Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha këtë të shtunë se ushtria ruse është “e gatshme ta sulmojë” Ukrainën, edhe pse ai tha se shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin, do të tërhiqet nga nisja e luftës.
Austin u zotua se Uashingtoni do të qëndronte me aleatët e Baltikut. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Lituani, teksa frika është rritur se Rusia do ta pushojë Ukrainën.
Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën.
“Unë dua që të gjithë në Lituania, Estoni dhe Letoni ta dinë – dua që edhe presidenti Putin në Kremlin ta dijë – se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë aleatëve tanë”, tha Austin gjatë një konference për media në Vilnius, pas takimeve me liderët e Lituanisë.
Në konferencën me Austin, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se grumbullimi i trupave ruse përreth Ukrainës ishte “një kërcënim i drejtpërdrejt ushtarak ndaj Ukrainës, por po ashtu përbën kërcënim për gjithë rajonin”.
“Beteja për Ukrainën është betejë për Evropën. Nëse ai nuk ndalohet aty, ai do të shkojë më tutje”, tha Landsbergis, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.
Austin tha se pajtohet me presidentin amerikan, Joe Biden se Putin “ka marrë vendimin” që ta pushojë Ukrainën.
“Ka forca të konsiderueshme që janë dislokuar, dhe ato forca tani kanë filluar t’i afrohen kufirit, gjë që lehtëson lëvizjen e tyre të ardhshme”, tha ai.
Rusia ka vendosur mbi 150,000 trupa në kufijtë e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s thonë se Rusia po vazhdon të grumbullojë trupa, pavarësisht pretendimeve të Rusisë se ka filluar të tërheqë trupat e saj nga kufiri.
a.m/dita

Zoti Lloyd, (duke i rene dritares te degjoje dera), do thoja: nwse nje njeri do te thoshte aty ne Amerike, se Amerika po pregatit te sulmoje Kanadanw, ai njeri do te arrestohej dhe do te gjobitej mjaft rende, biles mund te denohej edhe nja dy-tre vjet ne qelite tuaja anti-njerezore! Po te zbatohej ky ligj edhe per ju, per te gjithe ju tufen e kukumjackave, qe vetem vdekje mbillni, bota do te behej me paqesore! Mirpo per momentin ne perendim nuk ka nje prokuror, nuk ka nje gjykates, nuk ka nje organizate qe t’ju padise ju per perhapje paniku, per shpifje, per parapregatitje lufte, per nxitje urrejtje midis popullsise ukrahinase dhe asaj ruse, per prezantimin e popullsive perwndimore si tufa dele laramane, qe s’kane c’ti bejne dallkaukve qe i drejtojne, per krijimin e armiqve izulore, gje qe i sherben krijimit te psikozave tek popullsia dhe justifikimin e privilegjeve tuaja, etj.-etj! Ai xhaxhi yne do t’jua tregonte mire juve, do t’ju jepte nga nje lopate e kazem ne dore, dhe keshtu ju nuk do te kishit kete liri per ta shtire boten ne grindje!
Colonizatoreve Angloamerikane me skllever te blere dhe te sjellur me zingire nuk ju nxi Menderja per Ukrahinasit por kane problem in vetem me Ariun Rus.
Po per Sazanin e Argentines Isujjt Malvine perse i mbrojtet me Arme you zoti Austin?
Perse e ndate Epirin Greke te Politizmoit (Culture “shqip”) Boterore ne te Veriut (Voras greq) dhe te Jugut me krijimin (criate angl) e nje Pashalleku turk te quajture Albania?
Perse mbeshtetin Turqine Islamike qe ka te pushtuar Qendren tone Kostantinopolis te Ilyreve,Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve ku eshte sot Tur-qia?
Per cfare “Te drejtash Njerezore” flisni you?
Me vjen keq per nje popull (popola ital) si te vetequajturit Skiptare te vuajture dhe victim e Turqise,Italise Fashiste dhe Cifuteve qe po i mashtroni.
Qellimi tuaj eshte Lufta kunder Kombit Greko-Ilyre me and te Psiho-Patheve te Krishtere.
O Erdogan pellasgos,,si quhet Jugu ne greqisht?
psh.Epiri i Jugut.