Prodhuesit marrin vendimin: Nga 1 Marsi, çmimet e bulmetit në vend do të rriten sërish. Ja cilat janë arsyet

J L

Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit.

Shtrenjtimi do të ndikohet nga shtimi i kostos për të çmimeve më të larta të naftës, energjisë, plastikës dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.

Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë “Lufra”, Luis Ndreka tha për Monitor se tashmë kompania ka lajmëruar që nga 1 Marsi çmimet do të rriten 10%.

“Ne kemi bërë një lajmërim në fillim të muajit Shkurt që do të rrisim çmimet në fillimin e muajit Mars, sepse kemi kontrata të cilat duhet t’i respektojmë. Çmimet do të rriten me rreth 10%, sepse kostot janë rritur shumë. Çmimi për lëndën e parë është rritur mjaft, duke rritur koston e qumështit të prodhuar nga fermerët. Po ashtu janë rritur shumë kostot e lëndëve plastike në tregun botëror, çka është reflektuar në Shqipëri. Po ashtu çmimi i energjisë elektrike po ndikon direkt te kostot, pasi në industrinë tonë kërkohet përdorim i lartë i energjisë elektrike. Po ashtu edhe çmimi i naftës na ka ndikuar shumë”.

Aktualisht përpunuesit po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.

Sajmir Begaj përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” pohoi për Monitor se heqja e skemës të TVSH-së të kreditueshme pamundëson financiarisht përpunuesit për të grumbulluar qumësht me çmim më të shtrenjtë.

“Çmimi i qumështit nga fermerët për këtë vit është rritur rreth 10% më shumë se vjet. Pavarësisht rritjes të tij në presion të përditshëm nga fermerët për rritje të çmimit të qumështit, pasi edhe ata kanë shtim të kostove nga lëndët e para. Aktualisht po furnizohemi nga fermerët me qumësht 50 cent për litër, kur në Itali çmimi i qumështit nga fermat shitet me çmim 30 deri 40 cent për litër. Faji nuk është te përpunuesit e qumështit. Shteti pasi hoqi TVSH-në e kreditueshme 6% duhet të jepte subvencione direkte për fermerët. Kjo është një kërkese e vazhdueshme e industrisë. Ne kemi kërkuar pagesa direkte për fermerin 10 lekë/litër. Nëse nuk është mundësia për zbatimin e subvencionit për litra qumësht të prodhuar, fermerit pavarësisht numrit të bagëtive, 6% të TVSH-së të rimbursueshme që u hoq nga 1 janari 2022”.

Sipas z. Begaj prodhimi i qumështit ka krijuar rënie te fermerët e vegjël. “Shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg. Çmimi i qumështit për këtë vit është rritur rreth 10% më shumë se vjet”.

Për shkak të rritjes të çmimit të plastikës dhe inputeve të lëndëve bujqësore kompania “Erzeni” vjet nga 1 Korriku rriti 5% çmimet e produkteve të bulmetit. Më pas nga ndryshimet e çmimit të energjisë nga 9 lekë/kW në 33 lekë/kW e furnizuar në tregun e lirë dhe shtrenjtimit të çmimit të karburantit nga 1 janari 2022 u aplikuan sërish në treg rritje 5% të çmimeve.

Përpunuesit e qumështit pohojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve do të penalizonte industrinë vendase, pasi në treg do të shiteshin më tepër produkte importi me çmim më të lirë. Për të kompensuar rritjen e lartë të kostove të riprodhimit kompanitë kërkojnë rishikimin e skemës të TVSH-së të kreditueshme.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Vazhdoni e rritni cmimet e qumshtit dhe te produkteve te tjera bujqesore, po atehere mos u ankoni jo perse vjen qumeshti nga serbia, apo perse qeveria nuk na jep leke per te subvencionuar prodhimin. Nqs kerkoni subvencione shoqeria gjen rruge te tjera per te siguruar ushqimin, ashtu sic e ka gjetur gjithmone, e ju ju rrofte biznesi me interes kombetar.

  • Te gjithe te konsumojme berlloget e importit! Ska rruge tjy, e pastaj ta shikojme se ke do penalizoje rritja e cmimit sipas ketyre te Erzenit, Lufres, Zepes, Gjirofarmes, etj

  • Genjeshtra. Keta perdorin te gjithe qumesht pluhur dhe nuk kane realisht “problemet” qe deklarojne. Shteti duhet tu kerkoje garanci absolute te deklarojne me pergjegjesi penale prejardhjen e produkteve mbi ambalazh. Pastaj cmimin le ta rrisin sipas tregut.

  • dmth sipas ketij super hajdutit qe prodhon qumesh me qumesht pluhur nga serbia e lindja i bie qe te rrisi gati me 200 leke te vjeter nje liter qumesht Hajde fitim hajde dhe shteti rri e shikon per te mos thene qe eshte pjese e vjedhjes

  • Kriza e plote ekonomiko-financiare ku e ka zhytur kjo qeveri Rama vendin do shnderrohet ne kolaps.
    Prisni dhe pak…nuk keni pare gje akoma!

  • Te dashur pronare te prodhimit te bulmetit e meritoni tju perkedhelim grate motrat e vajzat pasi po na servirni vetem qumesh pluhur,djath me vaj palme e margarine per gjalp.O popull keta muter duhen bojkotuar.Mos blini njue jave prej tyre dhe le te shkojne ne geteses vampiret

  • I detyruam te blejne qumesht nga Serbia sepse e zbresin tvsh ne Import dhe tvsh nuk u ngelet kosto mbi kurtiz….por vulehumburit e min se financave e hoqen skemen e cila ishte si ne BE….tani kta nuk kane asnje interes ta blejne wumeshtin brenda…por fazkeqsisht Shqiperia drejtohet nga injorante….e dini kush punon ke politikat fiskale…te sapodale nga shkolla qe nuk dine asgje kur bota I ka 50-60 vjecare me nga 40 vjet pervoje….rrumpallhane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *