SHËNIM: Big Brother dhe politika në Shqipëri, të bërit pak ose asgjë, si popullaritet dhe biznes fitimprurës

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Nuk duhen të jenë fort të paktë shqiptarët që ndihen disi të lehtësuar që sezoni i parë i BBVIP mbaroi dhe urojnë që formate të tilla të mos kenë sezone vijuese, ndonëse gjasat janë të pakta. BBVIP dhe simotrat e tij me bashkërenditje “reality-sh” dhe “show-sh”, janë të preferuara nga publiku i gjerë në mbarë botën dhe si të tilla “të shitshme”, paçka se me vlerë të diskutueshme.

Se pse programe të tilla, kanë shikueshmëri kaq të lartë është pyetje që i përket sociologëve specialistë t’i përgjigjen. Por, në një tjetër rrafsh diskutimi, lloji i spektaklit që ky programi “me yje” ofron është fort i ngjashëm me spektaklin po aq acarues që ofrojnë politikanët tanë.

Si në formatin e importuar, edhe në mesin e politikanëve tanë nuk janë të pakta pranitë rastësore të vipave të vetëshpallur. Pa ndonjë talent apo meritë të spikatur, që do ia justifonte pompozitetin, ata i qepen formateve fitimprurëse – të spektaklit apo të politikës – dhe shikuesit e gjorë mësohen me emrat e pamjen e tyre që iu serviret pareshtur, a thua se kanë çfarë ofrojnë.

Në të shumtën e rasteve, janë njëlloj fjalamanë. Krijojnë situata shterpe pafund për të hequr vëmendjen nga pamjaftueshmëria e vet. Por është mirë të mbahet vesh kur flasin për kundërshtarët, shpesh aleatë të vjetër në ‘lojë’. Atëherë, ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, mësohet llumi dhe zullumi.

Sa shqiptarë kanë ngelë pa gjumë për të parë se në shtratin e kujt do përfundonte ndonjë prej vipave te BB atë, aq po vrasin kohën për të llogaritur shanset e këtij apo atij kandidati të “shtëpisë” apo të “logos” për t’u ulur për një vit në kolltukun e kreut në gjashtë bashki.

Si vipat e BB, kandidatët dhe liderët e tyre bëjnë fushata me fjalë zemre dhe dedikime dashnie. Të lira, se në çvlerësimin e çdo ndjenje e ideali duhet pranuar se janë mjeshtra. Si në BB, edhe në politikë nominohen disa nga bashkëpunëtorët e vjetër për tu larguar përfundimisht nga formati.

Ndokush fillon të mendojë se, këtë herë, shqiptarët do shpëtojnë nga ndonjë prej imazheve të njollosura. Ka të ikur, sigurisht, por liderët e ‘lojës’ nuk ka gjë që i lëviz. Disa, madje, rikthehen furishëm. Të duket se “vëllai i madh” janë ata.

Edhe gjuha e përdorur në dy “lojrat popullore” po njësoj është. Konfliktet shoqërohen me ofendime me spektër të gjerë, ku gjuha seksiste ndaj grave të përfshira nuk zë vend të papërfillshëm. Por problemi nuk qëndron vetëm te mendësia e tipave që përdorin etiketime degraduese. Edhe feministet pedante nuk shqetësohen aq, kur termi “çupëlina” përdoret për të fyer gratë e tjera.

Çmimi në lojë është i madh dhe, haptazi, kërkon kompromise, dhe dy-tre sharje gëlltiten e mbrohen për hir të kahut. Sepse, si BBVIP, edhe politika në Shqipëri jep shumë. Përveç popullaritetit, të bërit pak ose asgjë në këto formate është biznes shumë fitimprurës.

Por ndryshe nga programi televiziv, përfitimet në politkë janë të fshehura mirë, edhe pse ekziston dyshimi se 100.000 eurot për 100 e ca ditë që ii dhanë fituesit të BBVIP, do ekplipsoheshin nga çfarë mund të jenë fitimet ditore të padeklaruar të politikanëve që kapin majën.

Por, në fund të fundit, BB dhe formatet e ngjashme janë disi të evitueshme. Edhe mund të injorohen. Pas pak javësh vipat e tyre do harrohen dhe do zëvendësohen me të tjerë. Ndërsa politikanët e majës i kemi aty prej dekadash. Të painjorueshëm dhe të paevitueshëm prej pushtetit që kanë.

Nga frika, të palargueshëm dhe të pazëvendësueshëm prej “shtëpisë më të famshme në Shqipëri”.

Share This Article
7 Comments
  • Politika dhe Big Brother shkruan Edona duke ju bashkuar korit mediatik “te pa anshem” qe thone Politika, kur nuk thone dot Qeveria.
    pra Qeveria dhe Big Brother ketu ne Tiranen e 2022 eshte fiks Roma Imperiale e Perandorit Komodus e Lashtesise (pershkruar ne filmin GLADIATORI)
    Perandori Komodus per te hequr vemendjen nga Varferia, Korrupsioni, organizonte Ndeshje Gladiatoresh ne Colosseo duke perdorur shprehjen – Ne syte e romakeve nuk eshte Senati, por rera e Colosseut…
    Timonieri Rama (jo i pergjithesuar si Politika) ndjek fiks kete strategji te Perandorit Komodus – fale stacionit televiziv te kontrolluar plotesisht prej tij (T. CH) mundohet qe te binde shqiptaret se te shijojne Big Brother eshte me komode per ta dhe me mire per te se sa ti sulen qeverisjes tij per Varferine, Korrupsionin, Cmimet, Shendetesine etj.

    • Krahasim i gjetur historik.
      Ne kontekstin e historine shqiptare qeverisja e ramutit do krahasohej me sundimin e sulltanit turk mbi arberi pas renies se Krujes. E njejta vrasje shprese, dhe ikjeje nga vendi, dorezim i pavaresise se vendit me gjithcka. Te vetmit qe mungojne jane jeniceret me shpate. Se kohet sorroiste kundra-dhunes pushtojne me banka jo me me ushtare.

      E dine shqiptaret cfare ekonomie kane ishujt e Parajsave Fiskale neper bote? Droge turizem prostitucion dhe mashtrim bankar. Shqiperia i ploteson tre te parat.

    • Po pse na qenka vetem qeveria e sotme fajtore?
      Pse.para se te vinin keta ne pushtet ishim.mire?
      Apo ishe mire ti, o komentusi ERTV, se do jesh ndonji nga sahanlepirsit e partive

      • Nuk ka me sahanlepires se ti o “redaktori” qe kercen sikur ke zegalin ne bythe kudo ku sheh qe te kritikohet ai Ram palloshja? Je bo si Ver Llapa mor qyq.

  • Ha-ha-ha, ah moj Edona, qe fantazon dhe bwn sikur idealizon akoma nje bote njerezish te pergjegjshem, te cilet te shtijne friken, kur hapin gojen e flasin! Nuk na duhen ato, moj, jo, na duhen gjera te lehta, te siperfaqshme, mundesisht pa kuptim fare! Keshtu do jete edhe njeriu i ri ne Shqiperi. E pikerisht keta njerez nga vende te vogla, si Shqiperia, do te perbejne njeriun e ardhem europian ne te gjithe Europen. Armiku Putin dhe islamiku Erdogan na ndihmojne ne kete drejtim! Kwshtu ne te ardhmen do te kemi europianin me rrenje franko-gjermane, a ndoshta anglo-franko-gjermane; te tjeret as do te kujtohen me! Big-Brodherat do te vazhdojne, e biles se shpejti ne ate te Tiranes do te marrin pjese edhe italiane, apo maqedonas, apo greke dhe kineze. Do te vije koha qe edhe sporti europian do te prezantohet vetem nga emra te ardhur nga Gjermania, e ndonje nga Italia e Polonia. te tjeret do te jene te falimentuar! Nuk arrisni ta shihni dot kete te ardhme, drejt se ciles po shkojme!?!

  • Ndoshta fitimprures po, por,assesi,”Loje” e natyres perkatese,Ishte kurdisje-skenar gjate gjithe kohes,ishte i parapare edhe rezultatet,Qysh e parshikoi “vellai i madh”ashtu doli dhe perfundoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *