Shqiptarët kanë liri ekonomike më të mëdha se sa francezët dhe italianët, edhe pse vetëm në letër.
Ky është konkluzioni që nxjerr raporti i “Heritage Foundation”, që mat çdo vit të drejtat që kanë qytetarët e 177 shteteve të botës mbi biznesin, pronën dhe punën e tyre.
Në këtë indeks, Shqipëria ka përmirësim këtë vit dhe me 66.6 pikë, renditet e 50-ta, më mirë se sa të gjitha vendet e rajonit dhe shtete si Franca dhe Italia, dy vende të G7-s, që renditen përkatësisht në vendin e 52-të dhe 57-të.
Madje, në indikatorë të caktuar, si rëndesa e taksave, shpenzimet qeveritare, liria e tregtisë dhe liria monetare, ia kalojmë edhe Gjermanisë. Me barrën tatimore veçanërisht si një aspekt me të cilin kryeministri Rama ka ftuar shpesh investitorët në vend.
Në brendësi të raportit megjithatë, theksohet se të bërit biznes në Shqipëri është e vështirë.
“Praktikat informale të biznesit dhe proceset e parregullta të prokurimeve publike kontribuojnë në pasiguritë e biznesit. Kodet e punës nuk zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme. Pjesa informale në punësim është më e larta në rajon”.
Raporti evidenton edhe probleme të tjera të shumta, si mbrojtja e dobët e pronës, manipulimi i drejtësisë dhe presioni i politikës dhe kërcënimeve në sistemin gjyqësor.
Integriteti i qeverisë vlerësohet ndjeshëm nën mesataren botërore, më keq se shtete të konsideruara diktatura si Ruanda dhe Bjellorusia. Ndërsa rritja ekonomike cenohet nga korrupsioni endemik, burokracia, shtrembërimi i konkurrencës dhe mungesa e transparencës.
“Me papunësi të lartë, rritje të plogësht dhe infrastrukturë të dobët, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të Europës”.
Por sërish, shqiptarët janë më të lirë ekonomikisht sesa francezët dhe italianët.

o.j/dita

Ja pra, erdhi dhe nje ngushellim per shqiptaret – Ne letra figurojme se paskemi liri ekonomike me shume se francezet dhe italianet!
Kjo ka rendesi, packa se ne realitet jemi me te varferit e me te ardhurat me te pakta ne Europe.
Sidoqofte, ato qe bejne biznes kane rastin te qeshin fort me kete “sihariq” qe e hasin perdite para syve.
Raporti e nxjerr paster qe me letra jemi shume me mire se Italia dhe Franca per taksat e prones, por de facto qenkemi shume me keq se ato sepse nuk i gezojme pronat, na vidhen dhe nuk na jepet e drejta ti gezojme, dhe eshte afer mendsh qe kush ta vjedh pronen do ti kete dhe taksat e lira, ndaj bravo rilindja dhe pm e ketyre 100 viteve shtet preshi …
Epika pjesa kur reklamohet Rama sikur fton investitoret ne vend si arritje madhe.
Na i rendisni pak investitoret se nuk vjen askush ne mendje, sa biznese te huaja jane hapur dhe sa vende pune kane krijuar?
Nje mut vetem kane perzene investitore per ti zene vete pronat dhe hapesirat per zhvillim,
vetem kane miratuar ligje gjysmake per ti futur ne kurth qe mos te hapen bizneset e ti sjellin verdalle me procedura dhe me probleme te ndryshme qe rrjedhin nga gjysmeligjet.
Po e keni fjalën për biznesin e drogës eshte e vertetë qe jeni të parët.
Po i fush nje tas grosh se me kto lajme qe ja kalojm italis dhe frances ja vlen me festu.
Si rezultat i llobimit të fuqishëm të shokut Edi në radhët e drejtuesve të “Heritage Foundation” që janë individ të arsyeshëm, ja arritëm t’ja kalonim edhe Francës dhe Italisë përsa i përket lirive ekonomike dhe vitin tjetër llobimi do të jetë më i fuqishëm dhe do të synojmë të jemi lider global, fener ndriçues i lirive ekonomike në botë duke qën të parët në listën “Heritage Foundation” dhe
me të mar vesh këtë arritje të nivelit botëror , shqipëtarët e ndjen vehten krenarë për liderin ton të lavdishëm që po na çon nga fitorja në fitorje, nga maja në majë të zhvillimit dhe mirqënies ekonomike me rroga deri në 1 miljon lekë të rinjë. si ata
të punësuar në kompanit e zotit Zoto të inçenderatorëve që
edhe ai, si kryeministri që drejton shtetin nga ana tjetër e botës, po drejton me sukses kompanin nga larg, duke mar një për një pagesat nga shteti ynë për të gjitha punët , edhe për ato të pa bërat.
Thuhet se edhe zoti Zoto është par edhe ai në Uashington këto ditë dhe do të mbaj një fjalim në Universitetin Harvard për përvojën fantastike në djegjen e mbeturinave në Shqipëri që do të ndiqet me interes nga studentët, parashikohet të jetë edhe kryeministri, shoku Edi, i pranishëm. Synimi është që Shqipëria të jetë fener ndriçues në djegien e mbeturinave në botë, lider global në këtë fushë.
Parashikohet edhe një takim i zotit Zoto me sekretarin e OKB me pranin e shoqes Xhaçka për problemet e menaxhimit të mbeturinave në shkallë botërore.
Mendoj që shoku Edi, ashtu si zoti Zoto, të mos të vij fare nga SHBA se po na qeveris shumë më mirë që andej se sa kur është këtu, madje ti mar të gjithë ministreshat atje dhe të na qeverisin nëpërmjet internetit. A jemi në epokën e kompjuterit dhe inernetit, dhe shoku Rama që nga Uashingtoni ose Majami të na qeveris sikurse po na qeveris edhe këtu, me kompjutër në dorë, bashkë me ministreshat e tij dhe të ndjek nga afër edhe problemet shqetsuese globale në Këshillin e sigurimit në OKB si koleg bashkëpendmbajtës me presidentin Bajden të mbështetur fuqishëm nga çifti bashkëpendmbajtës Blinken- Xhaçka në Këshillin e sigurimit.
Të mos harrohet ti dërgoni fletët që po arrijn deri në 3 miljon të përgjigjeve të pyetësorit të Këshillimit kombëtar shokut Edi në selinë e re të kryeministris në SHBA që do ta bëj shokun Edi fener ndriçues global të bashkëbisedimit dhe tërheqien e mendimit të popullit, që ka emigruar plotësisht, në qeverisjen e vëndit.
Mos gazeta Dita, mos, se na merziten shqupisat ndyresira pastaj…