Si ndikon kafeja te kujtesa jonë?

Amelda Amelda

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë, prandaj nuk është çudi fakti që studimet rreth efekteve që ka në shëndetin tonë vijnë duke u rritur.

Pyetja që bëhet shpesh është se deri në çfarë mase pirja e kafesë është e mirë për trurin?

Në vitin 2017, disa mjekë raportuan për një studim që ishte bërë te 676 burra të moshuar për 10 vjet për të parë nëse kafeja i mbronte ata nga humbja e kujtesës. Ata zbuluan se meshkujt që pinin kafe kishin më pak humbje të kujtesës sesa ata që nuk pinin.

Efekti më i madh u pa tek ata që pinin tre filxhanë kafe në ditë, ndërsa ata që pinin më pak kishin efekte më ta pakta.

Si mund të mbrojë kafeja trurin nga humbja e kujtesës?

– Kafeina rrit serotoninën dhe acetilkolinën të cilat mund të stimulojnë trurin dhe të ndihmojnë në stabilizimin e barrierës gjaku-tru.

– Mikronutrientët polifenol në kafe mund të parandalojnë dëmtimin e indeve nga radikalet e lira, si dhe bllokimin e enëve të gjakut të trurit.

– Përqendrime të larta të trigonelinës gjenden në kokrrat e kafesë, të cilat mund të aktivizojnë antioksidantë, duke mbrojtur kështu enët e gjakut të trurit.

Megjithatë, jo çdo substancë në kafe është e mirë. Kafeja e pafiltruar, për shembull, përmban vajra natyralë të quajtur diterpene, të cilat rrisin nivelet e kolesterolit LDL – duke rezultuar në trashjen dhe ngurtësimin e mureve të arterieve në tru.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *