Bill Gates: Një pandemi e re po afrohet në horizont

Ornela

Bill Gates është shprehur se rreziku nga Covid-19 është zvogëluar shumë, por sipas tij një tjetër pandemi po afrohej.

“Ne do të kemi një pandemi të re. Herën tjetër do të jetë një patogjen tjetër”, u citua të thoshte Gates për CNBC.

Ai foli në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih, ku tha se zhvillimi i teknologjisë mjekësore duhet të ndihmojë botën të përballet më mirë me patogjenin e ardhshëm. Sipas Gates, vetëm kjo nuk mjafton.

“Nëse çdo vend do të bënte atë që bëri Australia, atëherë ne nuk do të flisnim për një pandemi”, shtoi Gates.

Australia ka vendosur disa nga masat më të ashpra kundër pandemisë në botë.

Sidnei dhe Melburni përjetuan disa nga bllokimet më të gjata dhe lëvizja e njerëzve të pavaksinuar u kufizua shumë pas kësaj.

Më pas, vendi prezantoi rregulla që ndalonin personat e pavaksinuar të ushtronin profesione të ndryshme. Kjo ishte edhe arsyeja që Novak Gjokoviç nuk u pranua në Australian Open.

Sipas Gates, përveç masave, nevojitet një investim prej të paktën 3.5 miliardë dollarësh për të zhvilluar më shpejt vaksinat për pandeminë e ardhshme dhe për të vaksinuar pastaj sa më shumë njerëz.

“Herën tjetër ne duhet të përpiqemi t’i realizojmë ato jo në dy vjet, por në gjashtë muaj”, tha Gates, duke marrë për bazë ritmin e vaksinimit.

Ai deklaroi se ishte “shumë vonë” për të arritur qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 70% të popullsisë së botës deri në mesin e vitit 2022.

“Deri në fund të vitit 2022, ne duhet të kthehemi në normalitet”, tha bashkëthemeluesi i Microsoft një vit më parë.

Billi Gates, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft në 2014, ka investuar të paktën 1.75 miliardë dollarë në luftën globale kundër Covid-19, përmes Fondacionit të tij Bill dhe Melinda Gates.

Ai kontribuoi për zhvillimin e vaksinave të reja, duke sponsorizuar më shumë se 250 milionë dollarë dhe 156 milionë të tjera për skemën Covax, e cila u krijua për të siguruar që vendet me të ardhura më të ulëta të kenë akses në ilaçet dhe vaksinat kundër koronavirusit.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • I Gjori biLl..,, qenka koquar nga trute… o gjOri, ,
    ….. Nuk i mjaFtuan plot 2 vjet rrumpalle e tallJe ciniKe kur e konsiderOi njereZimin si lLoj SoftUeEri personaL komPiuter te paMendueshem pa AntiVirus…

    BiLl o bir ke te qaJ me pare, ate te MicroSoft apo Ate te P(L)andEmi$e…

    …biR o biLll….

  • E dime shume mire dhe prej kohesh we Ti or Bill je ne fakt padroni i Botes,,,, Zeusi bashkekohor..,,, qe edhe na spiunon me te gjitha menyrat dhe ne cdo kohe e cast..,, bile edhe kur dhjesim vence….

    Por valle a nuk te duket or Bill se ti po e ekzagjeron me keto “parashikimet” e tua te pacipa, djallezore e cinike??…

  • Harrova te shkruaj…,, qe mu per kete – ndonese SuperBanda e Spiuneve te Tu te felliqur do te vere ne shenjester te Kuqe numrin tim – te Uroj Ty or kopil: TE NA RRUAC MIRE E MIRE SE ASHTU DUAM NE’…!!…

    TE NA RRUAC!

    ………….

  • budallallëku në sulm e sipër!!
    dy gomerë me patentë,nuk dinë të lexojnë,nu dinë të kuptojnë,por dinë të hanë mut!!
    he copat e mishit,pëse nuk hani por shkruani??

  • Ky me shoket e kti duhet tju behet nje gjyq i ngjashem me ate te nurembergut ky ka ber krime nga me cnjerzore kunde njezimit ky financon laboratoret qe te eksperimentojn me lloj lloj virusesh qe me pas i shperndajn per te shitur ilace dhe per te vene nen kontroll njerzimin ky ja ka shit shpirtin shejtanit me kohe. Kuptohet qart qe nje programus kompjuteri flet per mjeksin madje ben dhe parashikime okulte se si do ndodhin ngjarje sikur ka par fixhan. Po ky filxhan nuk shef po laboratoret qe ky financon i kan gati kto viruse ka vite qe luan me viruse duke i modifikuar ate qe evolucioni do dekada ky e ben ne laborator brenda disa muajve. Qellimi eshte te kontrolloj numrin e popullsis boterore dhe kontroll absolut mbare boteror. Nuk ka me luftra atomike me raketa elitat nuk duan ta ndosin ambienti jeta ne bunker nuk eshte aq joshese sa te marosen te shkatrojn planetin ne menyr te perhershme kto jane format moderne te shfarosjes kush nuk pi ilacet e ktyre vdes kaq. Shikoni ca i kan ber australis kto 2 vite eksperiment total lirit themelore te njeriut te shkelura haptas vare e sja u ndien. Ai kontroll madje dhe me i ashper eshte plani dhe deshira te zbatohet ne vitet e ardhshme.

  • Gjoba tjetër që Gates i vendoska botës qënka sipër 4 miliardëshit, herë katër doza çdo tre muaj, dhe plaçka arrin vlerën 20 miliard. Kjo në rastin më të mirë, sepse mund të ketë dhe gjera që dalin jashtë parashikimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *