Video/ Franca e bën rrugë, pas gabimit me kombëtaren shqiptare, këtë herë himnin e Shqipërisë e vendos për Finlandën

Ornela

Tashmë është zyrtare. Francezët kanë një problem me himnin shqiptar. Ose, thjesht, duhet të ndërrojnë personin e Federatës që merret me protokollin.

Federata franceze ka gabuar sërish.

Kësaj radhe në Le Havre, ku luhej ndeshja e Kombëtarëve për femra midis Francës dhe Finlandës. Lojtaret nordike filluan të qeshnin nervoze kur dëgjuan tinguj të panjohur për to, ndërkohë që tifozët e pakët nga Helsinki, dukeshin të pezmatuar.

Kujtojmë që një ngatërresë e tillë është bërë edhe para ndeshjes Francë-Shqipëri në vitin 2019, në kualifikueset e Europianit, kur në vend të himnit të Shqipërisë u vendos ai i Andorrës. Në atë kohë francezët, duke nisur nga presidenti Makron, kërkuan ndjesë. UEFA i vendosi gjobë Francës për organizim të gabuar.

Tani situata përsëritet në futbollin e femrave, me lojtaret e Finlandës dhe tifozët në stadium që kanë dëgjuar himnin e Shqipërisë, e cila nuk kishte fare të bënte me këtë ndeshje.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Padiskutim qe eshte me qellim! Francezet nuk para bejne gabime te tilla! Po vari hejbet, gjera te vogla pa rendesi, te cilave ndonje idiot francez don tu japi rendesi! Kushedi pse? Per te krijuar iralitet tek shqiptaret, a kushedi? Nuk ia vlen te merresh! Kesaj radhe, po te duan le te protestojne finlandezet, sepse atyre u ndodhi incidenti!

  • A ju kisha thene qe edhe finlandezet jane shqiptare, Edhe suedezet edhe norvegjezet kane gjak shqiptar, jane larguar qysh ne kohen e pellazgeve.

  • I bejne me popuj te vegjel per gallate.
    Le ti bejne keto gabime me Amerikanet,me Englezet..se gjermanet kane 200 vjet qe e bejne Harkun e Triumfit, hyr e dil,cil e mbyll,hapa dollapa.Pitkini ushtar.

    • E demo, t’njeli hatri, a? Ç’e rru kot ne tina, futi nji na plasi suma ne nje shpetove. ik e merru kot me angles ne amerikon, ik se po e morin vesh gabim, kujtojn se po i sha ne tu versulen, ku do futesh masnej apo do lypsh strehim politik ke Ilir Meta?

  • SHIKONI SURRATIN E MACRONIT E DO TE KUPTONI SI DHE CFARE ESHTE FRANCA

    NUK NA DESHI
    S`E DESHEM KURRE
    NE ME BUKE
    AJO ME GURE

  • Mire ia paskan bere,,, E c’e dashka himnin Finlanda..,,, nje vend ku Lenda eshte Mbarue prej kohe…. acar i madh….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *