Kreu i bashkisë së Kamzës është një ndër personat më aktivë në rrjetin social Facebook. Pas çdo aktiviteti ku merr pjesë, ai jo vetëm që poston fjalën e mbajtur, por edhe fotografi. Këtë herë ka shkuar ca më tutje, ka qenë një koincidencë që i ka pëlqyer shumë dhe e ka bërë që për një moment t’i duket vetja si… Sali Berisha. Nëpërmjet një montazhi ai ka vendosur në krah vetes ish-kryeministrin me diçiturë: Koincidencë: Terrori qeveritar ndaj çdokujt. Unë në konventën e PD për denoncim të centralizimit të kompetencave të pushtetit vendor. Berisha në Parlament për krimin, pasigurinë, varfërinë,etj”. Kaq i intereson Mziut, të dalë afër Berishës dhe kaq.

Kur do shpëtojmë nga kjo farë e keqe.
Po nuk u shkul rrenja e keqe qe prodhon keto farera nuk mjnd te prodhim te mbare x kete toke te bekuar qe fatkeqesisht ka prodhuar kete klase politike te felliqur