FOTO: Nafta me 199 lekë, 113 janë taksa! Si ndikojnë çmimin e lartë indeksimi i akcizës dhe pagesat për koncesionet

J L

Qeveria duhet të rishikojë taksat që rëndojnë mbi karburantet.

I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Klodian Muço, sipas të cilit nga kjo barrë e rëndë fiskale duhet të shpërndahet, pasi po mbush arkën e shtetit në kurriz të qytetarëve.

Konsumatorët paguajnë 8 taksa mbi çdo litër naftë, ku 5 prej tyre, ajo e akcizës,TVSH , taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe taksa e rilicensimit mblidhen nga qeveria.

Tarifat e tjera si ajo e markimit e skanimit si dhe e kontrollit të pompave shkojnë për llogari të kompanive private që ofrojnë këto shërbime.

Në total, vlera e taksave arrin në rreth 113 lekë, teksa sot në treg një litër naftë shitet për 199 lekë. Hyrja në fuqi nga janari 2022 i indeksimit të akcizës me inflacionin ka sjellë shtrenjtim të ndjeshëm të karburanteve në vend.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e rritjes së mëtejshme të çmimit tyre në vijim ndikuar nga tensionet Ukrainë-Rusi.

Aktualisht në bursa, një fuçi naftë tregtohet për 92.6 dollarë për fuçi.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Taksa eshte e larte nga makuteria e qelbesirave dhe vrasja e shpirtit te lire dhe degradimit te qellinshem te shoqerise qe mos te kuptoje dhe mos te protestoje!
    Sdq vjen dita per cdo gje dhe mos mendoje askush se ja hedh!
    Nga pervoja SB.

  • Dhe edvin kurva thotë që cmimin e rregullon tregu. O plehrë e korruptuar ! Mallkuar qofshin të gjithë kriminelët sali berisha edvin rama lulush basha ilir meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *