Të pathënat dhe enigmat e shqiptarëve në Luftën Antifashiste (II)

Ornela

Prof. Ksenofon Krisafi

(Vijon nga numri i kaluar)

Autori ka ekspozuar disa nga format ekstreme që merrnin ndonjëherë qëndrimet e “krahut tjetër” përballë këtyre nismave, pavarësisht motiveve nga niseshin. Tipik është rasti i Liri Gegës, e cila thoshte “ne nuk duam asnjë bashkëpunim në luftë, luftën e bëjmë vetë.” Por, duket se tjetër mendim kishte udhëheqësi i komunistëve, Enver Hoxha, i cili në Konferencen e Labinotit, në shtator të vitit 1943, deklaronte se pranohej bashkëpunimi, por nën ombrellën e Frontit Nacionalçlirimtar dhe vetëm në luftë.

Nëse të vërtetat thuhen siç janë, nëse ekspozohen episode që flasin pozitivisht për pjesëmarrës idealistë edhe në forcat ë balliste, siç bën autori i këtij libri, nuk do të thotë se përmbysen të vërtetat për Luftën Nacionalçlirimtare dhe aktorët e saj, ashtu siç nuk duhet menduar që Lufta do të bëhet më pak heroike, më pak e lavdishme dhe do të zbehen roli i atyre që e bënë ose e udhëhoqën. LANÇ-it nuk i humbasin vlerat as edhe meritat nëse pohohen takimet dhe bisedimet e drejtuesve të brigadave partizane ose të UNÇL me eksponentë të forcave balliste etj.

Ksenofon Kristafi

Duke ecur në këtë linjë, ai ka shkruar pa rezerva edhe për qëndrime ose ngjarje ekstreme të disa drejtuesve të njësive të UNÇL, të cilat, më parë ose kanë qenë relativizuar ose janë anashkaluar. Fjala vjen flet me keqardhje për pushkatimin e 65 robërve ballistë në tetor 1943, me urdhër të Mehmet Shehut ose për ekzekutimin, po në tetor te atij viti, të 110 karabinierëve dhe 20 oficerëve robër Italianë që mbaheshin në afërsi të Labinotit. Ato edhe pse te kryera nga elemente të veçantë dhe të dënuara nga drejtuesit e lartë të UNÇL, shërbyen ndonjëherë edhe si justifikime për ndarjen e madhe midis komunistëve dhe ballistëve dhe për bashkëpunimin e Ballit me gjermanët.
Autori shpjegon se për këtë, në ndonjë rast, ka shërbyer edhe qëndrimi ekstrem i disa udhëheqësve të FNÇ dhe të PKSH. Iu referohet letrave të Enver Hoxhës të 1 tetorit 1943, të cilat, sipas tij, e provokuan Ballin, që duke e menduar veten midis dy zjarreve, i trembur më shumë nga komunistët se sa nga pushtuesit, bëri gabimin e madh strategjik, historikisht fatal, duke u bashkuar me gjermanët.

 

Në libër afirmohet qartë ajo që është thënë se të gjithë synonin marrjen e pushtetit në mbarim të luftës, si forcat partizane, FNÇ-ja dhe PKSH-ja, që luftuan për çlirimin e vendit nga okupatorët fashistë, ashtu edhe aktorë të tjerë të skenës shqiptare të asaj kohe, gjithë turbulenca politike. Të parët me meritë sepse luftuan dhe sakrifikuan realisht dhe kontribuan duke u rrjeshtuar me Koalicionin Antifashist. Të dytët, u duk hapur se synonin vetëm rikthimin në zyrat e rehatshme të pushtetit që kishin lënë kur filloi lufta, të cilat disa prej tyre i rimorën sërish, shpejt, si shpërblim për bashkëpunimin me pushtuesit në luftë kundër partizanëve. Kjo është arsyeja pse ata mbetën në pritje ose ndërmorën vetëm disa akte simbolike në luftë, pa ndonjë peshë.

Një tjetër konkluzion i rëndësishëm, të cilin e sjell autori është se lufta e shumicës së shqiptarëve në krah të aleatëve të mëdhenj e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi pas lufte dhe i dha asaj prestigjin dhe kredon e duhur për afirmimin ndërkombëtar si shtet i pavarur.

Qëndrimi ndaj Partisë Nacional Zogiste, Legalitetit, u përshkua nga cilësimi i tyre prej Enver Hoxhës, si “hiç i madh”, megjithëse nuk ishin refuzuar propozimet që vinin për takime dhe bashkëpunim. Prandaj pati takime edhe ne nivele te larta, por pa rezultat. PKSH duket se mbante shënim për qëndrimin disaprovues të Legalitetit ndaj Ballit Kombëtar, madje edhe të rivalitetit ndërmjet tyre.

Një tjetër çështje që shfaqet me një pamje disi ndryshe është ajo e marrëdhënieve të LANÇ-it dhe forcave politike shqiptare me Koalicionin Antifashist të Popujve, misionet e tyre në Shqiperi, fqinjët etj. Drejtuesit e tyre, të vënë në vështirësi edhe nga qëndrimet kolaboracioniste të Ballit, u përpoqën pa sukses, të realizonin bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në kuadrin e një fronti të përbashkët antifashist.

Përpjekjet e anglezëve të konsultuar edhe me amerikanët për të krijuar një Komitet Kombëtar Shqiptar jashtë shtetit, në vend të një qeverie në mërgim, që u kundërshtuan nga Enver Hoxha, nën justifikimin se ato ishin tentativa për krijimjn e një koalicioni midis FNÇ-së dhe reaksionit të zi, siç pohon autori. Befasues është edhe parashtrimi i ekzistencës së disa projekteve amerikano-britanike për pushtimin e Shqipërisë në mbarimin e Luftës së dytë Botërore.

Ai flet gjithashtu ndryshe nga sa është thënë më parë edhe për ndihmat në armatime, veshmbathje, ushqime etj që vinin nga aleatët, të cilat ndoshta mund të ishin më të shumta, por sidoqftë nuk duheshin mohuar.
Vijnë dëshmi plotësuese për sakrificat, vuajtjet madje edhe heroizmin e një grupi drejtuesish të LANÇ-it, forcave mbështetëse etj. gjatë Operacionit te Dimrit, që çoi në rrudhjen e FNÇ.

Trajtimi i asaj që autori e ka quajtur Ringjallja partizane, në kuadrin e rezistencës së pranverës 1944, por edhe të marrëdhënieve me aleatët, vijnë edhe njoftime për diskutimet që bëheshin në Londër, Uashington, Moskë etj për ndarjen e Ballkanit pas lufte, për të ardhmen politike të Shqipërisë dhe kufijtë e saj. Raportet e LANÇ-it me misionet aleate, veçanerisht me zyren e SOE ne Bari, ishin delikate dhe me episode acarimesh. Britanikët tregoheshin skajshmërisht prudentë për të mos pranuar në Bari një përfaqësi të saj, nga frika se mos ajo konsiderohej njohje zyrtare ose edhe ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
Zhvillim i veçantë ishte ardhja e misionit amerikan në nëntor 1943, sepse, siç shprehet autori, “siguroi fillimin e një procesi realist të njohjes nga brenda të vendit.”

 

Paskal Milo

Informacionet, të dhënat dhe analizat e tij për përçapjet e bëra gjatë luftës nga qeveria kuislinge shqiptare dhe sidomos nga Balli për krijimin pas lufte të një federate shqiptaro-greke, janë befasuese. Ato zhvilloheshin paralel marrëdhënieve të forcave antifashiste shqiptaro-greke, ku autori i jep një vend të posaçëm çështjes çame, me ç’rast trajtohet gjithashtu pjesemarrja e popullsisë çame në luftën ndaj pushtuesve gjermanë etj.

Mbi bazën e burimeve të reja, të vështruara në një optikë realiste, të çideologjizuar, ai i kushton vemendje edhe aleances komuniste dhe antifashiste shqiptaro-jugosllave, duke u fokusuar posaçërisht te Kosova, një çështje sa e rëndësishme, po aq edhe objekt spekulimesh nga forca të ndryshme politike. Por, me të drejtë ai pohon se pavarësisht dilemave dhe përgjegjësive që mbeten mbi PKSH, për shkak të konjukturës dhe “krushqisë” me PKJ, nga pikëpamja strategjike ajo adoptoi një zgjidhje të drejtë. Vëmendjes së autorit nuk i ka shpëtuar edhe një nga çështjet më të rëndësishme siç është ajo e rënies dhe ngritjes së pushteteve, sikurse shprehet ai vetë. Edhe këtu trajtimi objektiv i ka dhënë vërtetësi shtjellimit të saj.

Janë prekur gjithashtu edhe acarimet në marrëdhëniet me aleatët, kur njësi të UNÇL kaluan Shkumbinin, “Rubikonin” shqiptar dhe hynë në përplasje me Abas Kupin, e cila u përjetua si sfidë ndaj Londrës. Edhe këtu ka burime, analiza dhe konkluzione me vlerë.

“Revolucioni qe ha bijte e vet” është një tjetër çështje, ku bëhet fjalë për luftën për pushtet në radhët e fituesve të luftës, në formën e “larjes së llogarive në prag të fitores”.

Ngjarje që nuk mund të mos binte në sy ishte ardhja në Shqipëri e përfaqësuesit sovjetik, “oficerit mistik”,majorit Ivanov, për çka autori ka sjellë jo pak të dhëna të panjohura më parë.

Duke shtuar pareshtur faqe dhe fakte, analiza dhe konkluzione origjinale, në librin e vet voluminoz “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, vol II, prof. Paskal Milo, i afrohet Epilogut të luftës, pasi ka “skanuar” qeverinë “Biçaku”, ka folur për zgjimin e vonuar të nacionalizmit, për të ka mbërritur më së fundi te mbledhja e Beratit dhe çlirimi i Tiranës.

***
U ndala disi gjatë në rreshtimin e këtyre çështjeve, të cilat i gjej si kontribute kryesore të veprës së prof. Milos. Nuk guxoj të pretendoj nëse ato dalin ose jo për herë të parë në publik. Por them pa ngurim se ato dalin nga pena e një mjeshtri të madh të historisë shqiptare dhe jepen në një sfond të gjerë dhe në një kontekst të plotë, duke u shfaqur larg qëndrimeve emocionale. Pozicioni i autorit në këto çështje më duket inert, neutral dhe objektiv, çka ndihmon në çlirimin e historisë së kësaj periudhe dhe të LANÇ nga vargojtë e panevojshëm ideologjikë. Ato ndihmojnë në kthjellimin e të vërtetave, në dezinfektimin nga indoktrimi i tejskajsshëm politik i historisë. Unë bashkohem me mendimin e shumicës së shqiptarëve që, pavaresisht nga ekceset e kohës së luftës që janë të papranueshme, të dënueshme, si edhe pavarësisht jo pak rasteve të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut që u vërtetuan pas lufte, LANÇ përbën një nga faqet më të ndritura të historisë së shqiptarëve, që i rreshtoi ata në kahun e duhur, duke iu dhënë atyre një vend të merituar nderi në panteonin e historisë.

Nuk është e lehtë të marrësh kurajon të shkruash për “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, 1939-1944”, sidomos pas disa edicioneve të Historisë së Shqipërisë si dhe botimeve të tjera specifike. Nga kjo pikëpamje nisma e prof. Paskal Milos përbën një sfidë jo të lehtë, të cilën ai e mori parasysh dhe, i udhëhequr nga kritere rigoroze shkencore realizoi me shumë sukses një vepër ë me vlera të padiskutueshme shkencore, duke dhënë një kontribut madhor në trajtimin e kësaj periudhe plot lavdi të historisë së shqiptarëve.

Libri ka përfituar mjaft edhe nga ilustrimi me një numër impresionues fotosh, shumica e të cilave publikohen për herë të parë.

“Sfida e historianëve, thotë diku autori, është të përpiqen të rindërtojnë maksimalisht ngjarjen brenda një afërsie të pranueshme të së vërtetës historike me ato njohuri e dokumente që disponohen.” Pohon gjithashtu se “për autorin libri është jo vetëm kënaqesi, por edhe sfidë.”

Paskal Milua, i ka fituar me shumë sukses të dyja këto sfida.

Share This Article
13 Comments
  • Po sikur shqiptaret e Bashkuar nen nje Flamur,(ashtu si vendosi Assamblea Kombetare e Shqiptareve Etnike)te mbronin me Arme Kufijte e tyre Ethnike? Cfare hataje do te ndodhte or Ksenofon zedhenesi i Paskalis?
    Shaban Polluzha mbrojti Kosoven Per 4 vjet me rradhe nga bandat malazeze ,serbe,Nga ushtruia cetnike e Mihajllovicit,nga bbrigadat partizane te Serbise,,nga brigadat proletare te Maqedonise,,U dorzua para flamuret te cetnikeve te Shqiperise me ne krye Shefqet Pecin,Ramiz Aline,te komanduar nga miladin popovic dhe enver hoxha.,,tradhtaret e perhershem te kombit.Shqipnise ethnike,
    Se kosova nuk lufton dot kunder flamurit,,se keta kurvat cetnike te enver myladinit hyne me flamur shqiptar ne Kosove.

  • demo barut mavrova, nipi i bimbashit turk mbille te thaçë se na i nxorre baballaret “kurve cetnike” dhe khaver deve qorrin qe e merrte per ballome te bithes ai çetniku i gjate serb i fotografise e quan “patriot”.

    Se gjermani as bithen nuk ndotte me kete ballomën khaver qorr deva.

    He demo arapi i Alepos, ballomen afer se mos ndotesh.

    Dhe baballareve tane dhe neve e fëmiles tone te na haç munë si na e hengre e po na e ha tashme gati 80 vite e do na e haç dhe ne te ardhmen se je qenie obskurantiste e destinuar per tu çdukur.

    demo barut bitha mavrova

    Plaç ne vend!

    https://youtu.be/hEi7XbM5unA

    Kujdes poçen e nates se mos te te shpetoj.

  • POPULLI THITE MOS RRI PAS KALIT
    PO TI O PAS KAL AKOMA ZVARRISESH E KERKON TIBESH TUALET ASAJ PERMENDOREJE MADHESHTORE WE NGRITI LUFTA NAC CL EENVERI IMADH
    TE GENJEN MENDJA SE KA MBETUR TE FLASESH TI PER LUFTEN TONE HEROIKE
    ATA IKANE THENE BABALLARET E LUFTES E LIDERET E MENDIMIT ATDHETAR E PROFESORET E TU
    RRI REHAT TANI NE PLEQERI E MOS U NDHE SE PO E DREQOSE NUK KE ME KOHE TE KORRIGJIHESH
    AJOMA NUK JE NGOPUR MEATO QE HENGRE PARA E PS DEMUTKRACISE

  • Po iko mo demo koqja, analfabeti. Na quake ti obskurantiste, ti pinjoll bimbashi e haneme te pashkolla.

    Hajvan. Shqiperia me mener mbretin dhe ministrin e perbrendshem khaver deva e kishin popullsine 98% analfabete, ti demo do kishe bere me te shumte nje medrese.
    Kosova dhe sot i ka vajzat pa shkolla, sidomos te fshatrave. Me breke tanga e mercedeska po sdine ditet e javes apo muajt e vitit ne asnje gjuhe te botes. Ah ndoshta i dine nga TV 7 dana apo dite e xhuma.

    Ik o gomar, thuaj e kritko me objektivitet po te quash obskurantiste duhet te jesh me ilace si ram edvinija talibani brek dhjere

    Po ai khaver mut deva dhe ministri kaloqiq i paditurise ernest koliqja (udbashet) dhe nga emigracioni i derguan kriminelet qe vrane mesuesit e grate vetem pse u munduan te mesojne shkrim e kendi, o mesjete e larget.

    Po ta thashe ti je nga ato mbetjet anadollake ndoshta dhe nga hordhite e xhixhiskanit ku i dihet.

    demo barut mavrova shko e bej DNA dhe mbase te duhen ilace per te ardhur realisht menderisht ne shkurt te 2022 se ke ngel ne kohen e borgias ditezi.

  • Ju lumte ajo mendie komanduar ate PENE i nderruar Ksenofon Krisafi sa argemetoni vetertesisht sa shkencerisht.
    Dhimbie e mdhe Popull!

  • Po iko mo demo koqja, analfabeti. Na quake ti obskurantiste, ti pinjoll bimbashi e haneme te pashkolla.

    Hajvan. Shqiperia me mener mbretin dhe ministrin e perbrendshem khaver deva e kishin popullsine 98% analfabete, ti demo do kishe bere me te shumte nje medrese.
    Kosova dhe sot i ka vajzat pa shkolla, sidomos te fshatrave. Me breke tanga e mercedeska po sdine ditet e javes apo muajt e vitit ne asnje gjuhe te botes. Ah ndoshta i dine nga TV 7 dana apo dite e xhuma.

    Ik o gomar, thuaj e kritko me objektivitet po te quash obskurantiste duhet te jesh me ilace si ram edvinija talibani brek dhjere

    Po ai khaver mut deva dhe ministri kaloqiq i paditurise ernest koliqja (udbashet) dhe nga emigracioni i derguan kriminelet qe vrane mesuesit e grate vetem pse u munduan te mesojne shkrim e kendi, o mesjete e larget.

    Po ta thashe ti je nga ato mbetjet anadollake ndoshta dhe nga hordhite e xhixhiskanit ku i dihet.

    demo barut mavrova shko e bej DNA dhe mbase te duhen ilace per te ardhur realisht menderisht ne shkurt te 2022 se ke ngel ne kohen e borgias ditezi.

  • Pse grindeni kot.Lexoni documentat gjermane te kohes,lexioni qe nga fillimi i lufte per kreret e ballit.Te justifikosh bashkepunimin me pushtuesit nazifasciste me “friken e Ballit te ndodhur mes dy zjarresh”eshte vetem jistifikim i shtremberimit apo deformimit te historise.Njesoj Sic thote professori in i nderuar mbas kal Milo,se “ishte stalini qe shtyu hitlerin te fillonte lufte e dyte boterore”.Shtremberimi i historise fillon me rehabilitimin e krimineleve te luftes,jo sot,por qekur u arratisen dhe u strehuan.Sot kemi kurorezimin e fitores se nazifashisteve,ardhjen e tyre ne pushtet.Kisha nje pyetje:-a ekziston ligji per mbrojtjen e dokumentave ne arkiva .kjo pyetje behet si per ATA qe lepijne bythen e kalit ashtu dhe per ATA me emer e mbiemer greku.
    Profesor mbaskal.-e ke ate dokumentin qe zbulove ne arkiva per pjesmarrjen e enverit ne organizzata patriotike qe ne moshe te re.sa i krenoheshe profesor Adem Mezinit per ate dokument.”…Jam shume i lumtur profesor Ademi.Kam gjetur ne arkiva..”

  • Arnautet e vetequajture “Skiptare” duhet fillimisht te kuptojne (kapito italisht) cdo te thote fjala Pamvaresi.
    Pamvaresi ka kuptimin e nje fjale qe je i Pamvarur.Deri ketu nuk ka ndonje Arnaute qe mos ta kuptoje.
    Nga kush ka qene e “Varur” Albania qe nga koha e Majmunit deri sa Fuqite e Medha Imperialiste vendosen te krijojne (land criate) nje Pashallek Turk te quajture Albania!
    1100 vjet Perandori Greke e Ilyrit Megas Kostantinos 500 vjet Osmanllek.
    Ku ishin keta te vetequajturit ‘Skiptare’?
    Pengjet dhe krimet e Osmaneve ndryshuan Kombesine Greke te Ilyreve,Epiroteve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia.
    Kurse ne Magna Grecia Greket e Vorio Epirit,Ilyrise dhe gjithe zonave Helenistike u Italianizuan me “kohen”
    Nuk mund te jesh edhe Ilyre edhe Abdullah (Abdyl “shqip”) Salih,Muhamut (Mehmet “shqip”),Hamza,Dervish,Elton,Eduart (Edi Rama),Elvis,Xhorxh,Klinton,Elisabeth etj.
    Emrat dhe Mbiemrat e nje Kombi jane Te Shenjta.
    Perse te vetequajturit “skiptare” nuk jane Identifikuar me Ilyret kete pyetje duhet vete tja vene vetes dhe ta analizojne.
    Bile perse te gjitha Topo-Onomat (toponimet) Greke te Vorio Epirit te ndryshuara nga Osmanllinjte si Ismal bej vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj si per sembull (per esmpio ital) Polisi (keshtu i thonin Ilyret dhe jo qitet nga Cita ital) i quajture nga te paret e ashtuquajture Arnaute Antipatria ne vitin 216 p.e.s ne nje Emertim turk Berat!Apo El-Basan!
    Apo Stamboll dhe jo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
    Aresyeja perse nuk reagojne (perke non reaction) Arnautet per Agia Sofian e ndertuar nga Ilyret per te cilet “pretendojne” Arnautet e vetequajture Skiptare te kthyer ne Xhami eshte se kane Ndergjegje Turke.
    ndryshe nuk ka Burre Nene ta aresyetoje “trurin e tyre”.
    Si mund te krenohen Arnautet per nje Misionare fetare qe ka braktisur Besen e te Pareve te dhene ne Iisus (sot Lezhe nga Arnautet turq dhe fashiste) si Tereza?
    Nuk e kuptoni Vellezer qe armiuqte e Pirros dhe Epiroteve me renien e Diktatutres “Komuniste” derguan menjehere Terezen?
    Si mund te bie kaq poshte ky popull (popola ital) dikur luftetare dhe Heronjsh te Lashte Greke ne Epir dhe Ilyri perpara Figurave te Historise boterore si Axileas (Akili),Odhiseu,Pirro,Megas Aleksandros,Kostantinos,Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian?
    Kush dreqin e ka poshteruar kete Komb me periudha qindra vjecare Helenistike?
    Ju jini katandisur me keq se periudha e Enver Hoxhes qe shpelante “Trurin” e ketij populli si Fanar Ndricues!
    Nuk ju vjen pak (poco ital) turp qe ju perdorin Fuqite e Medha per Interesat e tyre?

  • Or pellasgos erdogan do te pyes jo per te njohur intelektin tend,por per te njohur a je ne rregull nga trute e kokes?
    Cfare BESE ka braktisur nene Tereza?
    Ajo lindi si shqiptare e krishtere katolike ne Shkup dhe vdiq si e Krishtere Katolike ne Kalkuta.
    Cfare bese ka braktisur?

  • O demo Mavria (mavros greqisht do te thote katran,i zi).
    1100 vjet ketu ne Vorio Epirin e Kastriotit ishte Perandori Greke Bizantine.
    Flamurin Greke te Bizantit e mori nga Kostantinopolis Iskander-Beu (Lord aleksander turqisht).
    Sipas “historianit” te famshem (fimi greq) Xhufit Iskanderi lindi Orthodhokse d.m.th Greke.Fakti thote Aio qe Ndergjegja Kombetare Arnaute lindi sekuj (sentury) me vone.
    Bile edhe Afto-Qefalia e Ortho-Dhokseve te Shqiptarizuar lindi ne shekullin e 20te me Stefan Stilian Mavro-Matis (noli).
    Mbiemri i Nolit Mavromatis do te thote shqip Sy Zi.
    Deri ketu ke ndonje sugjerim (sugestion angl).
    Jeorgios Kastriotis.
    Kur Kastriotis lindi Orthodhokse Bese-Lidhja ne Lisus ishte Kineze?Ishte Greke Orthodhoke o Idiot.
    Si perfundim Tereza qe shkoi tek Fashistet a nuk tradhetoi Besen e dhene Orthodhokse?
    Ne fund te fundit.A e kupton ty qe Perandoret Ilyre Greke te Bizantit jane figura Historike Boterore me Terezen qe ishte thjesht nje Misionare me qellime politike antikombetare ne Atdheun e Pirros se Epirit.
    Nuk mund te jesh edhe Katolike o Idiot edhe me Pirron.
    Pirrua i epirit luftoi per te cliruar magna Grecian e pushtuar nga fashistet e Romes.
    “Historiani” Xhufi thote qe Kastrioti u convertua ne Katolike per aresye strategjike!
    Ka ndonje Idiote ta besoje kete mashtrim Historike?
    Akoma nuk ka mbaruar kjo Strtategy?
    Si mund te vazhdoni akoma ta quani Gjergj kur Ai u be per Aresye Strategjike nga Jeorgios Kastriotis?
    fatkeqesia o demo eshte se ne kete vend (land angl) ka shume si ty.

  • O demo vellai.
    Ne vitin 1054A.D u nda Krishterimi ne Orthodhokse dhe Katolike.
    Epiri dhe Ilyret mbeten nen influencen e Bizantit Greke.
    Besa e dhene ne Lisus (sot Lezhe) Beselidhja e Lezhes ishte Greke Orthodhokse.
    Jeorgios Kastriotis sipas “historianit” te famshem Xhufi lindi Orthodhokse d.m.th Greke se Afto-Qefalia u realizua ne shekullit te 20te. Jeorgios Kastriotis u be “Gjergj”, sipas Xhufit per aresye “Strategjike”.
    Kastrioti e mori Flamurin nga Kostantinopolis dhe jo nga Roma.
    Kupton cdo te thote Bese ty apo Jo?
    Kombesi kishte vetem Greke para Osmaneve se Istitucionet ishin Greke.
    Me vone me Osmanet Epirotet u Turqizuan.
    You o demo nuk dini se cfare jini.
    Nuk kini lidhje me Historine dhe Kombin.
    Qe nga koha e Majmunit deri ne 1913en Kane qene te tjeret qe kane shkruar Historine e Vorio Epirit, Ilyrise, Maqedhonise, Ionise ku eshte sot Tur-qia.
    O demo te hengert Tenja
    E ke te keqen Brenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *