Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në tre Drejtori

Ornela

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ditën e sotme ndryshime të tjera në rang drejtuesish në Policinë e Shtetit.

Oltion Bistri është emëruar drejtor i Drejtorisë Operacionale te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë konfirmohet se Bistri zëvendëson në këtë post Bujar Ahmetin i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Kujtojmë se Bistri ka mbajtur një sërë postesh në qarqe të ndryshme të vendit duke nisur nga Tirana ku ka qenë shef në Komisariatin numër 2 më pas drejtor në Durrës dhe së fundmi në Lezhë.

Idaet Faskaj, drejtor i Mbrojtjes se dëshmitareve është emëruar ne Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

 

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *