Sipas mediave, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, dy homologët kanë folur për një sërë çështjes, mes të cilave dhe çështja e detit, që është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Pjesë e diskutimeve kanë qenë dhe marrëdhëniet dy-palëshe dhe forcimi i tyre. Gjithashtu Mitsotakis i ka thënë Ramës se ka mbështetjen e vendit të tij në procesin e anëtarësimit në BE.

Kyriakos Mitsotakis ka pasur takime të shkurtra edhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, me të cilin së fundmi ka pasur një bisedë telefonike, por edhe me presidenten e Kosovës, Viosa Osmani, bëjnë të ditur burime qeveritare për mediat greke.

a.m/dita