“Djegie dhe vdekje për derrat e pistë të Bajern”, kërcënohen yjet e kampionëve të Gjermanisë

J L

Humbja ndaj Bohumit në kampionat, ka shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme te Bajerni i Munihut.

Ditën e sotme, një lajm tronditës vjen nga Gjermania, teksa tre yjet e kampionëve në fuqi janë kërcënuar me vdekje.

Bëhet fjalë për Manuel Nojer, Robert Levandovskin dhe Gnabrin. Të tre këta futbollistë janë kërcënuar përmes një letre anonime e cila kishte mbërritur në zyrat e klubit të St.Paulit.

Sipas Florian Abenseth, zëdhënësit të Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, në deklaratë të dhënë për stacionin televiziv Sport1, ekspertët po kërkojnë gjurmë të ADN-së dhe gjurmë gishtash që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të kërcënimit.

Në letër ndër të tjera shkruhet: ‘Mbroni ligën, mbroni sportin futbollin. Djegie dhe vdekje për derrat e pistë të Bajernit’.

Klubi gjerman ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *