Për ty nënë! Vargje nga burgu…

redaktor

E lodhur më vjen prej vitesh me halle / Dhe forcat i gjen zemrën me ma ngroh / Gjithë vuajtjet m’i heq dashuria jote e madhe / Gjithë botën pushtoj ty kur të shoh…

E ngrohem kur fjalët e tua dëgjoj / Nuk mërdhij dhe të ftohtë nuk ndjej në acar / Yt bir jam krenar e pranoj / Për ty çdo hall e breng në zemër marr…

I joti bir që jetë prej gjakut tënd ka / Përlotje ndjen e flet prej shpirtit të tij / Se nëna, nëna dhe vetëm nëna/ Është më i madhi gëzim e kënaqësi…

Përulem para teje si tek altar’ i Perëndisë / Të puth këmbë e duar e prapë kam bërë pak / T’i dhuroj krejt dashuritë e njerëzisë ty o nënë / Folmë me zërin tënd plot mall…

Folmë me zërin tënd nënë / Nënë që më fut në ëndërrime / Prej kësaj bote nuk më ngelet hall / Veç detyrë për ty o nëna ime…

Qëllomë me pëllëmbë që urtë të rri / Porsi dikur kur bëja marrëzira / Çdo veprim i joti është veç dashuri / O e shtrenjta, e dashura, e urta, e mira…

Të zeza rrobat që në trup mban / Si hallet që të kan’ zënë / T’i puth dua e t’i kem pranë / Me to të fle o e dashura nënë…

Fajtor unë jam, të falur kërkoj / O e shtrenjta ime nënë / Për vuajtjet e tua të jem pranë teje / Kur koka më dhemb / Të të puth e të më puthësh dua!

 

Letër e nënshkruar

B.Mustafaj / Burgu Shënkoll

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *