Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të premten për t’i dhënë fund aktivitetit ushtarak në rajonin e Donbasit të Ukrainës. CNN shkruan se kjo ndodhi pasi forcat e armatosura ukrainase dhe separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore folën për bombardime të reja.
“Në një kontekst ku presioni ushtarak rus nuk dobësohet, ku shtohet destabilizimi, ku bombardimet në zonën e kontaktit kanë rifilluar, ne bëjmë thirrje para së gjithash për ndërprerjen e këtyre veprimeve ushtarake dhe për një deeskalim të shpejtë. Shumë qartë, ka veprime ushtarake që janë shumëfishuar. Këto veprime, për mendimin tonë, duhet të ndalen sepse bien ndesh me marrëveshjet e arritura, me armëpushimet që janë respektuar deri më tani dhe për të cilat të gjitha palët e përfshira së fundmi kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre”, tha Macron.
a.m/dita
