Një grua 28-vjeçare tentoi të flijohej dy ditë më parë duke pirë mbidozë ilaçesh në kushtet e një depresioni të çastit. Shkak dyshohet se është bërë sherri me bashkëshortin për motive të zakonshme familjare. Menjëherë N. P., është nisur për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas ndihmës së parë në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezultoi se shkak ishin bërë debatet me bashkëshortin.
