca të bajraktarëve vendas, midis të cilëve dhe forca të Halil Alisë, duke bllokuar rrugëkalimet në bajrakët e tyre, plotësuan qëllimet e operacionit gjerman. Edhe ky rast tregon nuk ishin vetëm dhe thjesht shqiptarë, por dhe pushtuese të bashkërenduar me forca shqiptare, çeta e Halil Alisë, kundër forcave partizane.
Rreshtimi i Ballit Kombëtar në mbështetje, bashkëpunim e bashkërendim me forcat gjermane e kanë theksuar dhe shërbimet britanike të informacionit, të cilat raportonin se anëtarët e Ballit Kombetar luftojnë përkrah gjermaneve dhe kundër partizanëve…
Mirëpo historishkruesit të prirur për të paraqitur si “luftë civile” çfarëdo vrasje shqiptarë me shqiptarë, iu referohen akteve të datës 13 tetor 1943, ku forca partizane masakruan 2 anëtarë të BK, në Melçem të Korçës, më 21 tetor 1943, ku forcat partizane kapën rob dhe ekzekutuan 68 ushtarë të BK në Lushnje, më 29 tetor 1943, ku komunistët vranë në Kavajë 2 anëtarë të BK, më 21 gusht 1944, ku forcat antikomuniste vranë 5 partizanë në Vig, më 25 shtator 1944, në Lumë të Kukësit u vranë mbi 20 partizanë etj.
Akte të tilla nuk përmbushin asnjë kriter për t’u quajtur si “luftë civile”. E vërtetë se këto akte janë kryer “midis shqiptarëve”, por këto nuk kanë qenë operacione, beteja dhe luftime të zhvilluara nga njësi të Ushtrisë Nacionalçlirimtare nga njera anë me njësi të Organizatës “Balli Kombëtar” nga ana tjetër. Për më tepër, numri i përgjithshëm i të vrarëve në këto akte masakrimi, për të dyja palët së bashku, shkon rreth 100 luftëtarë, tregues i cili nuk mund të paraqitet si luftë civile.
Kur Shqipëria u vu nën pushtimin dhe administrimin e vetëm gjerman dhe BK u rreshtua në krah të forcave gjermane. Në këto kushte, teza se “lufta e zhvilluar në Shqipëri gjatë pushtimit nazifashist ishte luftë civile” rrëzohet vetvetiu edhe për kohën e pushtimit italian. Bashkëpunimi ishte mishëruar në plane konkrete të përbashkëta midis komandave gjermane dhe udhëheqësit të Ballit Kombëtar. Sipas planeve, me qëllim kryerjen e operacioneve të spastrimit të forcave partizane, ballistët u angazhuan në detyra zbulimi dhe raportimi në komandën gjermane për numrin e forcave nacionalçlirimtare, vendndodhjen, armatimin dhe planet e luftimit të tyre, në detyra shoqërimi për trupat gjermane jo vetëm si udhërrëfyes, por dhe për të kryer luftime në krah të tyre, në detyra informacioni për të siguruar të dhëna për forcat partizane etj.
Libri ka shumë koncepte profesionale ushtarake dhe shquhet për një qartësi të tyre dhe që duhet të njihen mirë nga politikanë, por dhe nga studiues dhe historianë që e kanë bërë një lëmsh të madh e ngatërruar ngjarjet ushtarake të zhvilluar gjatë LANÇ-it, për mungesë të formimit ushtarak.
