Mashtrimi me fëmijën “që lufton në Siri”. Nuk është shqiptar

editor

Mediat britanike postuan një video ku shfaqet një fëmijë jo më shumë se 4 vjeç. I mituri është duke mbajtur një armë Kallashnikov me të cilën qëllon katër herë dhe shoqëruar me thirrjen “Allahu Akbar”

Që në konfliktin sirian në radhët e luftëtarëve kundër presidentit Bashar al-Assad janë përfshirë edhe fëmijët, sidomos nga fraksionet ekstremiste të lidhura me Al Kaedan, kjo është provuar tashmë, por që atje të luftonin edhe fëmijë shqiptarë… Mediat britanike postuan një video ku shfaqet një fëmijë jo më shumë se 4 vjeç. I mituri është duke mbajtur një armë Kallashnikov me të cilën qëllon katër herë dhe shoqëruar me thirrjen “Allahu Akbar”. “Daily Mail” shkruan se besohet që është djali i një xhihadisti nga Shqipëria që i është bashkuar Al Kaedas në luftën kundër presidentit Bashar al Assad. Mijëra të huaj janë përfshirë në konfliktin sirian, disa si mercenarë dhe pjesa më e madhe si pjesëtarë të grupeve ekstremiste brenda opozitës së armatosur dhe të lidhura me Al Kaedan. Këto grupe përveç luftës ndaj Assad luftojnë edhe ndaj opozitës laike dhe synojnë themelimin e një shteti islamik në Siri.

Mashtrimi i ‘Daily Mail’

‘Daily Mail’ në një artikull shoqëruar me një video shokuese tregon një fëmijë vetëm katër vjeç, që stërvitet në Siri e që sipas artikullit ai është bir i një xhihadisti shqiptar. Djali i vogël duke u stërvitur, por nga përkthimi i dialogut zbulohet se ky është një mashtrim, pasi fëmija vetë pohon se është nga Uzbekistani. Në video dëgjohet qartë thirrja: “Allahu Akber” e fëmijës para se të qëllojë. Fëmija shfaqet duke shtënë me kallashnikov. Sipas prestigjozes britanike videoja është postuar në You Tube dhe besohet se është e djalit të një shqiptari, një nga mijëra xhihadistët që luftojnë për organizatën terroriste Al-Kaeda në Sirinë e zhytur në luftë të përgjakshme.

çerriJa dialogu mes personit dhe fëmijës që është fiksuar në video

Burri: Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofte me ty

Fëmija: Edhe mbi ty qoftë paqja dhe shpëtimi i Zotit

Burri: Si je biri im?

Fëmija: Mirë, falë Zotit

Burri: Ebu Bekir kush? (pra mbiemri)

Fëmija: Ebu Bekir

Fëmija: Bagdadi

Burri: Mashallah, nga je ti Ebu bekir Bagdadi?

Fëmija: Uzbekistan

Ky është dialogu i hedhur në këtë video, të cilën media britanike e ka prezantuar si djalin e një xhihadisti shqiptar dhe që të tillë e kanë riprodhuar lajmin dhe shumë media shqiptare

Share This Article
9 Comments
  • Britania ka 100 vjet qe i eshte qepur Shqiperise me buke ne traste per ta prishur

    Nuk ja hariti dot ne 1912 ,se nuk e lane austriaket,, …po ashtu edhe ne 1919 nuk e prishi dot Shqiperine se nuk e la Presidenti Amerikan Willson

    Ne 1946, perseri ne konferencen e paqes ne Paris Anglia kerkonte ta coptonte Shqiperine , por nuk e lejoi Enveri …megjtihate Anglia na la jashte Lidhjes se Kombeve ne menyre qe Greqia ta sulmonte Shqieprine dhe ta pushtonte ….Greqia na sulmoi, por ja theu hundet Enveri….

    Dhe tani qe erdhi Demokracia Anglia nepermjet shtypit te saj eshte ne pararoje te propagandes per te diskretituar shqitparet, …..Biles shtypi anglez hariti deri atje sa te fyeje edhe femrat shqiptare
    Jane te pa -meshireshem anglezet ndaj nesh….

    Edhe tek statusi e treguan fytyren , kur kryeministri anglez foli hapur fare , me arrogance qe nuk jua japim statusin as ne Qershor …..

    Edhe ne kete rast duket propaganda e anglezeve….per te njollosur kombin tone …..
    Po shyqyr thuaj qe eshte Amerika, se pa USA , ne do na shkaeronte Anglia

    Eshte interesant urrejtja e tyre ndaj kombit tone …Pa asnje justifikim ,vetem sepse ndoshta ngaqe ata jane pro politkes kriminale greke qe kur u krijua shteti grek…..

    Nejse , ka shume rendesi per imazhin tone, dhe sidmos per Kosoven qe nuk ai femija nuk eshte shqiptar
    Nga ana tjeter shteti jone duhet ti kekroje gazetes angleze te bej nje apology kundrejt shqitpareve……Megjithse ne nuk kemi shtet …

    • anglezet i bejne keto mashtrime per te mbuluar haxhistat e vete qe kane ikur nga anglia dhe jane bashkuar luftes se al kaides,nje grupi terrorist qe anglia bashke me amerikan kane 13 vjet qe po e luftojne pa arritur ta shpartadhojne te tere,ky investim me triljona dollare dhe me humbje te ushterave anglez jo vetem qe nuk ncorri rezultate pozitive,por nga ana tjeter nga populli i thjeshte anglez po ngrihen te luftojne krah al kaides vullnetar,duke u larguar nga anglia dhe po shkojne atje ku jane edhe ushtaret angleze,dhe kjo i tmerron shume anglezet se po luftojne anglezet atonom me anglezet etnike qe kane marre nenshtetesine para shume viteve,dhe per te mbuluar kete turp te math,ata sulmojne shqiperine duke ncjerrur nje kinez sikur eshte shqiptare pa piken e turpit dhe pa kurre fare kulture,sa per kamerunin eshte i vetmi kryeminister i deshtuar britanez,askush nuk e kerr serjozisht,po vijne votimet e tjera per pak dhe ai nuk mundi te miratoje asnje ligj serjoz ne angli,duke e votuar te gjithe lordet sa here kundra me justifikimin nje politikan idjot dhe i deshtuar,partia ne drejtimin e ketij deshtanit kamerun do jumbi shume pike ne votimet e vitit te ardhshme,keshtu qe do paguajne edhe ato fjale te keqia qe kane ncjerre per shqiperine,dhe mos harroni se parajsa e britanise shtrihet ne nje gjak te popujve te tjere te shtypur prej keture barbareve angleze,dhe zoti nuk i ka harruar krimet e anglise,duke i sjedhur vitet e fundit tragjedira te medha natyrore dhe ma sa po shikoj une edhe fundin e atij ishulli qe jeton mes gjakrave te popujve te varfer.

    • …nuk lejojme Turqi te dyte- ia behu kualicioni antishqiptar ne 1919 kur Ismail Qemalin e helmuan në një hotel në Romë-flet i biri Qazimi( i vorosur ne Strugë).Ishte Udo Uilsoni ai që vuri veto që të mbetet kjo Shqipëri

  • Cfare mund te bejne mediat apo qeveria shqiptare, per tju kunderpergjigjur kesaj gazete, qe seshte hera e pare qe i permend shqiptaret per keq?.
    A ka ndonje institucion europian, qe ta detyroje kete gazete te pergenjeshtroje nje lajm te rreme?.

    • Pergjigjen atyre duhet tua japi shtypi shqiptar ,mirpo ketu shtypi jone e ka mendjen , tek lufta brenda llojit….

      Natyrisht i pari duhet te jete ministria jone e jashteme qe duhet ta hedhi ne gjyq gazeten angleze per prishje imazhi te shtetit shqitpar ….

      Po ne nuk kemi shtet….

  • Po qe nga 1880 ndonse Bismarku mbajti flamurin kunder trojeve tona, Eduar Grei ishte qrkitekti i coptimit te shqiperise. Jane po anglezet qe e tradhetuan Ismail Qemalin. Jane perseri anglezet pjestar te komplotit me 1915 1920 per ndarjen e shqiperise ndermjet Italis, Greqise dhe Serbis ne konferencen e Rrapallos, por qe u hosh poshte nga presidenti Uillson. Ne vitin 1941 ne Londer mbreti i greqise dhe ai i serbise nenshkruan perseri nje traktat per ndarjen e shqiperise ne prani te ministrit te jashtem angles. Perseri u perpoqen te futnin pyka gjate luftes Nçl, por Enver Hoxha u a dogji planet qe ne embrion. Ne vitin 1949 Keshilli i lart i NATOs me insistimin dhe nxitjen e minitrit te jashtem anglez, mori vendimin per pushtimin e Vlores, por perseri deshtoj, kesaj here me turp sepse u perfshi edhe ne nxitjen e greqise per provokacionet greke ne Vidohove. Per te mos u zgjatur me bandat me diversant ku bashkepunoi ngushte si me greket dhe me serbet. Pra kemi nje qendrim konsistent anti shqiptar. Kjo tregon se kurr skemi per te pare ndonje gje te mire prej tyre. Per kete provokacionin e femijes me kallaç, rruga e vetem eshte ta hedhim ne gjyq gazeten. Po kush mund ta beje kete? Prandaj do degjojme edhe te tjera hynere te anglezeve antishqipta.

  • Mundet qe gazetari qe e ka bere kete artikull mos te dije ku bie Uzbekistani,e per pasoje ja ka veshur Shqiperise.Do te doja vetem ta sqaroja kete gazetaruc se ky femije me shume ngjan me Anglezet se sa me Shqipetaret!Me ç’do race mund ta kishe ngateruar por me racen Shqipetare kurr!

  • Desha te benja dy verrejtje per komentuesit e mesiperm .
    E para : Thelbi moral e shpirteror i lajmit per kete femije , qe , nga kriminele e fondamentaliste myslymane indoktrinohet me nje ideologji vrasese e terroriste , nuk eshte origjina e ketij femije , por realiteti therres e tmerrues i dorezimit perfundimtar ne duart e krimit te nje krijese te pa fajeshme . Pra , nuk ka aspak rendesi kombesia e tij .
    Edyta : Te fillosh e te germosh ne shekuj politikat te ashtuquajtura “anti shqiptare” te Anglise , sepse nje gazete plotesisht e pa varur nga shteti anglez na paska bere nje gabim per origjinen e femijes ne fjale , eshte me teper se naivitet .
    Qeveria britanike mban pergjegjesi per gazeten Daily Mail , qe ka botuar lajmin , aq sa mban Qeveria Shqiptare pergjegjesi per , fjala vjen , gazeten Shekulli , Panorama , Tema etj .
    Shtypi dhe media ne vendet demokratike , aq me teper ne Angli , jane plotesisht te pa varura dhe gazetareve , as qe i shkon ne mendje te kontrollojne qendrimet zyrtare te shtetit anglez ndaj vendeve te tjera , e aq me pak per Shqiperine e per influencen e saj te pa konsiderueshme . Dikush me siper , permend miqesine dhe dashurine ndaj Amerikes dhe “armiqesine” ndaj Anglise , duke haruar qe Angli dhe Amerike , jane dy sinonime te pa ndara . Dashnori .

  • A E KUPTONI JO MOR GAZETAR SE NUK DUHET ME E SHA ATDHEUN DHE ATDHETARET TUJ SE POS NUK MBROJTEM VETEN NUK NA MBRON ASKUSH SE KTA GAZETARET E HUAJ DHE TE KLANIT TE sandrit DOJN ME E CU SHQIPNIN POSHT E MA POSHT POR JU LUTEM TE KENI KUJDES E MOS PUBLIKONI MA GJANA QE JAN TE KQIJA DHE TE PAVERTETA QE SHAJN SHQIPTARET .
    POR TA DINI SE NA KA ZILI E GJITH EUROPA SE JENA POPULLI MA I MENCUN DHE MA GUXIMTAR NE EUROP PRANDAJ DOJN ME NA LAN MBRAPA SE DIKUSH I SPONSORIZON KTA QELBESIRA QE FLASIN KEQ PER NE TAN KTA 22 VJET

    ME RRESPEKT PER TAN KOMBIN SHQIPTAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *