Në zyrat e SPAK prej më shumë se 3 orësh po jep dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
Subashi po pyetet për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.
SPAK ka zgjeruar hetimet dhe është në fazat e fundit të hetimit të procedurës për inceneratorin e Fierit. Mësohet se Subashi është në SPAK pa praninë e avokatit.
Armando Subashi ka qenë i thirrur edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për hetimin e inceneratorëve. Ai është përmendur në denoncimet e PD dhe LSI për këtë çështje.
Gjithashtu sot është paraqitur edhe deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili është pyetur për rolin e tij për inceneratorët si ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK.
Vetë deputeti socialist i është përgjigjur akuzave në adresë të tij tw bwra fillimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me inceneratorët.
Në reagimin e tij, deputeti thotë se ai nuk ka pasur asnjë në dhënien e asnjë kontrate koncesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur dikasteri ishte nën drejtimin e Lefter Kokës asokohe, ky i fundit i arrestuar.
“Nuk kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate koncesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Ligji i Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat përcakton se Sekretari i Përgjithshëm, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në procedurë, nëse nuk është pjesë e komisionit përgjegjës për dhënien e koncensionit. Nuk kam qenë kurrë anëtar i 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 koncensioneve, për të cilat hidhen akuza. Nuk kam marrë pjesë kurrë në asnjë prej mbledhjeve të zhvilluara nga këto komisione”, pati deklaruar ai.
o.j/dita

Sa te neveritshem ! Korrupsioni nuk ka ngjyre as cip ka vetem nje gje! Genin e hajdutit i fshehur bukur dhe i mbrojtur ne Parti politike!
Subashi besoj shume se eshte njeri nga ku soj plerash!
Hani e pini dhe kendoni sa te jete Lala Gjoni!
Keta jane politikanet pushtetaret administratoret e Shtetit shqiptar !
–
Rrofte SPAK ..ka dal ka dal do pastrohet haleja e politikaneve PS,PD,LSI edhe plerave te tjera!
SPAK u ha mune ketyre.
Sa i dhjamosur si derr qenka ky Subashi , kryetar i Bashkise . Mos ha si derr o injorant , nuk je kafshe se kafsha nuk mban frena per te ngrene , kurse njeriu normal ka arsye duhet te frenoje .se do te vdesesh nga infarkti e do behesh diabetik .U derdh vaji nlakna , e u be deti kos , per keta hajdute , qe kane vjedhur si budallenj .
Të shpresojmë që këta katunarët hajdutë të shkojnë në burg. Spak i ka të gjitha mundësitë që këta hajdutë ti cojë në burg dhe pas tyre tutorët e tyre që kanë vjedhur pjesën e luanit edvin rama sali ram berisha ilir kokëmodhi meta (j) lulush basha
Ule kurrizin tani o Subash kry Derri te mbash dopio samar, per vehte dhe per mua.